Ajo- Tregim nga Bardha Alimeta / Shkëputur nga libri me tregime ” Fluturzat e kuqe”

16402146_10208001025614776_1708161299_n

Tregim nga Bardha Alimeta

Shkëputur nga libri me tregime ” Fluturzat e kuqe” 

 

AJO

Ajo nuk mundi të flinte atë natë. Ishte mbytyr në djersë nga ëndrra e tmerrshme që kishte parë. ”Zot, mos qoftë e vërtetë”. Nndoshta ngaqë kishte kohë,që në jetën e saj nuk kishte patur gjëra të kësaj natyre. Po,përse ta vuante në këtë mënyrë?!. A është mëkat dashuria,a është e padrejtë të dashurosh,të ndjesh për dikë, kur atë e dashuron aq fortë?. Po përse ai përjetim, përse gjithë ai ankth?!. Nga se kishte frikë,ndoshta nga që tradhëtoi moralin dhe parimet e saj?. Ehhh,çfarë morali?. Kur njeriu ka një akullnajë në shpirt ,dikush duhet ta shkrijë atë akullnajë dhe ndoshta në këtë moment kishte ardhur çasti të ndodhte ky proçes. Më në fund ajo kishte besuar se kishte gjetur diellin. Kishte kuptuar më në fund se zemra i rrihte dhe se kishte nevojë për këtë shkundje. Ajo tani kishte një pamje tjetër,vërtet të çuditshme gati s’po e njihte me vehten. Nuk kishte më dëshirë të dilte dhe të dëgjonte thashethemet me miket e saj që tani,i dukeshin të zakonshme dhe ndonjëherë dhe të lodhshme me të njëjta gjëra dhe biseda pa vlerë.Ajo kishte nevojë për diçka më shumë, më tepër. Ajo kishte në shpirt një pasion që po e përvëlonte.Donte të pikturonte,të shkruante,të kalonte kohën me gjëra më të rëndësishme si është puna.Puna ishte ajo që e shplodhte,angazhimet e shumta e bënin të harronte gjithçka. Koha i fluturonte s’di se si. Por në atë qytet të vogël kishte vështirësi të shumta,për të bërë ato që do doje të bëje. Megjithatë ajo guxonte,guxonte madje fort. Oh, sa brenga kishte në shpirt,sa dhimbje,sa lodhje,sa zhgënjime, por nuk tërhiqej. Në ditët që kalonin,ajo dukej sikur rritej çdo ditë në mendimet e saj të shumëllojshme. Kishte një dëshirë të madhe të ecte,vetëm të ecte përpara,pa e kthyer kokën pas.Nuk do të donte kurrë të mendonte se do të kthehej sërish në ato vuajtje të së shkuarës..Ajo kishte rilindur me këtë dashuri.Ajo po merrte frymë nga kjo ndjenjë e bukur e pakrahasueshme.  Ajo do ta jetojë këtë dashuri,do ta ndjejë,do t’i jepet me gjithçka,për të mos e humbur. Oh,sa mall kishte për të. Pse vallë kemi frikë nga gjërat e bukura?. Pse ndodh, që sa herë duam diçka,nuk jemi të përgatitur për ta shijuar atë?. Duket sikur kemi një origjinë të keqe në këtë drejtim ,çështje e mentalitetit dhe kulturës që jemi zhvilluar në këtë vend.E për pasojë ndikimi që ka lënë regjimi komunist në jetët tona,gjurmët e tij herë pas here na tërheqin mbrapsht. Mos ndoshta një francezeje i duhet të jetojë e lirë dhe ne jo?. Por megjithë këto mendime,ajo kishte vendosur t’i thyente kornizat e moralit të shtirrur,në emër të njeriut të mirë,apo e gruas së ndershme e ku di më, ç’thënie ka pafund, për të penguar,që gjithësecili të jetoj sipas mënyrës së vet. Po,ç’është gjithë kjo urrejtje kolektive kundër dashurisë së madhe, asaj që e bën një grua të ndjehet e çliruar nga kompleksi,nga droja shekullore e së shkuarës? Po kush,pra më ndalon të jetoj si dua?. Askush.Vetëm unë duhet të vendos se ç’është e mirë dhe jo. Oh,sa mendime i vinin në kokë,njëra pas tjetrës. Në një moment i kujtohet një histori e dhimbshme për një vajzë,e cila dhe pse e fejuar,vdiq duke abortuar foshnjën e saj në muajin e shtatë. Apo kur një vajzë e dërgon foshnjën e saj në shtëpinë e lindjes,e që prej asaj kohe nuk e pa më me sy, deri sa vdiq duke mbajtur mbi supe peshën e mëkatit, të moralit,vulën e shëmtuar të atij morali komunist që të persekutonte me vrasje e deri në vetvrasje.Oh, sa e tmerrshme,jo nuk dua vrasje ndërgjegjëje.Aspak,s’dua të izoloj dëshirën time për të jetuar,për të ndjerë.Aspak s’do të kyçem në vetvete, për të qenë një grua,të cilën do ta salutojnë a tregojnë me gisht,se kjo është një grua e fortë,me dinjitet,etj.,etj. Asnjëra nga këto,sonte nuk më duhen. Dua të jem një tjetër grua, një grua që di të dojë,di të dashurojë e të fal dashuri..Minutat kalonin e pritja po bëhej e gjatë.Ndërkohë në këtë qetësi,bie dera. Lona çohet me vrap dhe hapi derën.Ora kishte kaluar të dymbëdhjetat. Ishte mesditë e së enjtes. Sa e lumtur ndihej.Fytyra i shkëlqente nga lumturia.Kishte një nur të paparë.Ajo iu hodh në kraharor e iu mbështoll si fëmijë në gjoks. Arseni e mori në përqafim e të dy vazhduan drejt dhomës me abazhure të cilët ishin të ndezur.Dhe pse ditë me dritë, lejlaja e dhomës krijonte një magji më vete. Ata u puthën pafund duke pëshpëritur ,duke thënë fjalë dashurie. Sa i bukur ishte ky raport midis të dyve. Lona me fustanin e saj të bardhë të lidhur vetëm me një fjongo e cila mbante bashkë të dy anët e fustanit,në majë të gishtave si balerinë, afronte trupin e saj,drejt madhështisë së tij.

