Poezi nga Xhemajl Rudi

xhemajl

Poezi nga Xhemajl Rudi
 
 
NË FUND
 
Në ditën e fundit
të gjitha perënditë vdesin
kalojnë në amshim përgjithmonë
Dhe nga hiri i zjarrit të tyre
lindin zotra të tjerë,
të ndezur si qirinjë në qiellin e mendjes
në botën e gjerë thellë njeriut
Tu lind
zotrat
shkëlqejnë perënditë
dhe vdesin
si një re e ardhur në brigje malesh
për një çast të vetëm,
që zgjat me shekuj në ngrysjen e thellë
Në natën e fundit ku është fundi i fundeve
dhe fillimi i fillimeve ngjizet në agun tjetër përbri,
si qirinj të errësirës, aty ku drita shfaqet në fryme të qenies përsëri.
 
 
 
PARA FJALËS
 
e kam zgjedhur heshtjen
si fëmija
që lind
dhe e ndjen ftohtësinë
e tokës
dhe qan
pastaj pushon në prehërin e fjalës
Dhe fjalën e lenë pas shpatullave
në këndin e fundit
të fronit të heshtjes
Të hesht dhe asgjë ma shumë
dhe të vdes
i vetëm në fjalën e thënë
dhe të mos qaj
as në ëndrrat e ftohta-si në fillimin e parë, kur ka lind fjala.
 
 
 
NJË HIJE E PURPURT
 
Ishte n`dritare si qiellit me hënë
një hije e purpurt, si qelqit pafund i qiellit tënd,
ku yjet ndritnin, si një zjarr plot mall në hijet e natës
E netet ishin të ngrohta
në ëndrrën tënde
me hijen e mbrëmjeve të tua
nën dritën e llampës pranë dritareve ku përthyhej pamja jote
Dhe kandili digjej dhe hëna ngadalë zbriste në brigjet e syve të tu
pritjeve të tua,
si yjeve të qiellit hapëronte zemra në ngjyrën e prushit të ri
e në ëndrrën për ty pikonte një vesë në pragun e mëngjesit tënd.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s