Poezi nga Mimoza Bici

16507646_10202706741105545_1968617051_n
Poezi nga Mimoza Bici
 
 
 
Vuaj kur ikën
 
Ke harruar
duart e tua
mbi trupin tim,
ende përkëdhelin.
 
Ke harruar frymën
mbi lëkurën time,
mishin pushpuritin,
gjakun nxehin.
 
Ke harruar
të vishesh i dashur.
Endesh lakuriqsuar
askush nuk të sheh.
Veçse sytë e mi
harruar tek ti…
Ka shumë tym cigaresh,
smok makinash.
Hijen të kanë holluar
askush nuk të njeh.
 
Herë tjetër,
që t’ mos harrosh asgjë
Më vdis ëmbëlsisht
Vuaj kur ikën,
thahem si degët,
kërcas dhimbjet.
Kjo botë,
nuk paska vend për dy
Njëri dashuron në çmënduri
Tjetri vrapon tundimeve,
groposur vetminë.
 
 
 
Lulenata
 
Lulenata,
do të tregojë
një përrallë.
Përrallën e gjumit të saj .
Askush se dëgjon…
Gjumit dehës,
trupat tundojnë.
 
Lulenata,
asnjëherë nuk fle.
Derisa të rrëfeje
si u dashurua,
si u dogj,
si u përvëlua,
me djaloshin e bukur.
i erdhi ëndërr,
iku pas një flutur.
Si u shndërrua në terr,
për sytë
veç çel !
 
Lulenata,
i rrëfen vetvetes
dashurinë e vetme,
të kësaj bote ferr,
të kësaj jete makth,
ku lotët qeshin
me fatin e saj.
Kur të gjithë zgjohen
me gënjeshtrën pranë .

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s