Poezi nga Oltjona Selamaj

16468688_1363004290387422_172679055_n

Poezi nga Oltjona Selamaj
 
 
 
Vlora ime…!
 
I kujtoj brigjet e tua
Ato brigje, ku u rrita
Ato muzgje, diej-ndezur
Ato mëngjese
Ku lind dita.
Ah, moj Vlorë, sa të dua
Kam pirë ujë, në gjirin tënd
Ti më fale ngrohtësinë
Sa të rroj, do ta mbaj mend.
Vitet ikin …
Jo për mua
Shpirti im, mbetet tek ti
O e ëmbëla e bekuar
Vlorë, dritë, e dashuri.
Nëpër kampe fëmijëria…
Gushë më gushë, në shoqëri
Ish e ëmbël njerëzia
Jo e ftohtë, si tani.
Vlora ime bukuroshe
Me Guzum-Babanë në majë
Ulur rrija, në një qoshe
Akulloren, paskëtaj.
Atje jam tani, me mendje
Me tim gjyshër sevdallinj
Vlora ime kaltëroshe
Nuse, “veshur” me ullinj.
Ja tani, të erdhi dita
Ty ta thura poezinë
Ty moj Vlorë, tu shtoftë nuri
Tek ti ndezur:
DASHURINE
 
 
 
***
 
Poezia ime:
“zjarr bubulak”
Netëve pa gjumë
Më ke mbajtur zgjuar
Dashuri e parë
Ndezur, nëpër flakë
Dashuri pa kushte
Kurrë, s’ ke për tu shuar…!
 
 
 
Në bangën e shkollës…!
 
Nëse je larg shtëpisë
Asgjë s’ të përket
Përdor fantazinë
Shko atje ku do vetë
Në ëndërr, sot isha
Në shkollën fillore
Me miqtë rrethuar
Hanim akullore.
Më pas, mu fanit
Profesori im
Më thirri në emër
Tha mbiemrin tim
Lotët më rrëshkisnin
Rrjedhur, pa pushim
Memoria më kish lënë
Pa asnjë kujtim
Mbaja mend veç fytyrën
Shfaqur si vegim
“Fshehur”, buzëqeshja
E profesorit tim.
Qamë, të përqafuar
“çmallur” nostalgjinë
Ndihesha e hutuar
Si fëmijë “jetim”.
Qaja me dënesë
Për vitet e largimit
Nuk ia fsheha dhimbjen
Lotit të trishtimit.
Përreth kisha njerëz
M’ shihnin të cuditur
U prekën nga malli
Që më kish sfilitur.
M’ shihnin buzagaz
E me lot në sy.
Më lanë të kuptoj
Se vendi im ish aty.
Mes njerzëve të mi
Përreth shkollës, mbledhur
Ashtu, si dikur
Kurbetin, pa shkelur.
Folëm për gjitheçka
Nxënës e mësues
Qeshnim, bisedonim
Me zë qetësues…
Por, gjumi më doli
Në krevatin tim
Shumë larg prej shkollës
Këtu, në mërgim…
Vec, mbaj fort, në zemër
Atë fytyrë profesori
Që, aspak s’ e njoh
Por n’ ëndërr, më doli
Shpejt u kujtova
Kush ish profesori
Ishte imituesi
Qe Rai, e nxorri
Kish patur një kukull, quhej: Dodo
Ju, a ju kujtohet?!
Mua besa, po…
Ish kukull e bukur
E fëmijërisë
Me të italishtes, fillova t’ ia nis.
Ja pra, profesori
Ishte vete Dodo
Por, shqip ai foli
Sa cudi dhe kjo.
Ku mbaron ëndërra
fillon realiteti
Eh, mor miq te dashur
Ç’ të bëka kurbeti…!
 
 
 
Stop…
 
S’ i duroj, krijuesit mediokër…
Ata, që tjetër bëjnë,
e tjetër thonë..
Ndihen si pleqtë e mocëm,
me mjekër
Që heshtjes, mencurinë i atribuojnë
 
 
 
Ata u deshën…
 
Ah, sa u deshën…
Sa dhe zogjtë i kishin zili
Përqafuar, qëndronin heshtur…
Heshtazi, dhuronin ngrohtësi…
Ai, hutuar pas saj
Ajo, djegur, shkrumb e hi..
Ishin dy trupa shkëputur…
Por, një shpirt, në përjetësi.
Ata, asgjë nuk i ndante
Ishin lindur, të duheshin shumë
Përhumbur, nĕ rrjedhën e jetës
Kacavjerrë dashurisë, si majmunë…
Ajo, dashuria e parë…
Ai, princi i ëndërruar..
Dy shpirtëra, zhytur në vaj
Mallkim i dashnisë së ndaluar.
Familjet e tyre armike
E ëma shtrigë e betuar…
S’ ia donte vajzën fisnike
Q’ sekretin e saj mbante zgjuar.
Të birin, në kurth, kërcënuar…
Me helmin që mbante në gji…
Ajo vajzë, dicka kish zbuluar..
Më të kobëshmen familjare tradhëti.
Krejt rastësisht përjetuar.
U gjend, në të vjehërrës pabesi…
Me mikun e saj më të çmuar
Flirtonte nëna e tij.
Mallkuar, dita e mëkatit,
që i tundoi aq fort dashurinë…
Mallkuar, ironia e fatit,
që e goditi me thikë në shpinë.
Më mirë, e verbër të kish qenë
Sikurse, në të sajën dashuri
Më mirë, aspak, të mos jetonte
E priste fati më i zi.
Mes dy zjarresh, mbet’ përvëluar
E vërteta e saj, dënuar
Sot armik, edhe princi i doli
Ai, që i thoshte:”Të dua”…
E vërteta e trishtë triumfoi
Por, nënën askush s’ ka lënduar.
Mosbesues, në fjalën e vajzës
Djali, pa mëshirë e dëboi.
Me shpirtin, prej marazit plasur
Edhe t’ ëmblën e tij e helmoi.
Ata, u deshën aq shumë
Aq, sa u vetëndëshkuan…
Më mirë, mbytur të ishin, në lumë..
Se, nga turpi i mëkatit mbuluar.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s