Poezi nga Zyrafete Manaj

16425357_1428916503799569_482836888_n

Poezi nga Zyrafete Manaj
 
 
 
BACI IM
 
A të kujtohet bac,
Kur stinet na i jepje në dorë
Mbushur me frymë dashurije
Për njerëzit, tokën, atdheun.
Shpesh merzija jote
Prekte telat e sharkisë
Të Dervish Shaqes,
Ison gjat e mbaje
Në secilin vargë të këngës,
Derisa tu përgjakte loti
Nga dhimbja e tokës
Dhe prap thoje,
Ylli po ruhet për ne
Duhet te vrapojm mbas tij
Baco ata që ishin yje ranë
Mbeten veq do gaca
Sa për sherr !!!
 
 
 
PO MË RRI MIRË
 
Po më rri mirë
Kjo rrënjë e rrënjës
Xhubletë, plis, ajër valmurë
Bukuri qe kurr shekujt s’e vranë.
 
Po më rri mirë,
Gegnishtja ime,
Gjuha e nënës e gjyshes plakë
Po më rri mirë
Fjala e besa
Rrënja e trungu shtatlart.
 
 
 
MALLI I KITARËS
( Jusuf Gërvalla)
 
Disqet bartin kohën
Arkive që rrëmihin historitë
Dhe derdhin në shirit celoluidi
Atë zë.
 
Pentagramet zbërthehen çuditshëm
Një tel kitare mallin ka nxjerrë
Dubovikut balli ju ça
Pa at zë.
 
Takimet në gji i futën
Kalendarët të mos kryhen kurrë
Veç zeri yt peng na mbetë
Ai shtat lisi
Jusuf.
 
 
 
RECAKU
 
Ëndërra iu derdh në lot
Recakut
Liria ithët i buzeqeshi
Pranverat në ofshama
U shëndërruan
Loti atë ditë foli
Zogjët u harruan
Kuja
Shtatë palë kodra i perlau
Sa sy qel mbeten
Për ylberet
Ngjyrat nuk arriten asnjëherë
Vetem malli i mbuloi ëndërrat
Mbi Recak
Duart kryq mbeten
Tymnajë…!
 
 
 
ATË MOT
(Nga libri ” Atje ku prehen dashuritë” )
 
Nën frikën e motit
Babloku im
Dashuritë ia falte nënës
Atëherë kur koha
Vritej me dyfek
Edhe mielli në magje
Fshihej me krah pule
Dhe përseri dashuria
Vinte si në përralla
Kur u linda unë.
Atë mot vritej buzëqeshja
Netët bënin gjum te fshehur
Sa plisa të bardhë përgjakur qen?!
Dhe dashuria e paster
Përseri falej nga zemra
Atëherë kur unë u linda.
Frëngjit ruanin besën e dhënë kullave
Për të mos ia vrarë fjalën
Babloku im ruante
Dy dashuri brenda
Zemrën e nënës
Dhe shpirtin e atdheut.
 
 
 
DUA
( marrë nga libri me poezi “Vasha e valëve”)
 
Dua të jem baltë
E asaj rruge
Kah ecën Ti,
Të mē shkelin
Këmbët tua.
 
Dua të jem ajër
E të futëm
Në shpirtin tënd
Me Ty të jetoj.
 
Dua të jem erë
Që të përkëdhel faqet tua
Ta ndjej shijimin
E në përqafim të rri.
 
Dua të jem diell
Që rrezen ta fali
Me ngrohtësi të mbuloj
Ta marr uraten nga ti
Që më takon.
 
Dua të jem hije
E të bëhem pjesë e jotja
Që të përcaktoj orën e ditës
Kur shkel mbi mua.
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s