Poezi nga Fejzi Murati

Fejzi murati - 1

Poezi nga Fejzi Murati

 

DRITËROIT

Bota vërtet s’u përmbys dhe jeta nuk u shua
as dielli nuk e humbi shkëlqimin e tij,
por kjo ditë për ikjen tënde u trishtua
dhe të gjithëve lotë na hodhi ndër sy.

Të ikurit i qajnë po për ty s’ do ketë vaje,
se ti le pas një mal me këngë e dashuri!
Të quajtën PATRIARK në jetën shoqërore,
po ti je PATRIARK edhe në letërsi!

 

PARA GJUMIT

Po e bëj zakon
çdo natë para gjumi,
foton tënde puth me dashuri
dhe harroj çdo hall,
harroj çdo brengë,
lodhja e ditës zhduket për çudi!
Fotua jote
ka brenda magji!

 

KUR DIGJEN KUJTIMET

Këto flakë,
këto gjuhë zjarri
luajnë me natën,
luajnë me hijet,
shkëndijat e arta në oxhak
si me magji
largojnë dhe afrojnë yjet…

E ndërsa drutë e thata digjen hareshëm,
trishtueshëm brenda meje
thërrmohen kujtimet…
si thëngjij të harruar në vatër,
zemrën time
djegin dhimbjet!

 

MIQ TË MJERIMIT MIGJENIAN

Mjerimi ulur shesh mbi sofrën e vuajtjeve
i ka zënë frymën dritës…
s’ka shpresë,
s’ka gëzim,
lëvizim si somnambuj nëpër ditënetët tona
duke u hequr zvarrë,
me gurin e mundimeve mbi shpinë.

Rrotullohemi në një cirkuit vujatjesh,
ecim, një një rrugë pa dritë,
plot mund,
në një rrugë pa shpresë dhe pa anë!
Rrugë që ngeli vetëm vuajtje pa fund
dhe ne përjetsish
miq të mjerimit migjenian!

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s