Poezi nga Eshref Berisha

eshref

Poezi nga Eshref Berisha
 
 
 
ORA e KOHËS SONË
 
Sahati i Kullës sonë kurr nuk shkoi sëmbari
Lugati ka zënë folenë e shtegtarëve
Si donë vetë e kurdis orën e kohës sonë!
 
Neve na i vodhën shkallët
Kush e ka radhën sot të ngjitet në lartësi?
Të gjithë ata që u ngjitën deri sot
Orën e Kohës sonë, për mbarë nuk e kurdisi…
 
 
 
ZOTI në SHËRBIMINI TIM
(Nënë Tereza në bisedë me Zotin)
 
Zot,
Ti më solle në këtë botë
Tani mbaju!
Pajtohem me caktimin e Ditës së Amshimit.
Borxhin do ta kthej
Por Ti,
Bekimin ma ke borxh.
Ti më jep shëndetin.
Fatin.
Gëzimin.
Më jep lumturinë!
Ma jetëso ëndrrën!
 
E di se Ti të gjitha i ke në dorë dhe guxon
Por një gjë unë kurrë nuk do ta lë në dorën tënde,
Që ti të ma marrësh besimin në Ty.
Jo!
Këtë, jo.
 
 
 
SHPIRT’I n’SHTËPINË e VET
 
E di Nënë, e di,
Mendon se unë mbeta pa varr
Por, mo u merako o nëna ime!
Unë shtrihem n’shtëpinë time.
 
Si shqiponjë-shpend i lehtë
Fluturova nga Amerika n’Dardani.
Erdha n’shpi.
 
Mo kërko varr për mua, nënë!
Jam n’fluturim, n’Qiellin tim.
 
Nënë, kush kërkon varr për mua?
Derisa Dollinë e Lirisë
Në një kupë me Gjergj Kastriotin, pi
Nën Qiellin tonë, Iliri.
 
Në Tokë, det’e qiell
Më mëson të kalëroj xhokun e bardhë
Me heshtë, retë e zeza t’i shpoj…
Të gjitha m’i mëson.
 
Nga Greqi e Hallstatt
Mga Spanjë, Itali, Greqi e Rumuni
Kudo që të më kenë hedhur trupin tim çakajt
Në Mëmëdheun tonë jam
Se këto troje ishin Iliri.
Janë.
Dhe nesër prapë do jenë Iliri.
Nënë, ti k’të, mir’e di!
 
Anipse çakajt e kanë coptuar
Me dhëmbë helmues duke e kafshuar
Prapë Trualli këtu është.
Çakajt, ashtu si erdhën, një ditë do shkojnë
Ne,
Ne do jemi përgjithmonë n’Shpi.
Nënë, ti k’të, mir’e di.
 
 
 
BRESHKA të BALSAMOSUR
 
Kush ka një breshkë të balsamosur në shtëpi
Do t’i prijë fat’i bardh gjithë jetën e tij.
 
Hidhni hapa, shqyeni gjunjë
Hidhuni në ujë, në lum
Në maje, në shkëmbinjë
Gjeni breshka, sillni në shtëpi!
 
Për të mirë po mendojmë
Për fatin e bardh
Duhet të vrasim një breshkë qindra vjeçare
Që të rrojmë vetë, sëpaku shtatëdhjetë…
 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s