KËRKIM JETE MBI VALË (poemë e arratisjes ilegale nga atdheu) / Poemë nga Elsa Koxha Cenaj

elsa-koxhaj

Poemë nga Elsa Koxha Cenaj
 
 
 
KËRKIM JETE MBI VALË
(poemë e arratisjes ilegale nga atdheu)
 
dhembja ka rrënjët e degët e gjata,
totalitarizmi gjysmëshekullor
kur truri, palcën e kurrizit e magjen
na e thanë, na e fshinë
në emër të mirëqenies së njeriut,
në emër të barazisë së klasave…!
 
me dekrete e ligje, na ndaluan dhe besimin në krijuesin
ata, Demonët, veten shpallën Zot.
në kafaze na futen, që të na kufizojnë mendjen
duke u përpjek, të na fikin edhe shkëndijën e fundit,
rrezen e ëndrrës e shpresës
ua mbyllën shtigjet ditëve të bardha të jetës
 
Rrënjët e kësaj dite, ushqime, dhembje e mjerimi
janë më të gjata, kalojnë kufijtë e dhembjes,
rrjetë e së keqes që ngulfat ka atdheun e shqipeve
mëmëdheu që dirgjet, në mosha e stinë
bashke me rininë e dëshirën për jetën,
e agime të bardha të ditës së re
 
për bukën,
për dritën,
për buzëqeshjen,
për lirinë,
për dashurinë…
për lutjen e Zotin.
 
 
II
 
 
në udhëkryqe kohe
sot duhet dhënë fund dilemës
për t’u nis në rrugën e dhembjes,
rrugën e vdekjes, a shpresës
enigmë që s’i dihet fundi…!
pikëpyetje e madhe pa shpjegim,
që vezullon në horizont
 
në këtë kohë kur s’gjen peshojë
t’i matësh gjërat reale
pa u hamendur, rron a jo…!
do ndjehesh ma mirë.
që ia provon rrezikut,
sytë nga qielli, kërkon mëshirë
një fije shpresë drite,
për vete, për familjen
në kërkim të jetës së re
mbi shpindë të valëve.
 
 
III
 
 
ikëm nga shtëpia,…
natën në terr si të ishim hajdut
nga shtëpia jonë, nga atdheu ynë
cilët ishim në numra,
apo figura shahu,
që ngjasonim në njerëz…!?
cilët do jemi, e a do jemi nesër…!?
dilemat që rëndojnë, …
por rrugën duhet marrë
drejtë e në det, në shpindë të valëve…
ikim sikur të ishim të huaj.
Si të mos kishim votër e as oxhak
djep, shtrat, nënë e as babë
 
gjaku na është tharë nëpër vena
në përballje me valët, me detin…
me dhembjen, e me jetën…
në rrugë për në tokën e premtuar
mbi valën me tronditjen e jetës,
ngarkuar me frikë e dhembje
unë s’jam vetëm, me fëmijët,
janë dhe mijëra e mijëra të tjerë
që shpresa për ditë të Re
na i verboi sytë, i jemi hedhur valës
në që dje, sot, na kanë vrarë në shpirt…
ata të pa Zot e të pafe.
 
 
IV
 
 
mbyll sytë,
vajzat mbaj për dore,
në gomone mbi valë
e mpirë, asgjë ma s’më bën përshtypje
as e ditura, e as e pa ditura…!
sa e sa shpirta, plot shpresë e të pa fajshëm,
s’arritën të zbresin në portat e parajsës së premtuar
mbetën në rrugë të harruar,
rrugës së ferrit, rrugës së vdekjes.
që s’e përfunduan kurrë
 
mendja lehtë peshon.
Tru as gjak s’i kanë mbetë,
frika,
a do mbërrinim,
a do na hedhin nga skafi
kur e si do mbërrimë
sikur dhe lutjet kishim harruar…
vetëm fjalën O Zot…O Zot
atë që me dekada u munduan ta poshtërojnë e dhunojnë..
 
Zot, mëshirona ne,
hape rrugën nëpër këto valë…
 
 
V
 
 
strajcë kujtimesh të përziera me dhembje
të shpresës së thyer,
kripur me lotin e prindërve që i lamë duar tharë
e pafajësinë e fëmijëve,..
që në duar i mbajmë e shtrëngojmë
për një ëndërr…
e jetë të Re…!
a edhe shumë-shumë dhembje të reja…!?
 
derisa mendja përplasej në matje të vdekjes a jetës
ndoshta fëmijëve gjithë kjo u është duk si lojë,
lojë në skaf të vdekjes, lojë me valën…
kaltërinë e detit…!
mirë që s’e ndjejnë e as s’e dinë, këtë rrugë të vdekjes,
për qindra e qindra bashkëvendës
det o det, që s’u ngope kurrë,
të pamëshirshme, valët tua përpinë aq shumë jetë
në përmbytje të madhe,
përfunduan rininë e shpresën shumë djem e vajza
Rini e përmbytur, jetë e pa jetuar.
 
