Poezi nga Fatbardha Xhani Myslimaj

16650367_1581922591836291_474172142_n

Poezi nga Fatbardha Xhani Myslimaj
 
 
GABIM
 
Fol, të thashë dikur me zemër
Fol, të thashë sërish me sy,
Ti gjatë heshte
dhe shumë më fshehe…
 
Unë s’ isha fllad që lehtas pëshpërin
Unë s’ isha lule që të deh me aromë
Unë s’ isha diell që mes rrezesh ndrin
Unë s’ isha zog që ëmbël cicëron…
 
Njeri si ti isha me drojtje gatuar
Të gjitha mirësitë i mbaja në duar
Të gjitha t’ i falja, mjafton të m’i kërkoje
Gabim i madh, që nuk fole!
 
 
 
ÇASTI ËSHTË VETË JETA
 
Jeta është ajër
Ajri është grimca dashurie
Dashuria është aromë
Aroma është ringjallje e jetës…
 
Jeta është ujë
Uji është tretje në nxehtësi
Nxehtësia është djegie nën flakë
Flaka është drita e dritës
Drita është e vërteta e vetme e jetës…
 
Jeta është tokë
Toka është begati
Begatia është grua me gjinj plot kulloshtër
Qumështi është pikim i ujshëm yjesh
Yjet janë ëndrra të bardha të jetës…
 
Jeta është dashuri
Dashuria është pjalmi i lules
Lulja është tërbimi i bletës
Bleta është kokrrizë e hojeve të mjaltit
Mjalti është shija e çastit
Çasti është jeta vetë…
 
 
 
SËRISH DO TË VIJË AJO GRUA
 
Sërish do shëtisë me hapa të lehtë
Do lëvizë perden e merimangave me gishta
Do lëmojë degët me mollëzat e buta,
Do t’i këndojë këngë dashurie
Zogjve e luleve të trishta!
 
Me çapa të fshehtë shtigjeve të tua të errëta
Do shkelë mbi gjethe të thata kujtimesh
Pa ditur përse akoma ty të vjen pas
Pa ditur nëse të urren apo të do
E aq me pak, pa ditur përse të do…
Me dhimbje, me lot, a me gaz.
 
Në një çast do trembet prej puhisë
Kokën do kthejë e trembur
Drejt shtegut nga treti hija jote e humbur
E bindur më pas, prej një mendimi
Se ty të gjen, sa herë të të dëshirojë fort
I ëmbli “mendim i bukur”….
 
Sepse, edhe pse të njeh mirë,
Më mirë se çdokush në këtë botë,
Ajo, sidoqoftë, të do
Me mendim të ngulët, të fortë!
 
Kështu pra, sërish do ta gjesh atë grua,
Buzë detit, në lumë, a liqen;
Ajo po vjen me hapa të lehtë
Prej ere, prej shiu, prej loti…
E ndjen?!…
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s