Edhe zogjtë i mashtrojmë ( Vështrim, mbi poezitë e autorit, Bislim Ahmetaj ) / Nga: Drita Lushi

Edhe zogjtë i mashtrojmë

Vështrim, mbi poezitë e autorit, Bislim Ahmetaj

16144597_1487645504608878_1141831075_n

Nga: Drita Lushi

 

 “një thinjë

një rrudhë

një foto të zverdhur

dhe një lot malli të bardhë

ia nisa me postë të dashurës sime të parë..”.

Kështu shkruan diku në libër poeti dhe nuk ndalesh, kalon vargjet, strofat, poezitë, fletët e librit si nje ngjitje shkallë pas shkalle, ku s’ka dihatje por vetëm çlodhje dhe ndjesi të bukura.

Personalisht, metaforat dhe figurat artistike në përgjithësi i ndaj ne dy grupe: njerëzoret, që lexuesi i gjerë i perqafon, i do, që i jeton dhe përjeton së bashku me vargun dhe poetin, dhe ato të pakapshmet,te pakuptueshmet, që ndonjëhere nga tepria humbasin logjikën dhe mesazhin e poezisë e sikur tretesh e harroesh rrugëve pa krye.

16143946_1487645507942211_951760710_n

Edhe zogjtë i mashtrojmë

Këtë përfundim arrij kur lexoj “Edhe zogjtë i mashtrojmë” të Bislim Ahmetaj, ku padyshim ky autor renditet në grupimin e parë,ku çdo lexues gjen pak apo shumë nga vetja sepse ai di të shkruajë me mendjen e shpirtin njerzve duke i ngritur thjeshtë në artin poetik.

“Te liqeni artificial” – të duket sikur je dhe e ke shkruar ti, për vërtetësinë dhe sjelljen aq reale në syte tanë…Kaq e vërtetë është poezia e Bislimit, sa e pranon dhe e miraton pas çdo strofe që lexon, të mbetet në mend për sinqeritetin,fjalën dhe vargun e thënë qartë…

“Tirana në darkë mbytyr/në sharje/ulërima/të vjella dhe gra viktima…”

Ndërsa për natën më të gjatë te vitit ai vazhdon “ta tjerr në furkën e gyshes”/ta shkrij në telekomandën e televizorit…/ta ndryj në sytë e gjumit…”

Ai shkruan dhe merr në poezitë e tij çdo gjë që e shqetëson, e vret, e lëndon, e bën të vuajë, e gëzon…

Por në te gjitha ato ç’ka shkruan ai është një poet i butë pra dhe problemet sociale i shpreh në vargje jo me kamxhik,por çdokush, që i lexon ndihet i fshikulluar.

16128233_1487645517942210_332684704_n

Bislim Ahmetaj

Bislimi shkruan për një shumëllojshmëri temash dhe nuk është skematik, as i njëanshëm në shpalosjen e shpirtit të tij poetik.Ai është i vërtetë dhe i ngrohtë si poet. Duke parë krahasimet,epitetet metaforat që përdor, gërshetuar me gjuhën e vendlindjes se tij, shpalos një origjinalitet të spikatur që i ngjan vetëm vetes.

“…vjeshta shëtit në trupin e tij/hyn e del nëpër kocka si turrjelë/krrokasin të shkretat eshtna bash si duhan i gzhitun ne tavan…(“Kanga e mbrapme e plakut”

“nëna ime i do gjërat e plota

si fëmijët, si diellin”/bretkosat ia prishin gjumin dhe e

zhytin në trishtim/…ja kaq pak mjafton ta ndjesh njerëzishem,të imagjinosh çka shkruan, ta kuptosh deri në thelb shpirtin poetik kaq thjeshtë.

“Folëm me babën…

e dikur vonë kur fjalet na u fikën

u pamë në heshtje sy ndër sy

sytë e mi u rrëzuan

e fjetën në mustakët e tij ngjyrë gri…!”

Ja, kjo është poezia, kaq e prekshme, kaq televizive…!

Poeti nuk harron aty rrënjët, vendlindjen.

“Unë kam lindë aty ku pishat, ahu, lisi

Molla kumbulla, dardha, gështenja e arra

maten sfidueshëm me mallet bri tyne…

…Une kam lindë aty, ku jeta dhe vdekja

Perjetesisht janë kap e kacafytë me qiejtë

Dhe çuditërisht në atë tokë s’kam lind i vetëm”

Bislimi shkruan ne varg të lirë,të qartë por kultura dhe muzikaliteti ndihen në poezi, rrjedhmëria në lexim,mesazhi, përmbajtja e paraqesin këtë autor në një plan shumëdimensional ç’ka tregon për një koherencë dhe vëmendje si njeri dhe si poet ndaj të përditshmes dhe jetës deri në detaje.

Jam ndierë komode në lexim.

Tirane, 23 dhjetor 2016

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s