TË KISHA ËNDËRR / Nga: Ramiz Kuqi

TË KISHA ËNDËRR

 

ramiz kuqi

Nga: Ramiz Kuqi

Je bërë trëndafil me gjemba. Lule gjembore !
Përgjumur më vijnë netët.Përgjumur rri mbi shpirtin e dridhur përplot drithërimë. Në asnjë sportel të shkronjave s’të shoh më. Je mbyllur si kjo muza ime.Vjen e ik..ma lë fjalën në gjysmë të udhës.
Nëpër këtë betëjë shpirti rrokullisem si ortek bore, shkëputur nga këto shkëmbinj toke.
Nata vjen shterpë. Me arna qep një faqe libri të nisur .
Në Francën e Degollit ke ikur mbrëmë. Uturijnë motorët e lodhur të vaturave të vjetra të Evropës. Gishtërinjtë e ngritur drejt qiellit. Kohë zezone.
Ç’ti them vargut sonte? Nga cila shkrnjë të të kërkoj ëndrra ime e përmbysur ?
Të kisha ëndërr. U bërë trëndafil me gjemba. Lule gjembore !
Era e Jugut ka shkrirë borën e dimrit të egër. Në natyrë u ndje aroma e stinës që m’i ka lëkundur shpresat.
Në një tavernë nate takova mbrëmë një njeri që shante veten. Gotën e verës e mbante me një gisht të dorës. E thoshte: Ti je këndellja e shpirtit tim. E me grusht i binte tavolinës duke kënduar. Në muzikë e lehtë shpërndahet labirinteve të një lokali ku era e rakisë ta zinte frymën.
Të kisha ëndërr. U bërë trëndafil me gjemba. Lule gjembore !

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s