Poezi nga Festim Liti

Festim
Poezi nga Festim Liti
 
 
 
KUR QAN NJË TRANDAFIL
 
Dikush,
bri trotuarit e kish flakur lulen e gjorë,
Dëneste e ngrata nga dhimbja e vetmisë,
nga pikat e shiut,
që, pa mëshire godisnin petalet delikate,
nga bryma, balta,
dhe putrat vrastare….
 
E harruar në mëshirën e shtrëngatës,
mallkonte ditën që lindi,
çastin kur aroma qiellore,
në buzë-petalesh i kish mbirë….
Dhe ja, tani, si në delir,
dergjet në mes të baltës,
e plakur, e mpirë….
 
Dykëmbësha vrastare,
idjote e të marrë,
kur lulëzoja në bisqet e blerta,
të gjithe më lakmonit,
dhe shpesh gjeta srehë,
në gjoksin e ngrohtë të zonjave,
në ofshama dashurie,
mbushur aroma që ndiznin zjarrin,
e zemra përvelonin……
 
 
 
ANIJA E MEMORJES
 
Dalngadalë,
po mbytet anija e memorjes.
Në bordin e saj,
Kam djersë, kënge e psherëtima…
Po ikën ajo,
Në honet qiellore të përflakura,
Nga drita hyjnore e amëshimit,
bashkë me ca ëndrra të vdekura,
nxiton drejt moskthimit….
Ke rrjedhur baba, ke rrjedhur,
shpesh më thonë djemtë.
E di bijt e mi, e di,
Vdiqën qelizat e trurit tim,
në rrugën e mundimeshme të rritjes suaj,
Tani nuk më mbajnë as këllqet,
Dhe ju, s’po lini gur pa lëvizur,
për një krevat në azilin e pleqve…
 
 
 
FTOHTË
 
E di Mikja ime:
Ke ftohtë në këto të acarta ditë,
Mblodha gjithë zjarret e globit,
Për të të ngrohur
Sa keq! Nuk funksionoi,
Mësova,
se vetem llava e vullkanit të shpirtit,
i shkrin Dashuritë!……

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s