Poezi nga Bedri Dula

bedri
Poezi nga Bedri Dula
 
 
MELODI E KËPUTUR
 
Në heshtjën e melodisë
Si një trendafile rri varur
Telat e zemrës digjën
Si një zogë ngelur n’vetmi
trokiasin tingujt e melosisë
Në buzë pi pak dhëmbje shpirti
Trëndafilja me pi mua në gotë
Në tingujt e kitarës së vjetër
Digjën telat e zemrës sonte
Unë kafshoi tingujt e vetmisë
Melodi e heshtjes të kafshon ty
Në valsin e yjeve frymë trishtimi
Tek qerpiket e fjetur
Hëna flet me natën
melodia pinë vetminë
Heshtja pinë yjet
E zhveshur tymos mendimet
As cigarja nuk tret ankthet sonte
Melodi e këputur pinë tingujt
Telat e zemrës shpirtin pinë
Në kuror dafinash stolisur
Melodi e çakordisur
Nëpr ëndrrat e grisura notash
Vetmia luan me zjarrin
Heshtja e hënës të djegë ty
Vetmi e natës më djegë mua
Në melodinë e ndezur malli
Vallëzon tishtimi i natës
Në shtratin e dashurisë së shpirtit
Zemëra thuar melodinë e këputur
Në trishtimin e heshtjës sonte
Si meteor digjem unë e ti
Në dritëhijën e yjeve n’përjetësi….!
 
 
 
TRËNDAFILJA E ZVERDHUR…!
 
Nga largësi shikoi si digjen valët e detit
në përendim dielli
Anijët e mbushura plotë vuajtje
nëpër portet e huaja zbrazin dhimbjën…!
 
Pulëbardhat e uritura
qiellit të trazuar shtegtojnë
Zogjët e braktisur
shtigjeve misterioze zhveshur
Me sytë që vrasin qiellin
e me shikime që kafshojnë terrin…!
 
Mjellmat e bardha në kthetrat e ulkonjave
ngulfatën më shijën e hidhur blu…!
 
Udhëtari i lodhur
sirenave të zhurmshme
tretët…!
Në alarmin e rrejshëm
u mbytën lulët e reja
Trendafilja e kuqe
zverdhët në shpirtin e trisht…!
 
 
 
SONTE…!
 
Sonte pi kafe në Montecarlo
Unë dhe heshtja në zjarre
Zjarri djegë buzët
heshtja me djegë mua
aroma avullohet në t’errta mure
cigarja ndezë butësinë e gishtave
Në Montecarlo pihet kafesja….!
 
Sonte unë pi zjarrin
Buzët pinë heshtjen
Nata kafshon hënën
errësira kafshon yjet
unë presë qiellin tim
sytë le t’mi sjellë në gotë
zemëra t’i pi ëmbël
sonte je në udhën time
sonte je në yjesi
aty bashkë me diellin
jemi unë dhe ti
në rrathët e amshimit….!
 
 
 
UJVARA…!
 
Në rrjedhën e zbehtë drithëruese valësh..
Fytyra ëngjëllore shtegtim qiellor mbi re
Nëpër dritën e mekur të hënës hije vegimesh
Ëndrrat shfaqën në ujvarën e trishtuar ere
Në kërkim për të prekur petalët e lulës së kuqe
Dielli kafshoj natën mes valëve ndriçuese yjesh
Zjarri digjte lakminë e frymës në gotën e zbrazët
Pi etshëm dritën e yjeve mes buzëve kuror zjarrësh
Agimet nisën të lundrojnë ujvarës gjithë melankoli
Nëpër valet kristalizuese thyhen imazhet e jetës
Mbi qiellin e zogjëve pikturoi ëndrrat hyjnore
Lart në valëzimin e magjisë së yjeve ndjesish…
Në kaltërsi djejsh vizatoi sytë e bukur trendafili
Ujvara lëshohet në shtatin e zhveshur hije rrathësh
Unaza e qënies rrokulliset në zemër të Kleopatres
Antika shfaqet si kuror dafinash në atë shpirt
Dielli kafshon buzët e vakëta princeshë brigjeve deti
Shpirti trazohet në ujvarën që gëlltit valët bardhoshe
Ti trendafile me buzqeshje vret yjet në lartësi drite
Në kopshtin e ujvarës stolise me zjarre dashurish…
Mbretëreshë në sytë e universit me kuror flokësh
Pushton galaksitë e tretura në vrima të errta
Dita e re zbardh shpresën në çerpiket hijezimesh
Ujvara këndshëm shkrihet në valzime dritë yjesh në amshim..!
 
 
 
QIELLI IM….!
 
Frymëzim yjesh mbi sy..
Gjuha fjalë zjarrësh
Melodi notash buzëve
Qerpiket vargje zogjesh
Në strofat si harqe vetullave
Kristalizohen mbi rreze balli
Mbi fytyrën e fjetur ëngjujsh
Shkrihet e bukur poezia….
Nëpër fije flokësh puthi frymëzimin
Kafshoi fjalën në heshtje
Si hëna valet e detit
Ndjej melodinë e notave
Etshem përkdhel zogjët n’shtegtim
Në vetmi numroj strofat si baladë stinash
Shkrihem si kandil i tretur në poezi
Sikur yjet në shtratin e qiellit…
aty ku ndriçonë stina ime!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s