Poezi nga Lida Lazaj

Lida Lazaj

Poezi nga Lida Lazaj

 

E shtrenjta R !

Ti vozit mbi rrathët e jetës tënde
asnjë trajektore s’ka shans
të gërshetohet me një prej rrathëve të mi.

Hapësira mes nesh
është formatuar dhe ngjeshur
mehistori kilometra, njerëz,ngjarje.

Por ti e di,
që krejt kjo lagështirë e këtij mëngjesi,
nuk është vetëm prej shiu.

Bota qan.
qan bota për njëmilion arsye,
që unë si di.

S’kam se si ti di arsyet e botës për të qarë,
përpara se të mësoj,
nga ç’thellësi e qënies sime del loti,
kur mendoj për ty!

Është kaq e thellë, misterioze, mbresëlënëse
s’ka fjalë, ngjyrë a tingull,
që ta shpjegojë arsyen e lotit,
për ty e shtrenjta R,
që vozit mbi rrathët e jetës tënde
qindra kilometra larg rrathëve të mi.

 

Duke pritur pesën të bëhej gjashtë

Duke mërmëritur lutje
me sytë në qiell
e krahëkryqëzuar,
retë me ngulitjen time
arnonin pjesët e grisura,
për t’u shndërruar
nga gri, në të zeza,
e zemra ritmonte
si borak i rënë në lak.

Duke pritur
pesën të bëhej gjashtë,
në katëretreçerek kisha rrëshkitur.

Boshtin e tokës,
për t’i çuar të gjitha orët e botës nga pesa tek gjashta,
s’munda ta mbaja mbi shpinën e drobitur,
por një plep kryelartë shemba përdhe,
e mbusha me me gjak prej zemrës,
dhe e bëra laps,
për t’ë më çuar
nga pesa tek gjashta.

 

Pritet të reshë dëborë e kuqe

Mes brinjëve
po m’përvijohet një fole.

Mëngjes për mëngjes,
kalon përmes meje,
një shpend i çuditshëm.

Pasi lë një pupël
qëndron te degët
e pemës së pergjumur,
le një cicërimë
dhe zhduket.

Pritet të reshë borë e kuqe.

 

Duke pritur…

Mbaj në pëllëmbë qytetin,
si kupën e kafes së sapo pirë.

Në pjesën e dekoruar me hieroglife-lagja ku banoj,
teksa presin të reshë dëborë e kuqe,
të rriturit pijnë pije alkolike
dhe sillen si fëmijë,
fëmijët pijnë fruta të shtrydhura
dhe mendohen si pleq.
.

Përtej rrugës,
ku, nën gomat e makinave
dhe klithjes së sirenës së urgjencës
kalon trumfalisht menyja e drekës,
njerëzit si pinguinë veshur bardhezi
ndërtojnë me blloqe akulli.
kamarierët shërbejnë çaj të ftohur boronice.

 

Vdekja

S’ka asgjë për të na trembur
Kur dalim prej mëmës si gjuhëze flake,
si bima del prej dheut
ne vetë e grishim me klithmën, që jetën përshëndesim.

Pelena e parë
-cepi i mantelit të saj të zi.

Na mbron, na përgjon frymëmarrjen, hapin.

Ne dhe bima,
nuk e dimë kush e urdhëron çfaqjen tonë,
por si bima gjelbëron aromëzon, shkund frutin e shkon venitur,
dhe ne
lëmë gjurmët si mundemi
deri sa zonja vdekje
ka thyer të fundtën gjilpërë, duke qepur mbi ne
mantelin e saj të zi.

Nuk ka asgjë për frikë.

Ah, po frikë
kur vrasim
kur vjedhim
kur shkelim mbi shpirtëra frikë të kemi.

Vdekjen Jo!

Dhuratë e blatuar
për një botë tjetër jemi.

 

Dollia e fundit

Me Zonjën misterioze jemi mikesha,
por punët i kemi
secila të vetat.

E para punë,
që më vjen ndër mend,
nga njëmilion punë,
dua të kuptoj:
reja në trajtë zemre,
formohet nën shembullin e puthjeve mbi qelq,
apo njerëzia shohin renë
dhe kujtohen,
që kanë zemër.

E fundit punë,
përpara se gjilpërën e fundit
të thyejë mbi mua,
do shtroj një banket
e do të kridhemi si dy mikesha,
në shkumaparti të verës spumante.

 

One thought on “Poezi nga Lida Lazaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s