Poezi nga Lili Bimi

267225_681036381912216_1937755450_n

Poezi nga Lili Bimi
 
 
DO VIJ TEK TY…
 
Do të vij fshehurazi një natë tek Ti
në gjumë mund të jesh.
Ëndërr qiellit duke fluturuar.
 
Të të zgjoj më dhimbsesh o engjëlli im
nje puthje mbi ty do të lë
e do të pres duke të shikuar
Ledhatimi le të të zgjojë.
 
Do të marr në kraharor
nga flaka dhe prushi ndjenjat
le të shkrepin si meteorë .
 
Do të vij tek ti një natë
Vonë…
Do jem si jeta, si shpresa, si lumturia
Më ler hapur portat e shpirtit
Dua të hyj e të dal ngado si fryma, si puhia.
Do të vij!
 
 
 
ULUR MBI STOL
 
Kujtoj fjalët e tua
zjarr dashurie
 
… netët pa hënë
puthjet në rrugë
 
Shikoj stolin ku thurnim ëndrra
asgjë s’ka mbetur, asnjë gjurmë
 
Më kap mërzi e rëndë
 
Kujtimet e marra sot me dallgëzojnë
 
Buzëqeshje s’kam më
as për zemër trumcaku
 
Sa shumë të desha
syri më loton
 
S’e zë asnjë varg
këtë natë me trishtim marr malet
fushat në shtegtim
 
Tek një stol i ulur
qaj e këndoj
Zot
më mëshiro.!
 
 
 
MË BËJ PAK VEND TEK TY!
 
Të strukem sonte
në vargun tënd pa rimë.
të bëj një sy gjumë
në qepallat e syvë Tu
që grishin për çdo natë.
 
Hape dritaren e zemrës,
se po çmendem
përqafomë.
 
Le të dale nga trupi im
lëng dashurie
të mbulojë të tërin me puthje
të vë kokën në gjoksin tënd vullkan
të dëgjoj si rreh ajo zemër.
 
Të puth, të gëzoj , të qaj në lotin tënd
të notoj sonte….
Në dashuri!
 
 
 
NDOSHTA!
 
Do zgjohem trembur në mesnatë
e të kërkoj udhëve të zjarrit
ta përpush hirin e mbetur
të stinëve që ikin me trishtim
 
Ndoshta do të kërkoj buzë detit
këmbëzbathur gjoks hapur
anijen të ndal diku mes valësh
e qiellin ta puth me ëndrrat vargëzim
 
Ndoshta do të kërkoj në stinën e vjeshtës
kur gjethet do përplasen udhëve
e zogjtë e trembur do ikin nëpër hapesirë
Ah! Sa dua të takoj këtë natë
 
Kur acar kam në lekuren time të hollë
të mbështjell me këtë jorgan nate
e të mbaj ashtu në këtë zemër,
që si orë e kurdisur rreh vetëm për Ty
 
Ndoshta do luaj me eren që fishkëllen
Matanë dritareve me shi, që bien pa pushim
Mbi xhama lagur nga lotët e mi
Në vetminë e stinëve, harrimit tim…
 
 
 
SHKODRA IME E DASHUR
 
Përmalluar i jam gjirit tënd
prej ditës që mora rrugën e mërgimit.
U treta larg udhëve të botës, mall i kujtimit
etja e kthimit…
 
Ti, ëndrra ime e gjallë s’ të zë asnjë varg.
më mungon qielli yt, tretur larg.
Një prag…!
U bëra zog vjeshte, zhuritjes që djeg e djeg.
ky zog atdheu, cicëron, më ndjek.
 
Më ndiej nënë, baba!
Më ndiej motër, vëlla!
Shkodër, Atdhe!
Kudo që jam zemra për ju, rreh e rreh.
 
E huaj jam, tretur kurbeteve…
Kam veç një fole!
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s