Poezi nga Brunilda Ternova

16810010_1345069728885176_1950983838_n

Poezi nga Brunilda Ternova
 
 
Brunilda Ternova është poete, shkrimtare, gazetare, ndërmjetëse kulturore dhe përkthyese për gjuhët: Shqip, Anglisht dhe Italisht. Merret me përkthimin e artikujve dhe librave nga italishtja në shqip dhe anasjelltas, dhe ka botuar në Shqipëri dhe Itali artikuj të tematikave të ndryshme. Në fushën e teatrit ka bashkëpunuar me shoqërinë teatrale “Teatri di Vita” të qytetit të Bolonjës.
 
 
 
Banor i kohës
 
N’fund të kohës kemi me qenë veç pluhun,
dhe galaksitë kanë me i ushqy’ kujtimet prej nesh,
duke përshëndetë çdo grimcë tonën yjore,
në nderim të nji epoke t’pavdekshme.
Dhe prapë, si përherë,
do t’jetë sikur t’mos kishim ekzistu’ kurrë,
t’përjetsuem nga ligji i Njishit
tu jetu’ n’kujtime tjera,
në nji shumësi dimensionesh që kurrë s’i kemi përjetu’
tu pësu tingullin e kohës dhe t’muzgut,
prapë, mund të jemi si përherë,
t’vetmit banorë të kohës … si nji demiurg yjor.
 
 
 
I tejdukshëm asht thelbi
 
Ke pasë fatin për me qëndru n’kët botë,
dhe asht shumë serioze mënyra si i jepesh jetës,
tu kthy’ fjalë, o tu nxjerrë prej fundit,
t’ndërgjegjes tande që s’asht ma e qetë.
Asht e ditun që diskutimi asht i lodhshëm e shterpë.
ndërkohë që vrojtimi i nji mbretnie ma t’mirë shpesh prin,
kujt i trembet dielli kur shkëlqen dhe përpëlitet?
Dhe çfarë asht që dielli don, kur era e përhap qetësisht?
Nëse ylli mysafir i gjymtyrëve tona do t’ish e çdo qelizë
mbi fizikun e shpeshtë nji parajsë e re që lind,
ç’kuptim kemi me i dhanë kohës sonë që përzgjatet?
Ndoshta nji hapësinë me kapsulë t’zbrazët,
me litarët e kohës t’ankoruem, t’shtrimë dhe t’përdredhun,
ndoshta thelbi i ftohtë dhe i tejdukshëm i mendjes sonë.
Perspektiva ma ban t’arsyeshme kët’ tokë qiellore
e, përgjat cikleve t’modifikimeve t’thella
identifikimi im si nji kozmonaut në tokë
m’ban pjesë t’konfiguracioneve t’reja.
 
 
 
E papërshkrueshme
 
Asht kaq e rrallë që kam mund’ me të gjetë ty,
n’mes duhmës së ekzistencës sime t’ngrohtë dhe t’paqëndrueshme,
në nji të kryeme të tejshkueme përvëluese,
tu i shprehë gjanat ndërkohë që lufton kundër kufijve,
secilit prej atyne që i ekspozon në diell, lakuriq dhe kalimtarë.
 
Asht kaq e veçantë që kam mund’ me t’taku ty,
tu ngritë dallgë, tu shkatërru’ bregun me forcë e me djersë,
në nji të tashme që duhet rregullu’,
me shpirtin e tejmbushun duke shpërnda urrejtje dhe dashni,
në nji kohë t’papërcaktueme, ndërkohë që përballesh me diçka t’naltë.
 
Asht kaq e pazakontë që kam mund’ me t’zhvarrosun ty,
e ndalun dhe e habitun, eklektikisht pranë meje,
në nji rizbulim t’ndrojtun i gjithi për me u kuptu,
ndërkohë ajo gjaja e naltë të merrte në gji t’saj,
duke u ba forcë e natyrës në nji përjetësi t’madhnishme.
 
Asht kaq e çuditshme që s’kam mund’ me pasë qasje n’ty,
që kërkon vërtet me u ba, çka intimisht je,
në nji t’ardhme që duhemi me e ba sërish,
në diçka t’naltë që të tjerët i tejkalon,
si psikostazë e shumëfishtë për atë që ecë solemnisht.
 
 
Apo(e)teoza e nji dite
 
Vjen nji ditë e lartësohesh fatale,
dhe palat e mendimeve t’tërheqin,
për mos me t’lanë qetësi n’vetminë tande t’zhurmshme,
tu intonu’ frekuenca t’ndryshme n’mënyrë supersticioze.
 
Tu thithë energjitë e botës që ishte dhe nuk asht ma,
dhe tu e ndjekë veten nëpër rrugët e braktisuna t’qytetit tim,
nji ditë kam me e fundosë n’asgja jetën time t’improvizueme,
tu të sjellë ngadalë nji mllef mashtrues.
 
Asgjaja dhe gjithçkaja kanë me më folë për lot nji ditë,
tu e pranu’ dhe mohu’ si zakonisht t’kundërtën e përsosun,
e dashunueme n’pasqyrën time t’magjepsun do t’i kërkoj që të flasë për mue,
duke e çliru’ mllefin tand n’fluturimet e mia pindarike.
 
Si shaman i shpirtit n’trupin tand t’panjohun,
dhe gjithmonë pranë për tu zhytë nji ditë e zhveshun prej energjive,
në relievin e gjoksit tand të drejtë e të paprekun,
kam me mbështetë padepërtueshëm dashninë time të fshehtë.
 
Duhet me të dashtë sërish nji ditë,
dhe a e di, duhet delikatisht me mësu’ me të dashtë sërish,
me të tregu’ me shikime naive dhe t’qeshuna përvëluese,
ndjenjat e reja që i ndeshim rastësisht.
 
Tu peshku pyetësorët e moshës sime t’ambël,
e nëse ti kishe me pasë, kishe me mund’, me qenë edhe ti nji Parsifal i ri,
n’kërkim t’sendeve pa vlerë dhe të kupës sime t’shenjtë,
atëherë po, kisha me pasë, kisha me mund’, kisha me qenë… nji ditë.
 
 
Përshtati në gegnisht Orjela Apolloni
Advertisements

One thought on “Poezi nga Brunilda Ternova

  1. Pingback: Katër poezi nga Brunilda Ternova | Kallnori

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s