Poezi nga Zamira Agalliu

16682036_725804627582542_4046353507103136253_n

Poezi nga Zamira Agalliu

 

***

Fjala është ura e ylbertë e çdo ndjesie
Dy skajet e së cilës lidhen me të njëjtën ngjyrë.
Nxirrni nga buzët ngjyrat e petaleve
Të mund të shijoni pjalmin e saj!!

 

Vetsakrifikim që të tremb

Mëngjezi erdhi vrejtur ,i ftohtë akull
Vargmale të çuditshme krijuan luginën përmidis
Me gjuhë perëndish deshifrojnë emrin tënd
Si një pjellë e shtërzuar ku zbrazin tmerr e frikë
Kso çastesh më sundon nata
E tundon gjer në imëti
Tekat e vetvetes ledhatuan
Zogjë e shpendë shtegëtar
Kuptojnë ardhjen e vjeshtës
Me rënien e shirave të parë
Dëgjoj trokitje në derën e mendimeve pa kufij
Rënkimi i detit hynë gjer në shpellën e shpirtit
Si bucimë shurdhuese
Dhëmballët e lodhura përtypin mendueshëm rasterinë
Situata të reja vë në provë jeta që kërkojnë me ngut frenim
Sjell në mend njeriu kohë të vyera, njerëz të bekuar
Gjer në cakun e zhbërjes
Kapërcim portash të hekurta kryqëzuar
Duke thirrur emrin tënd
Kjo s’mund të jetë teatër
Është vetsakrifikim që të tremb.
Toka ime , ma jep bekimin si Nënë.

 

***

Sonte.
Ishte i vetmi yll në qiellin tim
E doja
Më donte
Mbytur në trishtim!!

 

***

Më pëlqen të humbas duke luftuar.
Ata që do të vijnë pas meje, të thonë :
“ishte një luftëtare ”

 

Oshëtima !

Ti s’duhet ta dish një të fshehtën time
Që xhelozin tënde e lexoj dashuri
Mos fluturo për të qenë i mrekullueshëm
Kur edhe mungesa jote më çel në gji .

Mos vall u dashurova me oshëtimën atje ?
Dhe jo me detin e thellë blu
Mos vall u dashurova me mungesën ndër ne…
E nuk jam dashuruar ende me ty !?

 

Dyzim

Me natyrën tënde nuk mund të luaj
Por stinët e mia nuk dua që ti vras
Më quaj murtajë, por vetëm ti mos vuaj
Që të urrej dhe të dua në të njëjtën mas.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s