E DOJA PIKTURËN, POR ZGJODHA KËNGËN – Intervistë me këngëtarin e mirënjohur të muzikës popullore, RESHIT BOKA / Bisedoi: Eltona Lakuriqi

16899997_407071169647910_1102013392_n

E DOJA PIKTURËN, POR ZGJODHA KËNGËN

Intervistë me këngëtarin e mirënjohur të muzikës popullore, RESHIT BOKA

Bisedoi: Eltona Lakuriqi

 

  Pyetja: -Ju jeni një këngëtar i mirënjohur i muzikës popullore. Po sot në tregun e muzikës ka shumë këngëtarë të gjinive e llojeve të ndryshme te muzikës. A mendoni se tregu i këngëtarëve  ka nevojë për një rregullator?

Përgjigje: -Tregu i këngëtarëve sot në Shqipëri është relativisht i shumëllojshëm, ku secili këngëtar gjen veten e tij. Kam përshtypjen që vetë koha dhe niveli i gjithësecilit bën diferencën dhe kushdo ka audiencën e vet. Sot jane televizionet ata që promovojne vlerat e gjithësecilit, por jo të gjithë kanë mundësinë monetare të ekspozojnë e të tregojnë vlerat e tyre. Në Shqipëri mungon një institucion i mirëfilltë që të merret me talentet, siç ka qenë dikur, kur kishte shtëpi  e institucione të tjera kulture.

   Pyetje: – Çfarë po kërkojnë të realizojnë këngëtarët me videoklipet e tyre, dukjen apo talentin?

Përgjigje: – Ka nga ata këngëtarë qe i japin shumë rëndësi pamjes vizuale, që është pjesë e pandarë e videoklipit. Rëndësi ka fabula e këngës dhe melodia, dhe padyshim interpretimi profesional i këngës, orkestracioni… Për mua personalisht, nëse këta komponentë janë në nivel të kënaqshëm, ana vizuale duhet të jetë sa më thjeshtë. Ky është mendimi im personal, pa paragjykuar të tjerët.

   Pyetje:  – Bashkëpunimet me tekstshkruesit, kompozitorin etj. Janë një faktor i rëndësishëm në realizimin e një kënge me nivel dhe të pëlqyeshme për publikun. Cilët janë bashkëpunëtorët tuaj të vazhdueshëm?

Përgjigje: – Bashkëpunëtorët e mi ndër vite kanë qenë autorë tekstesh  si profesori, poeti, miku im i mirë Z.Jorgo Papingji, kompozitori Edi Balili, kompozitori Fatmir Lela, pinjoll dhe ruajtësi i vlerave të folkut, vëllai i klarinetistit legjendë Remzi Leles Çobanit.

16923570_407071216314572_2046734279_n

Pyetje:- Kur një këngëtar quhet i suksesshëm për ju?

Përgjigje: – Një këngëtar quhet i suksesshëm atëherë kur del në skenë, i meriton duartrokitjet dhe e do populli i tij, gjithashtu kur i këndohen këngët e tij në çdo ambient familjar apo shoqëror. T’ju tregoj një rast unikal me sinqeritet: Sapo u kthyem nga një turne në Itali, në Savona, ishim në dt 17 dhe 18 shkurt….Përveçse u pritëm jashtëzakonisht mirë nga shqiptarët që jetojne atje , jemi mahnitur nga një italian, pronar i një restoranti të madh, Stefano quhej, i cili në restorantin e tij kishte këngët tona që i transmetonte për klientët e tij, pjesa më e madhe e të cilëve ishin italianë. Rast unik, pasi nuk besoj se ndodh shpesh…U befasuam sinqerisht.

   Pyetje:- Cilët janë miqtë e tu më të mirë artistë? Çfarë ke mundur te mësosh prej tyre?

Përgjigje:- Miqtë e mi këngëtarë janë kolegu i përhershëm, me të cilin  bashkëpunoj prej më shumë se 20 vitesh, Bujar Cici. Pastaj janë edhe Greta Zani, Artiola Toska, Valbona Halili…..Pa dyshim që kemi marrë dhe dhënë shumë me njëri – tjetrin, sepse ky profesion është i bukur dhe ka sekretet e veta specifike.

   Pyetje:- Pse keni zgjedhur pikërisht rrugën e këngëtarit?

Përgjigje:- Unë në fakt në tetëvjeçare kisha talent për pikturë dhe njëkohësisht edhe këndoja bukur, pra e kisha të lindur. Por nuk vazhdova për pikturë,  vazhdova talentin me kitarrë akustike dhe elektrike. Nja dy kitarra i kam bërë me duart e mia para viteve 90. Dilnim nëpër mbrëmjet e vallëzimit që organizoheshin në shkollat e mesme, ne dekadat e majit e pastaj në vijim në aktivitete të ndryshme të ansambleve popullore, pjesëmarrje sporadike, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Por, gjithësesi nuk jam pishman që zgjodha këngën dhe jo pikturën, pavarësisht se, po të ulem të vizatoj, e shikoj që nuk më ka humbur talenti.

16923943_407072106314483_2101865554_n

   Pyetje: – A do të kishte ndonjë motiv për të cilin ju mund të linit profesionin e këngëtarit? 

Përgjigje:- Vetëm ndonjë arsye madhore do më detyronte ta lija këtë profesion. Më është bërë ushqim i pandashëm nga vetja, nuk rri dot pa kënduar dhe pa luajtur në instrumentin e kitarrës. Kam nja tri a katër të tillë në shtëpi së bashku me pianon. Në këtë të fundit luajmë të tre së bashku me Oltën dhe djalin, Stivin. Stivi është këngëtar në Tv Klan tek spektakli ” E diela shqiptare “,njëkohësisht muzikant kontrabas në Akademine e Arteve. Për Oltën nuk po flas më gjatë, sepse ajo njihet.

 

eltona

Bisedoi: Eltona Lakuriqi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s