Flogerta Krypi

16754711_1840480536226098_412976727_n-1

Flogerta Krypi
 
 
Kam lindur ekzaktësisht 204 vjet pas revolucionit francez në orën 11 pa pesë, në të njëjtën kohë kur ka filluar revolucioni. Liri, barazi, vllazëri, kjo ishte motoja që shoqëroi një ndër lëvizjet më të mëdha që ndryshoi botën. Kam zgjedhur të studioj tre fusha të ekonomisë për një arsye të vetme, unë i adhuroj numrat. Botën mund ta imagjinoj pa shumë gjëra, por kurrë pa numra dhe ndjenja. Nuk di të luaj por jam fanse e madhe e të parit gjërat pa i prekur vetë. Jam e mendimit se ta ndjej dhimbjen pa e vendosur në lëkurën time, por duke e ndjerë nëpërmjet tjetrit. Mund t’ia dalësh të shmangësh shumë gabime fatale. Jam e çmendur për botën që jetoj, por shumë normale për botën nga unë vij. Duke qenë se kur erdha në këtë botë asgjë nuk më përkiste vendosa ti jap vetes një emër që çdo kush ta kishte të lehtë për ta mbajtur mend ndaj une quhem Gerda Deutschland. Jam hija e një femre që nuk e njoh shumë mirë dhe është e vetmja e panjohur që më frikëson. Unë jetoj në trupin e saj, por ajo ka shumë klas për të jetuar në shpirtin tim rebel. Dashuroj me gjithë qënien time dhe besoj me çdo qelizë tek ajo që dua. Në këtë rrugëtim jam unë dhe destinacioni im. Çdo gjë ndodh ndryshe është vetëm për të plotësuar jetën time. Historia nuk më vjen nga pas, nuk është as përpara meje. Unë e shkruaj historinë. Një ditë do të shkruaj historinë e një femre të lartë. Historinë e Flogerta Krypit.
 
Flogerta Krypi ka lindur më 14 korrik 1993 në Tiranë. Shkollën e mesme e ka kryer në gjimnazin e përgjithshëm Abdulla Keta në Tiranë. Ka nisur të shkruajë poezi që në moshën 11 vjeçare duke u bërë pjesë e botimeve në gazetën e gjimnazit ku ndoqi studimet. Ka marrë pjesë në konkurse të letrare ku ka qenë dhe fituese e çmimeve të ndryshme ku më së fundmi në konkursin kombëtar P.E.N.A me poezinë “Në funeralin tim”. Ka ndjekur studimet në “Berlin School of Economy and Low” për Strategic Marketing. Aktualisht është në përfundim të studimeve për financë kontabilitet pranë Akademisë Profesionale të Biznesit, zgjedhje kjo e lidhur me pasionin e madh për numrat. Është bashkëshkrimtare në dy vëllime poetike, si një nga fituesit e konkursit, konkretisht libri: Hapat dhe Në nëntor. Në vitin 2014 ajo erdhi në treg me vëllimin poetik “Të prisja” dhe dy romane “Gjurmët e hijes pa emër” dhe “Premtim në puthjen e fundit”. Më 26 tetor 2015 botoi romanin “Premtime të gdhendura në qiell”, vashdimi i romanit “Gjurmët e hijes pa emër”.
 
 
Vepra të autores:
 
 
 
8789988
Premtime të gdhendura në qiell ( roman )
 
 
 
6256838
Gjurmët e hijes pa emër ( roman) 
 
 
 
6162674_orig
Të prisja ( poezi) 
 
 
 
1886932_orig
Rrëfimi im ( roman) 
 
 
 
2369446
Në dasmën time ( Roman)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s