Poezi nga Nikollë Loka

Poezi nga Nikollë Loka   Magjistaret këmbëzbathura Në pasqyra hëne sheh detin, lugetërit e natës përloten. Ndër flakë mëkatesh kalojnë pa u djegur, minutat dhe orët. Pylli i natës ende i pashkelur, shtegu prush e zjarr. Këmbëzbathura për udhë po … Continue reading

Poezi nga Lida Lazaj

Poezi nga Lida Lazaj   E shtrenjta R ! Ti vozit mbi rrathët e jetës tënde asnjë trajektore s’ka shans të gërshetohet me një prej rrathëve të mi. Hapësira mes nesh është formatuar dhe ngjeshur mehistori kilometra, njerëz,ngjarje. Por ti … Continue reading

PËRURIME TË VEPRAVE LETRARE DHE HISTORIKE– ENCIKLOPEDIKE, NË FILADELFIA / Nga : Tajar Domi – Kryetar i Shoqatës “Bijtë e Shqipes”

PËRURIME  TË VEPRAVE LETRARE  DHE HISTORIKE– ENCIKLOPEDIKE, NË FILADELFIA  Nga : Tajar Domi Kryetar i Shoqatës “Bijtë e Shqipes”   Nga e djathta: Vlashi Fili, Tajar Domi e Hysë Hasa… Bashkësia shqiptare, në qytetin e Filadelfias-Amerikë, nga dita në ditë e nga viti … Continue reading

LAMTUMIRË, DRITËROI YNË ! (Ceremoni, e organizuar në Filadelfia-Amerikë) / Nga: LlAZAR VERO, publicist

  LAMTUMIRË, DRITËROI YNË ! (Ceremoni, e organizuar  në Filadelfia-Amerikë) Nga: LlAZAR VERO                       -publicist Në të gjitha trojet shqiptare, kudo në botë, ku jeton edhe një shqiptar i vetëm, është ndjerë me dhimbje dhe respekt të veçantë, ndarja nga … Continue reading

Klara Buda në Francë, me “raki shqiptare” të Mitrush Kutelit – Intervistë me shkrimtaren dhe gazetaren e mirënjohur Klara Buda / Bisedoi: Raimonda MOISIU

  Klara Buda në Francë, me “raki shqiptare” të Mitrush Kutelit Intervistë me shkrimtaren dhe gazetaren e mirënjohur Klara Buda   Bisedoi: Raimonda MOISIU Shkrimtarja, gazetarja dhe esseist-ja, Klara Buda është një emër fort i njohur në botën shqiptare, e … Continue reading

Mesazhe nga shqiptaro-amerikanët për shuarjen e patriarkut të letrave shqipe, Dritëro Agolli / Përgatiti: Raimonda MOISIU

Mesazhe nga shqiptaro-amerikanët për shuarjen e patriarkut të letrave shqipe, Dritëro Agolli   Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë dhe personalitete nga bota shqiptare në Amerikë, përcjellin mesazhe ngushëllimi, për ndarjen nga jeta të Mjeshtrit të Penës  dhe Patriarkut të Letërsisë Shqipe-Dritëro … Continue reading

…bisedë e imagjinuar… / Nga: Tyran Prizren Spahiu

…bisedë e imagjinuar…

 

 tyran prizren spahiu

Nga: Tyran Prizren Spahiu

…në udhëkryqin që shpie drejtë luginës së ujqërve dhe rruga e dytë ofron shtegun e mirësisë , ulur janë në hijen e rëndë të Rrapit .

Janë të dytë më se në moshë të shkuar , shijuar kanë papunësinë dhe varfërinë, tani fëmijët janë shkuar në kurbet kanë një jetë mjaft luksoze.

Eh…ç’është luksoze ! Ja, pra kanë para për duhan , çaj , më tepër as nuk duan, kanë, po, harrova kanë ‘blerë’ dru për dimër atje ke mali i Paprerë, pastaj turshi kanë vendosur , ja kjo është nevoja e një familjeje të mesme, apo jo ?

-PO , po pajtohem tha pakëz më i vjetëri, por kam për të thënë diçka shumë me rëndësi…Të shkojmë të vizitojmë historinë tonë të lavdishme , të shohim si kanë kaluar paraardhësit në shekullin e pestë.

-Ç’fletë or ti matuf, nuk dua të ktehem aq larg. Eja ti shkojmë majtas shohim çka na pret nesër, besoj do na mirëpresin. Sheh,  ke kthesa e dytë është ndërtuar një Tavernë Luksoze Kubaneze, mund të shijojmë tobakon dhe pije të zjarrta . Në rast se pajtohesh sonte mund të qëndrojmë aty, pastaj në mbrëmje do futemi buzëdeti në vendin ku rinia bënë muzikë instrumentale deri në orët e hershme të mëngjesit mund të freskohemi në ujin e detit që është vazhdimisht mbi mesataren.

-Jo, jo, ti shko vazhdo në të nesërmen , vizito vendet që shpiejnë në kënaqësi, une nuk mundem, nuk dua, unë shkojë këndej në këtë rrugë të trasuar me therra , dua të vizitojë librin e të kaluarës së idhët, dhe të falenderohem atyre para një-mijë e pesëqind vjetëve që na kanë ruajtur këto vende aq të bukura.

Ndodhi sërish , historia u përsërit. Vëllazërit e një gjaku u ndanë në dysh.

Naryti u nis të vizitoj të nesërmen derisa Baruti u nisë drejtë të kaluarës …

Pas shumë viteve u takuan sërish , por tani në botën e amshuar duke kërkuar nga njeri tjetri të tregojnë ndodhitë dhe peripetit…

Naryti si zakonisht shumë i entuiazmuar filloi tregimin shumë i qetë dhe i sigurt në vete.

Atë ditë u ula në Taverna, porosita një pizza italiana dhe në ndërkohë të më sjellin coca cola dhe një kafe të madhe . Në mbrëmje u takova me një shoqëri nga shtetet e perëndimit , pasi që edhe ata ishin në penzion neve vendosëm të shkojmë në ishullin jo aq larg të shijojmë lindjen e diellit. Ashtu edhe bëmë por në ndërkohë lindja idea të vizitojmë edhe shtetin e parë ku lind dielli….

Baruti i hidhëruar dhe fytyrëmërolur u fut në mendime të çoroditura. Ende shihte ëndrra që shplojnë urrejtje , gjak, varreza…

Me zë të ftohtë tha,-Unë u njohta me kalorësitë e kohës pak pas ardhjes së Profetit. Ishte rrëmujë , fluturonin kokat, digjeshin stallat, njerëzit iknin në male, kundërmonte edhe ajri…

Nuk shitem KURRË për atë që nuk jam….