Poezi nga Juljana Mehmeti

juljana

Poezi nga Juljana Mehmeti

 

Një fije shprese

Le gjurmët e ikjes,
lëndinës së tharë të shpirtit…

Në një fije kokëulur bari,
unë fsheha lotin.

Ndoshta në pranverë…

 

***

Unë…, nuk e di
kush jam…kush isha…,
as kush je, apo ishe ti,
në një të tanishme konçidencash,
në një të shkuar
që ishte…

E çuditshme lojë
e universit,
bashkon rrugë dhe egzistenca,
por e di mirë
që në këtë jetë,
unë jam unë
dhe ti…?

 

Ujvara e Mirushes
 
Ndoshta në pranverë bashkë me borën
do të shkrihen edhe lotët…
do të ikin me dhimbjen,
gremisur…
Ujëvarës së kristaltë do të shfaqesh ylber,
me buzëqeshje dielli.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s