Poezi nga Enkelejda Pashaj Murataj / Shkëputur nga vëllimi poetik ” Para pasqyrës”

Enkeleda pashaj murataj

Poezi nga Enkelejda Pashaj Murataj
 
Shkëputur nga vëllimi poetik ” Para pasqyrës”
 
 
Gjethja
 
Nga pema një gjethe
ra duke rënkuar
e grisur, e zverdhur
paskohëve trazuar
 
Mbi trupin e brishtë
askush nuk mund të shkelte
të mbetej ashtu,
kujtim i hidhur vjeshte.
 
 
 
Dashuria juaj
(I kushtohet prindërve të mi)
 
Dashuria juaj më fal këngën,
që trishtimit ti them ik.
Dashuria juaj më fal forcën,
që të zmbraps dallgët trazim
Dashuria juaj me fal bukurinë,
që Afërditën të sfidoj.
Dashuria juaj më rikthen shpresën,
për të nesërmen jetë- sfidë.
 
 
 
Loti
 
Loti nga sytë pikoi
faqeve u rrokullis
në buzë përfundoi
pak vend kërkoi.
 
Buza lotin s’ e pranoi
mbi mjekër rrëshqiti
mjekra e tradhtoi
as ajo se priti.
 
Loti prapë rrëshqiti
fort në zemër trokiti
priti ta pranonte
brenda saj ta ftonte.
 
Loti i pashpresë vrapoi
një vend tjetër kërkoi
detin kishte pranë
aty u shkri anembanë.
 
Deti nga keqardhja e pranoi
shumë gjatë nuk e mendoi
loti i hidhur derdhej thellësisë
mirënjohje me shenjën e kripës.
 
 
 
Me fjalën
 
Me fjalën
tjerrim mendimet.
thurim vargjet.
ngrohim zemrat.
Zbojmë thëllimet.
 
Me fjalën
godasim ashpër.
ndezim urrejtjen.
ledhatojmë ëmbël
shprehim dashurinë.
 
Me fjalën
presim mikun
lidhim besën.
zbukurojmë jetën.
mbajmë gjallë shpresën.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s