Poezi nga Vasil Çuklla

Vasil cuklla

Poezi nga Vasil Çuklla

 

Qarshtërsi

A është dashuria një garë me pengesa
ku mbetet në këmbë, kush nuk u pengua?!
A është dashuria kopshtnajë, lulelotësh
ku lulojnë veç lulet: “më do” dhe “të dua”?!…
A është dashuria arë, veç për të vjela
ku takohen ditjavët, të shtunat, e djela?!
A është dashuria humbellë, a s’di se si?!
Aherë… përse themi: Rrashë në dashuri?!
A s’do t’ish më mirë dhe fort e dëshiruar
të thoshim më fal, por ndihem, dashuruar!

 

Dhimbja

Jo, jo! Nuk ka aromë.
Μadje, kurfarë ere nuk ka!
As shije!… Εdhe pse ndjen diç, si të njelmët
të tretet, të shkrijë përmbi gjuhë.
Eshtë loti që ra
rrokullisur nga qerpiku, në faqe.
I helmët.
Loti që ndali, për pak çaste mbi buzë,
ndoshta thjesht për t’u prehur!…
Νdoshta pret gishtin t’a terrë,
a një cep nga një bluzë,
loti rrokullisur, dalldisur, i dehur,
si kortezh mortor, me mijëra pelegrin
lodhur, rraskapitur nga rruga e gjatë
në shkretitë faqe ndal
përmbi mjekër dhe ngrin!
Dhimbja nuk ka shokë,
as shoqe nuk ka!
Dhimbja ngjan lëneshë,
bonjake, drithërimë…
Rrënqetheshëm përgjak zemrën,
tek e tejshpon si kamë
E brof trupin, e trand, në netë ulërrimë…
Dhimbja vrastare nuk ka … antonim!

 

Mall

Mërdhij, trupit tim po s’ju mbështolle si shall
Kam ftohtë, sidomos, agjesh të bardhë veshur mjegullash
Kur mijëra pykpyetje më brejnë, tebdil, shndëruar në mall
Kur mijëra ferra shpirtin më plagojnë edhe le të ngjajnë lulepjergullash
Kur vetmitë hepojnë dhe s’di kush jam vall…

Kam mall për ty, kam shumë mall!
Drithëron dashuria jetuar, shpirtit mbetur bonjak
Ulërijnë brenda meje shkretitë, mozaik me gurzall
Anemon anemik trupi, tejmbytur në gjak…
Eshtë e kobshme përalla, kur mbet’ veç përallë!

Kam mall! Shumë mall kam për ty
Kur të kam pranë. Kur më je larg. S’e di!

 

Ajo!

Ajo, ish e bukur, perri!
Kish dy sy, që s’ka burrë të mos i ketë lakmuar
Buzët pikëz vese, kuqëlojnë, qershi
Floku derdhur supesh, ngatëruar ndër duar
Ish më e bukura ëndër, që kurrë s’e pa njeri!

Ajo ish e bukur, perri!
Aromë ëngjëjsh gëlonte kurmit të saj
Faqkat, nga një gropëz bënin për çudi
Sa herë buzëqeshte, fëmijërisht, e pafaj
Ieroglif, që kurrë, s’e deshifroj njeri!

Ajo ish e bukur, perri!
Hir zotash derdhur gjithë qënies së saj
Dritë e universit, amën ka aty
Bukurinë mbartur kish të vetmin faj
Apostull, Kryëngjëll, a vet Perëndi?!

Ajo ish e bukur, perri…
Humbet kohëmjegullash, kohëkaltërave vjen
Si zanat, si orët, si fatat… s’di se si
Ndër shekuj thërritet – “E Bukura Helenë!”
Endër-makth dëshiruar t’a shohësh dhe ti!

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s