Ëngjëll për djall (ditën me diell) / Poezi nga Teuta Osmani

16603049_741847402640402_175619651455617703_n

Poezi nga Teuta Osmani

 

Ëngjëll për djall (ditën me diell)

Babushi im, ,babush
Po të qaj jo vetëm që ike
Jo vetëm që më le vetëm
Jo sepse jam larg nga ty
Edhe i vdekur e i gjallë sikur të ishe
Do mbetesha e do jem jetime
Jetime me këtë dynja të pazakontë
Qe natën të vrasin e ditën të qajnë
Që ëndrrat që pash t’i mohojnë
E se ëndrra po ndjek e s’e di se ku do shkojnë
Baba ,më le në këtë botë plot pikëllim
Në këtë milet që s’ka as besë e as mirësi
Të hanë si krimbi drunë
E e gjallë të jesh e e vdekur kërcu.
Baba, baba ,baba .
Po të thërras nga fundi i botës
Ku fillimi për mua nuk gjendet
Edhe pse e di rrugën
Andej nga erdha nuk më sosin këmbët
Baba ,ohh sa mall kam
Dua të shpërthej nga shpirti e të plas
Nuk kam njeri këtu e as afër
Por as larg nuk më duhen e për çfarë?
Ata ,vetëm kohën e syve shikojnë
Ku ka erë e furtune të gëzojnë
Ku ka s’mirë e interes lumturojnë
Si të jetë një Djall për Zot

Baba , ata s’e njohin Zotin
As ëngjëllin me flet Baba
Ata ,dhe sorrave fletët ua përkëdhelin
Sepse ,kështu janë mësuar të nxijnë jetën që në prag.
Baba, të lutëm bëhu edhe njëherë ëngjëllin im
Me duar e këmbë ,me kokë e sy
Me fletët e tua të arta
E me mëndjen e mprehtë ashtu siç di ti
Unë ndjehem fëmijë e fëmijë gëzoj
Sepse djajtë po o shoh ,po i shoh
Ato janë vetëm për mizerablën jetë
Nuk janë për fëmijë e për ëngjëllin të vërtetë
Unë mundohem të japë dashurinë
Me shpirt të zjarrtë e të mirë
Ata ,po ma shkelin sa pa mbyll sytë
E as në ëndërr s’ma lenë për këta dy sy
Të shoh se rrjedh një e vërtetë
Që më mban gjallë e pse s’kam vdek.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s