Poezi nga Juljana Mehmeti
Ngjyrosje ndjenje…
Ndjek një dritë të verbër në përëndim
ngatërruar muzgje resh,
diku
mes imagjinatës dhe së vërtetës
në kufirin e padukshëm…,
të vdekjes,
në jetën pranguar dhimbjesh
përjetim
i realiteteve të fshehta …
Kërkoj të ndal akrepat
fillin e botës të mbaj
enigmë pa krahë kjo kohë,
që me mua fluturon
qiejve të padukshëm…
Iluzion
zhytur misterit oqean.
… dhe drita pret shiritat
horizontit të largët
hapësirës më të fundit
refleksesh ëmbël
ashtu në delir
përcjell
ngjyrosje ndjenje…
Julja
Juljana Mehmeti