Cikël poetik Xhevrije Kurteshi Nimani

16344179_1815469748705781_607554936_n

Cikël poetik  Xhevrije Kurteshi  Nimani
 
 
NGA SEKONDA NË MIJËVJEÇAR
 
Sekondave të minutit ua falë
Frymëmarrjen
Minutave të orës frymëzimin e ditës
Për vargun e shkruar margaritar.
Ditëve të javës ua falë
Kurajon dhe punën
Dhe javëve të muajit
Pak relaks dhe mbushje të energjisë.
Muajve të vitit ua falë stinët
Dhe viteve të dekadës
Sukseset një nga një
Këtij Viti i dëshirojmë mbarësi.
Dekadave të shekullit
Ua falë rënditjen meritore
Dhe shekujve të mijëvjeçarit
Pavdekshmërinë historike.
 
 
 
ËNDRRËS PRISHJA GJUMIN
 
Mos e lë ëndrrën të zgjas
Të zgjas deri në pambarim
Laja faqet dhe sytë hënës
Ditës fali gëzim.
Mos e mbaj ëndrrën
Në mjegullin e territ
Zgjoje herët në mëngjes
Kërko ngjyrat e ylberit.
Ëndërrat janë të mira
Në gjumin e natës
Por dita e diellit
Kërkon lulet e manushaqes.
 
 
 
SONTE SI TA GJEJ VARGUN
E YJEVE
 
Prap natë e mbushur
Me qetësi e heshtje terri
Në dritaren e mjegullauar
Asnjë yll nuk ndriqon.
Kam fjalën e muzës
Si ta gjej frymën për një ditë të re
Pa dritën e diellit dhe hënës
Pse yjet për çudi sonte mungojnë.
Yjet, hëna, dielli e toka
Edhe ato kanë kohën e tyre
Athua gjasojnë në jetë njeriu
Apo, moren pak pushim dhe u zhduken.
Po yjet nuk i takojnë vetëm qiellit
Ata shndërrisin e i takojmë edhe tokës
Thjeshtë në trajtën tjetër të formësimit
Vargut si duket fija e humbur iu gjetë.
 
 
 
MARGARITARË TË ÇMUAR
 
Një fjalë e mirë
Një vepër e vogël mirësie
Një inspirim i mbarë
Janë nga një margaritar.
Një dje, një sot
Dhe një nesër
Janë thesar i çmuar
Janë vërtetë një vepër.
Pak nga pak si pika shiu
Që e mbushin detin
Ashtu dhe mirësia
E pasuron jetën.
GJURMË
Sa hapa paskan kaluar këndej ?
Gjurmët e borës humbin
Gjurmët e rëres poashtu.
Dhe gjurmët e pluhurit
Mjegullës e të tjera
Do të humbin.
Vetëm gjurmët e jetës
Nuk humbin asnjëherë !
 
 
 
PRANVERA TË TRISHTA
 
Pranvera të trishta ishin dikur
Atëherê kur moti ndryshonte në çdo minut
Dhe ditët më të bukura me diell e dritë
Shndërroheshin në mjegull e furtunë.
Vitet të trishta mbaj mend dikur
Ku liria e lëvizjes mbaronte që në muzg
Pas asaj kohe mbylleshim në shtëpi
Jashtë gjithandej heshtje e t’merr
Të bëhej se jeta fund aty do të merr.
Kohë të pa kohë jetuam atë botë
Vetëm shpresa na mbante gjall
Për ëndrra të qarta dhe për një vizion
Të gjithë së bashku bëheshim një.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s