LULE TË KUQE NGA LULET E TUA! / Poezi nga Myrteza Kasi

myrteza-kasi-1

Poezi nga Myrteza Kasi
 
 
 
LULE TË KUQE NGA LULET E TUA!
 
E dini?
Kur tokën e drithëroi tërmeti atë ditë,
Midis gurëve të shpërndara në rrënoja,
Zgjata dorën e mora një fletore,
Ish fletorja e hartimit e nxënësve margaritë.
Që tani, kur ajo mes gurëve kish mbetur edhe vetë,
Kjo fletore e coptuar më ngjan më e shtrenjta relike!
Me shtatin e saj të imët mbuloi ajo,
Trupin e njomzakes dy vjeçare të komshisë,
Kur po e vinte në gjumë me një ninullë të lashtë,
Dhe ashtu të përqafuara si dy motra të dashura,
Përngaherë do të flinin bashkë!
 
Rrënojave pranvera po hedh lule,
Megafoni përhap një këngë të re,
Si dielli, që shpërthen i zjarrtë pas furtunës,
Dhe këngët, që këndonte pionierja Margaritë,
Kumbueshëm po ushtojnë plot hare,
Siç rrjedhin e gumëzhijnë ujrat e Bunës,
Jehojnë e buçasin kudo në Atdhe!
 
E dini?
Atë mëngjes të dridhshëm të pesëmbëdhjetë prillit,
Kur krejt shtëpitë e fshatit ishin rrafshuar,
Si koshere gumëzhiti gjithë fusha,
Si zoqtë gëluan fëmijtë në rrugica,
E rendën vrap përpara të gjithë bashkë.
Po ku, po ku po shkojnë ata, vallë?
Drejt shkollës së tyre të dashur të rrënuar!
U mblodhën rreth rrënojës si zogjtë rreth klloçkës,
E kokëulur ëndërrojnë para çerdhes së rrëzuar,
Qëndrojnë si foshnjat pranë nënës së plagosur,
Dhe zemrat e tyre të vogla,
Si tela mandoline u lënduan!
 
Ngrejeni kokën, o fëmijë!
Shkollën tuaj do ta ngremë përsëri të re e të bukur!
Që mos të ligështohen kurrë zemrat e vogla të njomzakëve tanë,
Të gjithë bashkë si popull,
Qëndrojmë në këmbë!

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s