Mjeshtri i mjeshtrave: Kujtoni Cvajgun. Ai ka 75 vjet që ka vdekur / Nga: Namik Selmani

stefan-zweig

*Stefan Cvajg*

Mjeshtri i mjeshtrave
Kujtoni Cvajgun. Ai ka 75 vjet që ka vdekur

Nga: Namik Selmani

Ej, ju lexues të njohur e të panjohur. Ju lëçiës që pak kohë nga koha e ditës ua merr dhe kronika. Në këtë ritëm që na e ka dhënë dhe politika e ditës kujtohuni pak për këtë datë. 22 shkurt. Një muaj pak i ftohtë. Ju që keni lexuar klasikë e antikë, haike dhe tercina. Libra që numërohen me miliona në botë për botimet e tyre. Kujtohuni se sot 75 vjet më parë mbylli sytë në Brazilin e largët Mjeshtri i Mjeshtrave Stefan Cvajg. Ishte larg atdheut, larg Evropës e mbase e kishte të sigurtë që gijotina naziste, prej nga iku një ditë, nuk do ta godiste fizikisht. Edhe pse ai e kishte siguruar në gjallje kujtesën më shumë se diktatorët e kohërave. Kushdo që më pyet për autorin tim më të preferuar, unë do të thoja me zë të lartë Ai dhe vetëm Ai. Cvajgu mjeshtër që të bën mjeshtër të rrëfimin e tij kaq të thyeshëm, mjaft që ta shohësh me sytë e shpirtit të tij të madh. Që të lexosh meditimin.

Shihni pak portretet e tij. Shikoni jetën e Maria Antonetës në penën e tij psikologjike. Janë nga gjithë bota. U mor me Tolstoin e madh. Dhe në to ai hodhi sa e sa fakte. O zot, sa shumë detaje historike, psikologjike, që lidh fjala e tij e artë.
Nuk edi sa sa e përktheu Brazili, po me shkollimin e tij ai ishte austriak, gjerman francez. Dhe dihet nga të gjithë se shumë herë shkronja e mësuar të bën me atdhe të dytë. Me një atdhe që nuk ka nevojë ta artikulosh në pasaporta, në dogana, në kuvende bote, në prag të kampeve të internimit. Jo, Cvajgu ishte Cvajgu, me kulturën e rrëfimit Rilexojeni pak Amokun, Novelën e Shahut, “24 orë nga jeta e një gruaje”!
Diku kam lexuar se Shtëpitë Botuese në Shqipëri e kanë nën mëngë atë kur duan para, se ai është shumë herë goditës me atë që ka shkruar
Do të kujtoja sot një detaj nga libri për Leon Tolstroi. Ka shkruar dhe të Dostojevskit. Kur i vdes e ëma Tolstoit, thotë Cvajgu, Tostoi mbyllet brenda. Gati murgërohet. I kujtohen se si në shekullin XVII komandantët e ushtrive të kohës në Spanjë u mësonin me vdekjen, me guximin ata në një formë të çuditshme. Shkonin nga shkonin dhe në darkë flinin të gjithë në arkivolë. Ku Vdekja ishte pranë dhe larg.

Mund të mos keni në duar lule për Cvajgun. Është larg Brazili. Po përherë lexojeni. Shumë herë. Ai është larg në vend e në kohë. Shumë larg. Po Cvajgu është pranë me mesazhet që sjell, me fjalën-Çudi që na jep të drejtën që ta quajmë MJESHTRI I MJESHTRAVE!

 

namik

Nga: Namik Selmani

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s