-Oh,Arsen.Më ke bërë gruan më të lumtur në botë-u shpreh ajo.

-Të dua fort,fort,nuk mundem të jetoj pa ty. E ç’kuptim mund të ketë jeta pa dashurinë. E ç’kuptim kam unë pa ty.

-Ashtu ndjehem dhe unë, Lona.Të dua si kurrë ndonjëherë ,është e para ndjenjë që provoj në këtë mënyrë, zemër. M ë ke bërë të lumtur,më ke bërë të ndjehem si në ëndërr.Vetëm në ëndërr, njeriu mund ta jetojë këtë.

Ashtu të dy me njeri-tjetrin,në dashuri e puthje,vazhduan të pëshpërisnin për një kohë të gjatë,në këmbë.Më pas pa e kuptuar si dy somnambul u derdhën në shtratin e butë,ku pasuan klithmat e rënkimet e dashurisë së madhe të papërballueshme.

-Oh,- klithte Lona-e zëri i saj dukej sikur po jepte shpirt. Pasthirrmat e tyre prej dashurie e epshit të ndezur në atë vapë korriku,në atë mesdite të së enjtes,ishin magjia më e rrallë që ata po përjetonin. E çmund të ndodhte tjetër.E gjithë kjo ndodhi në dhomën e vogël të Lonës,asaj gruaje që ishte aq e veçantë në stilin dhe mënyrën e jetës së saj. Ajo ishte një grua e rrallë. Arseni nga kënaqësia i kishte hapur krahët sikur do të fluturonte në çast.Po,ai ishte në qiell,në një parajsë të krijuar nga vet ata.

“Sa me fat që am”- mendoi ai me vehte.

-Dashuria ime,Lona ime,jeta ime,kurrë s’do të ndërroja me askënd,kurrë. Ti je dashuria ime,je njeriu që unë dua të qëndroj përfundimisht me ty. Dua ta jetojmë këtë dashuri,pafundësisht..

Ajo e dëgjonte si fëmijë. E ndjente atë çfarë ai i thoshte me aq ndjenjë dhe lotët i rreshqitën nga faqet. E ndjente vehten një grua me fat që provonte një dashuri kaq të madhe,kaq të sinqertë. Një dashuri ku kishte respektin dhe ndjenjën për bazë.

-Po Arsen,- miratonte ajo me kokë,duke mos ia ndarë sytë për asnjë sekondë.

-Po i dashuri im,i adhuruari im deri në vdekje.Po po,të dua pafund.

E kështu, me puthje e ledhatime, me fjalë zemre,me mall që digjte,që fikej e ndizej nën çarçaf, vazhduan deri në muzg, i cili i zuri në befasi. Kjo ishte historia e një nate pasioni e Lonës,e cila doli nga korniza e vetes,e Lonës, e cila provoi dashurinë më të madhe.

Ky tregim është një mesazh për të gjitha gratë të cilat kanë aq shumë vlera si gra, si femra. Janë aq të bukura e plot pasione,por që i ndrydhin ato për rrethana të cilat i çojnë në vuajtje dhe në menopauzë të parakohëshme,në depresion,në gjendje të vështirë psikologjike. Ju përcjell këtë mesazh,Mbusheni zemrën tuaj me dashuri,jo me urrejtje. Mos kini frikë të dashuroni e të guxoni të jetoni një jetë që është e juaja dhe e askujt tjetër.

Dashuroni pafundësisht, dashuroni.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s