Poezi nga Myrteza Kasi

myrteza-kasi-1

Poezi nga Myrteza Kasi
 
 
 
DHEU I TOKËS MËMË
 
Një plak i moçëm më tregoi një natë:
“E di, o bir, pse trimin Skënderbe,
S’e përgjaku asnjë heshtë e asnjë shpatë?
Ai mbante në gji një grusht me dhe!
Nga dheu i tokës mëmë – një grusht me baltë!
Iu bë Gjergjit mburoja më e zjarrtë”!
 
 
 
NJË KËNGË DESHA TË THUR
 
Për ty Atdhe,
Një këngë desha të thur!
Një këng’ të bukur, të dlirtë-qelibar!
Të harmonishmen këngë e plot nur,
Burrnore si dhe Ti!
 
A do t’i gjej mendimet,
E fjalët do më rrjedhin lumë,
Po unë mir’e di,
Se ti Atdhe
E zemra jote,
E rruga jote plot lavdi,
Janë më të dlirta!
Janë më burrnore!
Janë më poezi!
Se çdo poezi!
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s