Kllapitë e lindjes / Tregim nga Teuta Sadiku

Kllapitë e lindjes

 

teuta Sadiku

Tregim nga Teuta Sadiku

Duke u gdhirë , i humba ndjenjat.Mbaj mend vetëm se më morën kokë e këmbë e më hodhën në një makinë,sirena e së cilës ulëriste pa pushim.

Merr frymë, më thoshin,se ja arritëm,po të therrurat që më vinin e iknin në mes e mbaronin në fund të barkut , më bënin të humbja ndjenjat.Kur vija në vete ndjeja që buzën e poshtme e kisha bërë copë së kafshuari nga dhimbjet,njësoj sikur më qëllonin  me shkopin e gomuar.Po unë nuk e zbërtheva dhe nuk e zbërtheva, gëk nuk nxorra.

-Shpejt mjekun,çau heshtjen një zë,teksa më shtynin për tek një derë e hapur tej e tej.Ka grevë sot , nuk e sheh, se çbëhet ,ia preu tjetri në nevrik e sipër.Një thikë më hyri mu nën bark në krahun e majtë sa mbeta pa frymë dhe ma preu fillin e mendimeve.Rashë dhe humba.në një thellësi të errët,ku s’dija nga t’ia mbaja.Ulërimën e sirenës e kisha akoma në veshë ashtu siç ndieja dhe therjet dhe thikat mbi e nën vete.Mundohesha ti hapja sytë po nuk shihja asgjë.Vetëm murre dhe errësirë.

-Këtu,jo atje, dëgjova një bërtitje pas klithmës Ujrat, plasën ujrat,teksa kërkimet vazhdonin akoma.Ujrat diku duhet të derdhen, mendova, dhe fillova të jepja e të merja duke shtyrë veten me forcë përpara.Ulërima e sirenën nuk më çitej nga veshët. Po na ndjekin, kjo ishte ashiqare.Një lojë kukamshefti mes policëve dhe të huajve.Kapnin kudo ku të gjenin, në rrugë, në shtëpi në punë,burra ,gra, fëmijë. Ç’të gjenin përpara, i hidhnin në makinën e policisë me sirenën që ulëriste sa kishte në kokë dhe i ngucnin në një dhomë të gjithë.Kur plotësohej numri i mbushnin autobuzat dinga dhe i zbarkonin në kufi.Vetëm këtë mëngjes kapën një dyzinë pasi i ndiqte ajo makina me sirenë.

-Edhe pak, forca,-bërtiti njëri.

-E pashë,zgjati kokën dhe bërri prap lart,ia ktheu tjetri.Kujdes, na duhet i gjallë,erdhi një zë si nga fundi i një humnere, ku unë rashë brenda në të.Kur arrita në fund të humnerës i thirra mendjes,po akoma isha në dilemë,të dorëzohesha vetë më mirë,apo t’u ikja vjedhurazi,nën hundë.Për vete nuk më bëhej shumë vonë,po foshnja, çdo të bëhej me të vallë ?!Rendja me vrap, nga më shihnin sytë, frymëmarrja sa po vinte e po më vështirësohej.

-Rast i vështirë, ka nevojë për forca të specializuara.Shpejt të fillojë Operacioni. Flitej se kishte filluar një  farë ‘’Operacioni Fshesa’’. Aty mu prenë leqet e këmbëve.Tani e kisha punën pisk.Ajo makina e policisë me sirenën që ulërinte rrugëve do na ndiqte këmba këmbës deri sa të na kapte e të na ngucte brenda.

-Është shumë e ngushtë, dëgjova një zë , kur bëra të hyj në një rrugicë për ti shpëtuar makinës së policisë.Nuk mund të vazhdoja dot, frymëmarja po më shpejtohej,mbi kokat tona dëgjoheshin biseda ,poshtë këmbëve tona ujra , ngado ujra.Përreth dëgjoheshin hapa të nxituara Po fëmija?!.Rashë në kllapi, i humba ndjenjat përsëri.

-Maskën , shpejt maskën,dëgjova turbullt,nëpër errësirën e madhe,por nuk kuptoja një gjë:tani do më çirrnin maskën që kisha vënë për mos më kapur apo tani duhej ta vija maskën për t’iu shpëtuar edhe kësaj here,mu para hundës së tyre.Mos o zot,për dreq,punë e ngatërruar shumë kjo e maskës.

-Erdhi, po vjen në vete.Foshnjën, kujdes. Kapeni.

-……….

-Gërshërët,dëgjova dhe mu ngjeth mishtë.Tani e kuptova,po bënin gati veglat e torturimit. Qenka e vërtetë sa thuhej lart e poshtë se kur i kapnin dhe i fusnin në qeli, i torturonin me vegla të ndryshme në organet gjenitale. Isha mpirë e gjitha,s’mund të lëvizja, e jo më të vrapoja. Mblodha të gjitha fuqitë dhe i dhashë një të shtymë përpara duke bërtitur me sa kisha në kokë.Të paktën të ikte , të shpëtonte fëmija.Le të më kapnin mua e të më torturonin , po jo fëmijën,ai nuk ka faj, në asgjë.

-Prije pak nga e djathta ,dëgjova sapo erdha në vete dhe mbi bark ndieja një peshë që më rëndonte.

-Kujdes po rrëshqet,i bërtiti eprori,tjetrit.Mua sa s’më ra pika.

-U vrave bir?!,pyeta dhe bëra të ngrija pak kokën, po fuqitë më lanë dhe e plasa kokën poshtë.

-E kapa,ia preu tjetri gjithë kënaqësi.Foshnja ime,një copë mish dy kile, i mavijosur , pa frymë, ra në duart e tyre,kushedi se çdo ti bëjnë tani,

me ndova

-Bjerri, qëlloje,kape nga këmbët e ktheje kokëposhtë,jepte urdhra njëri e tjetri i zbatonte me përpikmërinë më të madhe.Ata më kishin plasur mua atje,si e pafuqishme që isha dhe po mernin në torturë fëmijën.Atje nuk munda të duroja më.Copra të shkëputura fjalësh dëgjoja turbullt,kur papritur foshnja klithi.duke shqyer atë heshtjen torturuese më dysh.

-Më në fund,i gjallë,shfryu një zë femre.

-Më në fund foli, ia preu tjetri.Të paktën është gjallë,mbaja veten me garjet e një fije gëzimi më përshkroi të gjithën.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s