Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

dhimiter kokaveshi

Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

 

PROVOKUAR

I provokuar, bukurive
shkëputja
shpirtin!… Si meteor.
O meteor i shpejtësive
zjarret
shkëlqimeve!… U fiken.
Ashtu, si digjesh
mes galaksise harruar
nuk dua
pika prehjesh por
as lëshuar
zjarret e shpirtit!…
Të mos m’i ftoh.

 

BUZËQESHJA E FILIZËS

Të vështroj në sy
Dhe TI!…
Më rritesh pa kuptuar
Të qortoj…
Dhe mallëngjimi ytë
Lotit i qendron.

Të ledhatoj!
Gëzimi yt nuk përmbahet
Të shtrengoj,
Aromën e lules thith
Atë që gjithësia
Më afron.

Buzëqesh!
Sado larg që mund të jem
Tjetërkujt
Nuk i përket.

Vështrimi yt aq i pastër
Aq i pastër…
Ska pasqyrë
Që e vret.

Lodra jote është e lirë
E vrullsme
E shkujdesur…
Si jehonë!

Kraharori ecën
Ecën dhe zgjerohet
Me të rrahurat e zemrës…
Çdo sekond.

 

LOZONJARJA
Lodron me fjalët
Gëzim…
Pa kufi.
Fjalët që shpreh!…
Një simfoni.Notë e ëmbël
Zëri
Plot dritë.
Pasqyrimi në letër
Reflektohet
Nga sytë.Jeta jote, shprehur
Ligjerim
Në ton.
Pasthirmat e tua
Pa fund
Jehonë
Dhe në mes të muzgut
Dritën,
Përçojnë.

Si vetetimë je
Gjarpërushe
Moj lozonjare,
Në fillim të mijëvjeçarit
Katër vjeç
I mbushe.

Lodrat e tua…
Pa mbarim.
Si një shtrëngatë në qiellin
E pastër
Zbret… në prehrin tim.
E kthjellët
Si burimet kaltëroshe
Rrjedhin, rrjedhin shpejtë
Me jetën, bukuroshe.

Shpesh…
e rrëmbyeshme,
Furtunë.
Kërkon
Strehëzën të fshihesh
Kur qiejt
Na kërkojnë
Na shkarkojnë dhunë!

Duke vëzhguar
Dhe pse e vogël,…
Mediton!
Duart, pa dashje…
Kryqezon.

Kokën ngrë…
Mbi lartësi.
Loti i qiejve derdhet
Me çdo shqetësim
Që kam për ty
Na lagen sytë.

Ti!…
Me çiltërsi
Pa fund
Flokët,…
Shpupurisur
Lendinë pranvere,
Sapo ajo ka nisur.

Krijesë e ëmbël
E njerëzisë
A e gjen era udhën
Që ka nisë?!…

E pastër, e ëmbël
E shkujdesur
Kjo moshë.
Mes furive
Dhe dallgëve të jetës
Ti!… O engjëll,
Në çdo moment
Me të mundet…
Të ndryshosh.

 

DËSHIRAVE

Ftohtë!… Sa ftohtë
natës
derdheshim dhe humbisnim
magjitë!…
Afroje… mëngjeseve të tua
zvarritur
mbi një gllënjkë drite
hapësirat?…
Plot kaotik, si kjo dashuri
mistrece
si edhe nata dhe natës?…
Nuk u hapëm.
Nuk kishte frymë, u vonuam
dhe hyrjet
filluan zbehjet
në dashuri?… Në dashuri
Nuk ka përkthime.
Të pabindura shtrembërimeve u hapën
si errësirat
kërcenin mbi ritmet e mendimeve tona!…
Kjo gjithësi.
Një gjithësi!… Në një gllënjkë
drite
kaosin do mbyll por jo dritën.
Dhe drita?!…
Mohonte ngrohtësitë
në një cep
aty ku zgjeroheshin dhe hapeshin
horizontet!…
Mbi skena pozonin dhe lidhnin
yjet, mes gjithësisë!…
Aty shkonin e vinin mendimet tona
ndërsa unë dhe Ti?…
Ne!… Numëronim filozofit që nuk u pranuan
stadeve
të abstraktes u përballëm me jetën
po vjel urimet!…
Mbi ç’do dashuri.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s