“Butrinti i gjallë” i murosjes së gjallë i aktorit të madh Kadri Roshi! / Nga: Zhuljeta Grabocka Çina

“Butrinti i gjallë” i murosjes së gjallë i aktorit të madh Kadri Roshi!

 

zhuljeta-grabocka

Nga: Zhuljeta Grabocka Çina

Premiera, “Butrinti i gjallë” që u ndoq mbrëmë nga qindra spektatorë në Sallën e Teatrit Popullor, në sallën që mban emrin e tij, ishte përtej kujtimit të dhjetë vjetorit të ndarjes nga jeta të Kadri Roshit!

Të flasës për aktorin e madh, unë ndihem shumë e pazonja përpara specialistëve të fushës. Ata ende nuk e kanë ndërmarrë një studim tërësor mbi prurjen e tij në artin e aktrimit të mjeshtrit të madh të skenës. Por nuk mund të rri pa shprehur atë që ndjeva dje. Ishte një vetërrëfimin me figurë e zë i autobiografisë së tij! Muri gjallë i një legjende që flet! Vetëm një orë! Me dokumentarin e tij, të xhiruar në vitin e vështirë të 1998, Petrit Ruka i bën apel gjithë shoqërisë shqiptare mbi gjendjen e teatrit në këto dy dekada.

Duke e lançuar me zërin e shpirtit të tij, historinë e jetës së tij, aktori i madh lançoi gjithë historinë e themelimit të Teatrit Kombëtar. Autori i dokumentarit nuk merr përsipër të bëjë një portretizim të tij nëpërmjet roleve. Kamera plazmoi rrugën e forminit të tij si artist. Aq sa të gozhdonte fjala, të fliste përhumbja e heshtja, gjuha e trupit të atij kolosi të madh. Sekuencat sollën dashurinë e madhe të tij për artin e teatrin. E mbi të gjitha dashurinë për spektatorin që e rriti në skenë në përmjet duartrokitjeve të tij. Ai ishte aty mes nesh, i gjallë e u duartrokit në këtë rrëfim të ndjerë si përherë. Duke ndarë me ne fatin e fëmijërisë së hidhur dhe luftën e përditshme të vetëpërsosjes. I thjeshtë deri në madhështi, mirënjohës i thellë në shpirt ndaj njerëzve të thjeshtë të popullit të tij. “Autobiografia” e realizuar kësisoj troket fort në dyert e “shtetit të madh” dhe raporteve të tij në krijuesin e interpretuesin.

kadriu

Kadri Roshi

Sa e dhimbshme ishte braktisja e tij, prej 6 vitesh, nuk jam angazhuar kund, – thotë ai me pikëllimin që të vret në shpirt! Pengu i Kadri Roshit për një realizim të rolit për Ali Pashanë e madh është kapriçios si vetë fati ynë, që hera herë na qorrolliset si mallkim! Teatri duhet të ripërtërihet, me dimensionin bashkëkohor, vizionar si themeluesit e tij edhe ata nuk janë të paktë një plejadë nismëtarësh. Në fjalën e tij ndjeje nderimin për kolegun, partneritetin, krijimin e vlerave. “Mbi 30 vjet e luajta rolin e Hamletin, thotë aktori. Por asnjëherë si Naim Frashëri. Aktori tjetër i madh i teatrit tonë. Ai rol ishte shkruar për të e për t’u luajtur prej tij”- thotë me modesti Kadri Roshi. Një pjesë të tekstit të tragjedisë së famshme të Shekspirit, Atij i është dashur të lexojë, si një fragment për treguar aftësitë intrepretuese e për të fituar konkursin e pranimit. E lexova disa herë edhe nuk e kuptova thellësinë e tij, – flet ai për ato kohë. Akoma nuk e kam kuptuar edhe sot, shprehet me nëntekst i madhi Kadri. Skena është vendi, jo vetëm, ku aktrohet e argëtohet bota, por ku bëhet katarsi i shpirtit të murit të katërt të tij. Në këtë mur është edhe murosja e gjallë e kolosëve të tij.

Respekt për kontributin e madh në teatrin kombëtar të një figure unike siç është thesari që na la mbajtësi i çmimit ” Nderi i Kombit ” Kadri Roshi.

Urime krjiuesve të dokumentarit që na i sollën në vëmendje.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s