 
VI
 
 
nëntor i ftoftë,
uji i akullt e shpirt i ngrirë
bashkë me britmat e herëpashershme që dëgjohen…
klithje vdekjeje…janë ato
që skafistet mbajnë sekretin e tyre
fare s’ka..?
askush asgjë nga frika s’tregon
sikur jemi verbuar, e as s’dëgjojmë…
ata, kryeneçet, që nuk dëgjojnë…
i hedhin në Det..
histori e dhembjes përfundon në kacafytje me valët
a me asgjësime nga ndonjë peshkaqen.
fat të tillë, pat dhe një i ri, njëzet e pesë vjeçar…
e hodhën në gomorja thellë në det…
si një gomone të prishur
për ata, gjithë ne mendonin se ishte budalla
 
buzët e trupi dridhej,
nga frika e të ftohtit
në pamundësi të ndihmës…
bëheshim se pranonim dhe skena të tilla
prej budallait,
asnjeri s’mund të vihet as në shërbim
të kokës se vet.
në këtë natë të errët me një gjysmë hënë të lodhur..
trupi përballet me valët e vdekjes.
 
 
VII
 
 
bos të krimit,…
që merreshin me klandestin.
të maskuar, me zë si të thellë,
që të humbin ngjyrën e deshifrimit
për tridhjetë minuta paralajmërojnë arritjen
dhe fundin e tmerrit, thonë…!?
shiu i imtë që binte
u bashkua me lot dhembjeje e gëzimi…
cili do jetë fundi i kësaj maratone mbi valë…!
 
zë i thellë
urdhër lëshoi
mbërritëm, zbritni,
shpejtë, shpejtë…
duhet ecë
veshur nëpër ujë,
edhe një qind metra këmbë
e s’ka ma…
në tokën e premtuar
ngjarje, si të jetë skenar filmi
me aktorë të dertit e dhembjes,
nëpër det me rroba vesh,
panik, secili kërkon njerëzit e vet…
mungon një djalë i ri kryeneç
mësohet se e kanë hedhur në det.
,mallkoja veten pse gjendesha
në ketë rrugë pa fund
enigmë…
pse?
 
 
VIII
 
 
e keqja e tme
Elsa Koxha Cenaj
Elsa
Lulja “enderr”
Nje enderr jete,
nje rruge me lule shtruar ,Shtigje te njoma
gjelberim vezulluar,
nisa andej,nga mund te ishte fshehur dashuria
Andej ,nga ku mund
te prekej lumturia,Andej,nga ku mund ti kaloja
momentet e trishta,Te ruaja lotin,
mos ta vriste durimin ,Te rri sa me gjate
ne enderr
e te shijoj bukurine …
Ne cdo haperim bashkeudhetar
mund te bej zhgenjimin ,
dyshimi te mbjelle
te keqen ne palce e ne shpirt ,
ti thuash “Mjaft
vetes” e te ndalish hapin
ne vazhdimesi kohesh dhe
ta duash me ndjenje shpirti,
…Ne shtegetimin tim te enderres
shumcka duhet te me sherbeje ,
si mesim i mire burimi ,
Secili,duhet te kuptoje thelle
gabimin e bere
e te mos e zeje frikesimi
e kerkoj permisim e shenje pendimi
Eh asqe mendohet kurre nxitimi
me hapje te shtegtimit te ri
Seshte e sigurte kurrsesi
se gjerat do te perseriten me te njejten trajte e forme
As te ndalet loti ne syte e mi
dhe asnje garantim per lulen-Enderr
te enderruar ne kufi te pacaktuar …
A do te kete per te vyshkje ‘?
A do te jete e pa vyshkeshme’?
Eh një dite dhe ajo, si ligj natyre
do të vyshket ….
kaq shpejt e kaq pa kuptuar
Lulja Endërr do te shkojë drejt Venitjes…
 

One thought on “KËRKIM JETE MBI VALË (poemë e arratisjes ilegale nga atdheu) / Poemë nga Elsa Koxha Cenaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s