Poezi nga Pranvera Belba Fusha

16111964_1057836177661507_1640288085_n
Poezi nga Pranvera Belba Fusha
 
 
 
ËNDËRR…
 
Nga dritarja
një fllad i freskët
më përkëdhel,
del dielli i agimit
e m’i puth sytë…
Çdo prekje e jotja
më rrënqeth
e gjaku vrullshëm
më përshkon të gjithën…
Nuk dua të zgjohem,
oh shpirt,
më përkëdhel akoma,
në vesh diçka pëshpërimë,
nuk dëgjoj,
vetëm ndjej adrenalinë…
Zemër mos më zgjo
nga kjo ëndërr,
ndjejë duart e ngrohta
që kofshët m’i prekin lehtë,
ndjejë kapjet me dhembë
në thithkat e gjoksit,
ndjejë,ndjejë,ndjejë,
 
afshin që shpërthen
i nxehtë…!
Oh zemër, mos më zgjo,
një cicërimë zogu
nga dritarja erdhi e lehtë,
hapa sytë, ooohhh…!
Paskam qenë në ëndërr
për dreq!!
 
 
 
UNË TË NDJEJË…
 
Unë të ndjejë
si një fllad pranvere,
ti më puth…
Buzët e tua kur më prekin
më ndezin prush…
 
Unë të ndjejë
edhe kur ti më gënjen,
lotin tënd kur pikon,
dridhjen e zërit tënd
dhe kur fjala të mungon…
 
Unë të ndjejë,
në ç’do gjë
dhe në ç’do përqafim
ti mbetesh ëngjëlli im,
 
unë të ndjejë,
brenda meje je ç’do çast,
ndaj kaq thellë,
pse të ndjejë!?
 
 
 
FLUTURIM
 
Si dallëndyshe ato ikin
dhe shtegëtimet i marin pa zë,
por në zemra nënash mbesin
fëmijë të vegjël për gjithnjë…
Në ç’vende ikin,
ç’fole ngrenë…?!
 
Të tilla pyetje,
ia bëj vetes,
ku pa përgjigje
shpesh më mbeten…
Shumë herë malli na kaplon,
po të vegjël tanimë nuk janë …
Si shqiponja a si zgalemë,
tashmë fluturimetkanë marë në çdo anë…
Uroj gjithmonë të jenë mirë,
me zgjedhjet që bëjnë
në këtë botë të vështirë!
Uroj me gjithë zemër,
të tyren lumturi!
Por nga brenda
merakosem gjithësesi,
merakosem se jam nënë!
 
 
 
NJË TRENDAFIL
 
Një trendafil
për ty zemër,
që ditët m’i bën të bukura!
Dhe netët m’i ndriçon
me dashurinë tënde…
Një trendafil për ty,
engjëlli im,
që në mendje më ke,
për fjalet,për ledhatimet,
që m’i dhe…
Një trendafil,
për ty shpirti im,
që më dhe kurajo
më dhe dashuri
dhe fjalën magjike
kur e the…
më bëre me flatra,
më dhe shpirt
nga shpirti yt pa re…
Tani veç për ty mendoj,
një trendafil lamtumire
për ty ëngjëlli im!
Dhe lotë të hidhur,
më rrjedhin pa pushim…!
 
 
 
ME TY
 
Me ty,
do të doja të isha
buzë detit,
të përqafoja me mall,
ndërsa ti,
t’më rrokje në krahët e tu…
Nga një gotë verë,
ta pinim të dy,
duke përkëdhelur
perëndimet magjike në flu…
 
Të ecim këmbëzbathur bregut
e valët lehtas t’na përkëdhelin…
T’më pëshpërisësh fjale dashurie
e buzët t’m’i veshësh me afsh-mantelin…
 
 
NDJENJA
 
Herë më vjen me rrëmbim
si një lumë që zbret nga malet,
më vesh ngado me adrenalinë
dhe më bën të shoh parajsën..
Porsi qengji blegërinë
kërkon lulet të m`i puthësh,
fshehur thellë në gjoksin tim..
Sa i ëmbël,sa i dashur,
ato çaste janë magji
poseduar jam prej teje
dhe në gjumë unë jam me ty…
Këtu veshja s`bën dobi,
porsi vjeshta ti më zhvesh
dhe kërkon fruta të pjekura,
një nga një me delikatesë…
Pse po skuqem unë kaq lehtë,
ç`është kjo ndjenjë kaq e thellë,
Ç`është ky shpirt kaq i gjallë
ç`është ky afsh që ngrihet lart,
dhe po ndizet si vullkan…?!
 
 
 
SI LULE AKULLI…
 
Fjalë dhe vetëm fjalë
dhe era è vjeshtës,
tani në ikje
që i merr ngadalë…
Fjalë si gjethet e rëna,
fjalë si pemët e zhveshura,
fjalë që ftohen, që zbehen,
fjalë të ngrira si lule akulli…
Fjalë dhe vetëm fjalë,
ku shkoi dashuria vallë?!
Ngrohtësia e ëmbël,
ku përfundoi?!
Simfonia e ngjyrave,
pse u zbeh?!
Kjo oper e rrallë,
po zhduket ngadalë..
Fjalë dhe vetëm fjalë
dhe era e vjeshtës
me vehte po i merr ngadalë!
 
 
 
PASQYRA
 
Para pasqyrës
me tjetrën flas,
-hej moj, ç’më sheh me inat…?
E moj e di që vitet i kam,
po ç’të bëj,
brenda në shpirt
 
fëmijë mbetem e fëmijë jam…!
Ç’më zgërdhihesh,
 
punë e madhe,
një ëmbëlsirë dua të ha!
Ua edhe ti,
 
(sa e keqe)
po ja moj, ja
edhe në darkë
një gotë verë dua të pi…!
He moj, mos më shih ashtu…
Nuk është ndonjë mëkat i madh
epo tani
domosdo do e bëjmë
ndonjë në të rrallë
tani ik,ik…
se akoma jemi njerëz të gjallë!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s