Cikli poetik: Nën krahët e mjegullës / Poezi nga Hamdi Meça

Nën krahët e mjegullës
 
 
 Hamdi Meça
Poezi nga Hamdi Meça
 
 
POSTKOMUNIZMI
 
Të dukshmen e dëborës,
e prek,
e puth,
e shtërngoj fort me krahë,
por ç’po dalloj tek ti?
Ç’po provoj?
Thonj të mistershëm,
fijet e gjakut duke i prerë,
dalin
prej gropave të poreve të lëkurës.
Me ç’lloj nga demonët jot ëmë
shkuar ka,
në kohën e shkuar,
me kë?
 
 
 
KËSHTU THEM
 
Mjellmë ose shqitëz
e jotja buzë,studente,
në kopertinën e albumit
liqen,
sqepi i gjatë- stilolops
i leksoneve,
kështu them.
 
 
 
VDEKJA E TË DASHURIT NË AKSIDENT
 
“-Jo në gropë,
joooooo!”,
buzët
e saj-
arkivol
i tij.
 
 
 
BATERI E JETES BASHKËSHORTORE
 
As i pari unë
nga e imja anë,
as e para ti
nga e jotja anë.
Ti,
me një copë frymarrje
prej meje (plus),
unë,
me një copë frymarrje
prej teje (minus).
 
 
 
 
TREGIM I DITËVE TË NUMËRUARA
 
Punëtorë,
secili
me nga një
avlli
gurësh
i veshur.
Secili dhe
muranë,
shpresa
humbi
apo e vranë?
Prej tyre
njëri
që në gjallje
zemrën e të birit
me ditë
të numuruara
shitur
e ka,
në këmbim
të gjakut.
Të birit
për dializën,
i duhet.
 
 
 
E NJOHURA E PANJOHUR
 
Trup i femrës,
trup i mashkullit-
rruga e shkelur
më e shkurtër në botë.
Më e shkurtra, pse?
Të gjithë vonojnë me qejf në të
sa më gjatë.
Pse më e shkurtra?
Të gjithë nxitojnë me ngut në të
sa më parë.
Pse më e shkrutra? Pse?
Ja, Xheneti,
Xhehenemi, ja.
 
 
 
NËNVETËDIJA E DASHURISË
 
Ujë i burimit më i thellë se lëngu.
Epohen dhe hipin të dy
mbi një lëvozhgë gjysmë arre
në trajtë gardiolë veneciane,
me bash e kiç të ngritur.
Ç’po mendoni, miq ?
Përmasat sa t’i duash,
qielli nën ujë.
 
 
 
I ATI VRASËS
 
U mbllaçit pak
pa futur as dhe një kafshatë imagjinate në gojë,
gërshërën merr ajo,
gërr e gërr gërshetin e gjatë e preu,
vitet- nyje në atë gërshet.
Mëkat i dukej së bijës me gërshetin e gjatë,
të ëmën të përsëriste me gërshetin e gjatë,
nga i shoqi e mbytur
me gërshetin e gjatë.
 
 
 
FLUTURIMI
 
Nën dhe fluturohet.
Shpendë krahështrirë,
kocka për pupla.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s