Poezi nga Sofia Doko Arapaj

sofia-doko-arapaj

Poezi nga Sofia Doko Arapaj

 

Pyetjet e kornizës

Pse Shënjtorët, kur shohin ,
vështrojnë, brenda vetes së tyre,
pse, asnjëherë nuk shohin njëri-tjetrin në sy…

 

***

Uleni zërin.
Mbani qetësi…
Dëgjoni vargjet e tij,
Ndjeni rënkimin tim…
Më ka murosur aty,
Mua, mbreterëshën e tij,
Nusen e tij të vogël…
Varg edhe gur,
Varg edhe gur….
Më murose zemër
Me dorën shtrirë…
Ne të sjelltë rruga,
Ardhsh për mirë!

 

Trikes jeshile

Po tirret heshtur një fill krijimi
triken e vjetër sot po këndoj,
shpirti në duar, filli në zemër ,
jeshilja bojë, kujtimet zgjoj…

Eeee….po,
Po… në mëngjes trike jeshile,
oh, sa të shkon moj trëndafile…
po, gjithe simestri e njëjta bojë
moooj, do të të hajë lopa moj!
Do të të marrë per dëng tërfili
m’a plase zemrën, o dritë jeshili…

 

Trishtim

Kush ia vodhi zjarrin, shpirtit tim,
Vargjet nëpër gishta më kanë ngrirë…

Në ç’ gjuhë të të flasë,  moj nepërka gri,
As ti s’ më helmon po, më bën sehir..

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s