SHTEGTIMI I FUNDIT I PESHKATARIT PLAK / Poezi e shkëputur nga vëllimi poetik ” Vagëllimthi” i autorit Dashamir Malo

16427230_1780087938979178_5235418869969055043_n
Poezi e shkëputur nga vëllimi poetik ” Vagëllimthi” i autorit Dashamir Malo
 
 
SHTEGTIMI I FUNDIT I PESHKATARIT PLAK
 
Kishte afro një vit,
që anija e peshkimit, “Pulëbardha e Kaltërsive”,
dergjej e ankoruar në Liman.
Qëndronte e heshtur, me flamurët e zinj,
bërë fije – fije, si krifa e një kali
dergjej e ankoruar në Liman.
Qëndronte e heshtur, me flamurët e zinj,
bërë fije – fije, si krifa e një kali të pezmatuar,
nga malli i pritjes për të zotin. Thoshnin se po një vit kishte peshkatari plak,
që kish zënë shtratin.
Dhe ja, befas një mëngjes vjeshte, panë peshkatarin
të çapitej drejt Limanit.
Ndali! Hodhi vështrimin drejt Jonit. Ish një det i brendshëm, atë ditë,
i rrezikshëm edhe për detarët më të zotë,
por i prajshëm në dukje,
si temperatura e brendshme e një foshnje,
që një nënë e vëmendshme
e pikas vetëm ndaj të gdhirë.
Shkoi drejt varkës.
Me duart e thata, që i dridheshin,
i preku bashin,
si të ledhatonte një qënie frymore.
Zgjidhi litarët, bëri ta shtynte drejt thellësisë,
duke i thënë: Ik tani,
fluturo drejt horizonteve, pulëbardha ime!
U kthye, për në shtëpi,
trotuarit të vjeshtës.
Ndali një çast. Hodhi vështrimin drejt qiellit,
ngriti duart lart, në atë mënyrë, sikur të kuvendonte me zotat,
që e kishin ndihur gjatë gjithë udhëve të tij të gjata.
Lëvizi në ajër bastunin e tij të drunjtë.
Retë e hirta të vjeshtës, atë çast,
si të ishin dele të bindura,
bënë për nga gryka e Lëkurësit. Vjeshta, kjo grua çapkëne dhe flokëartë,
e zemëruar prej gushtit,
vazhdonte të këpuste gjethet e pemeve
buzë trotuareve.
Peshkatari çapitej ende trotuarit,
duke thënë nën zë:
Sa i ngjajmë ne gjethit, sa i ngjajmë!…
Të nesërmen e asaj dite,
nëpër shtyllat elektrike kundruall Limanit,
lexova lajmërimet e shtegtimit të tij pa kthim.
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s