NJË UDHËTIM I SHPEJTË ME POEZINË E POETES DIANA ZHITI / Nga: Qemal GURI

NJË UDHËTIM I SHPEJTË ME POEZINË E POETES DIANA ZHITI

 

qemal-guri

Nga: Qemal GURI

Diana Zhiti një poete komplekse për nga pathosi dhe ngjizja estetike dhe, edhe për nga forca e mendimitn që e përshkon fenomenin e saj krijues. Ajo rrok një pafundësi motivesh dhe i pasqyron ata mjaft bukur e me këndvështrim origjinal. Edhe pse ende nuk kemi në duar një vëllim të saj ne kemi ndjekur krijimtarinë e saj nëpërmjet FB dhe kemi evidentuar një krijuese mjaft dinjitoze dhe frytdhënëse, me një pasuri figurash letrare dhe operimi vargnor. Nuk dua të zgjatem por po hymë direk e në analizën e shpejtë të tharmimit të saj poetik me një varg të admirueshëm.
Ja çfarë shpreh pathosi i shpirtit të poetes Diana Zhiti, kur uron për Vitin e Ri:”bërjen në mijëra thërrime të trupit të vet dhe dërgimin e tij si pëllumba të lindura nga thërrimet, zemrave që rrëhin”:

“Në parvazet, pas xhamit të qëndroja .
Të çukisja me sqep e nga një pupul t’u lija mbi xham,
me gugurima zëmre Gezuar t’iu thoja
se për së gjalli nga njëri thetri u ndam.”

Ky shpirt është një pathos i gjallë dhe ky pathos shprehet bukurisht edhe për dashurinë që “si zog i pulatur” gufon, kur “Melodia e valsit” e “thërret nē vallzim”, ku “Shtrënguar fort pas njëri tjetrit kraharorët s’pipëtijnë /… në heshtje ndjenjat vërshojnë si krua,/ llavē dashurie zamra zēmres me ëndje pimë”.
Dhe menjëherë ajo kalon në apostrofim të gjallë: “Mbamë në krahët e tua si det i qetë të lëkundem,/ përpimē në qënien tënde le të humbas atje për jet,/ petalet e trëndafilta kësaj vale të shkunden,/ të kuqojë si diellperëndimi i veres të flakëruarin det.” Ajo na tregon se si “Mollëzat e gishtave lēmojnë lëkurën e lëmuar”, se si ndjenë “të përshkojë trupin tonë valë të prushëruar”, ku “buzët në fushëlulëkuqe një fije peri i ndan.”
Poetja na dëshmon se ajo është heshtje që flet. Është një heshtje e dhimbshme që vuan thellë dhe që i referohet dhe gjenë prehje vetëm te e mbinatyrshmja: “Hesht të lutem …,/ mos e fut thiken me thell/ se une ate dite qe te thash se te doja/ betim bëra me dorēn mbi ungjill.”; “Hesht./ Edhe pak dhe do të tradhëtohem ./ Mëshira është kaq pa shpirt e mizore./ Mos e bëj prap të përgjërohem/ që jam kaq e brishtë”, “Tē lutem hesht./
Se gjuha i thyen kockat si kērc i një fëmije”, “Lamtumirë i dashur,/ se ndarjet nuk jamë kaq të lehta/ mësohu pra të dashurosh/ se unë plot isha e plot mbeta/ mundohu këte ndjenjë hyjnore të kuptosh”.

12573673_911837452256965_1570066346494682850_n

Diana Zhiti

Duket sikur poezitë ndjekin koronologjikisht njëra-tjetrën nganjëherë, apo lozin rol plotësues. Ndoshta kjo ilustrohet edhe me poezinë “I pafytyrë” që ajo e bën edhe më të përbotshëm shqetësimin e saj mëmësor dhe prej poeteje: “Ç’gurë lëviza e nënë të s’të gjeta,/ jo trajtë fytyre, një farë si pjellë e diallit,/ të të emëroja asnjë fjalë s’gjeta/ përbindësh i harrlisur në krye të varrit.” Dhe kështu bën autopsinë e tij e pastaj thotë: “ndaj unë vë nē gjumë fëmijë të uritur/ dhe i falem zotit qe s’duket askund/ Megjithatë prap jam i “lumtur”se më ka premtuar/ një vēnd në”parajsë”,/ Ku?/ -në botën tjetër, / por më do të zbathur dhe të gjunjēzuar, / me faqe të nxirë nga dora e tij e egēr.”
Në poezinë “Tradhëtia” ajo jep diagnozën e saj prej një kënvështrueseje precize: “Ti nuk fle dhe llucën tinëzisht më fut nënë rrogoz/ Por heshtja ime e zgjatur tregon demostrim/ dhe qëndrim si shënjë e rezistencës, rigoroz. / Se çibanët nuk i duron dot ky kurrizi im.”, apo: “Më e tmerrshme eshtë kur syrin t’a nxjer/ “vllau “tinëzisht,/ se masandaj t’a mer kalanë nga brënda”.
Përshkrimi poetik na jep konkludime të thella: “Gangrena shekullore e tradhëtisē/ ushqehet me gjak të pastër/ dhe është aty nënë vello nusëron,/ kali i Trojës, nuk ēshtë vetëm një dhe është
i mbarsur/ si njerkë e vjetër pjellën e sajë të keqe zbarkon.” Dhe në fund duke dhënë mendimin e vet, thotë: “Mos u fshih kot nënë rërën e Saharës/ se je struc dhe nuk i shpëton dot syve të mi/ erën e ndotë dalloj që larg, mësim nga të parët/ pështyma është pak tradhëtar e faqezi”.
Këndvështrimi i saj është i përpiktë e tepër i hollë. Shpesh ironia e saj e hollë bëhet mjaft therëse, si te “Për të “mirën”time”: “Sa gjëra bëhen për të “mirën” time/ dhe une si “naive”që jam (nuk)e kuptoj,/ dua të thyej çdo gjë ta bëj thërrime,/ ç’e “mirë”është bërë për mua ta shkatërroj./ Më thanë e “lumtur”të rroj në një burg të madh,/ t’më ruajnē korba të armatosur,/ për të “mirën”time diellit i vunë gardh,/ Qelia ime e vogël dhe e mjerë,/ fëmijët të “lumtur”megjithse të uritur,/ për tē “mirën”time të fortifikuar bunkerë/ dhe jeta ime në duar për gjak të babëzitur.” Dhe konkludimi i këtij tharmi është rrënqethës: ” Durimit të pa skajshëm i erdhi fundi,/ si buçja që rrëmben këlyshët në dhëmbë/ arratinë mora, si gjithë të tjerët/ për ku ?!!!!!!!/ Akoma s’kam mbërritur gjëkund/ pēr të mirēn time/ vëlla/ se e “mira” s’ka fund./ Sqota i xhveshi pemët, gjethet mbetën rrugëve/ e shpirti në gardh./ Korja e kripur në trastë./ Këmbët gjakosur udhës shtruar me gjëmbaç./ Për të”mirën” time vazhdoj të heci pa kthim/ me kokën e kthyer gjithmonë pas”
Biles te poezia “Grabiani” ajo e jep edhe më të rrënqethshëm realitetin e hidhur të epokës së monizmit, atë realitet burgosjesh dhe internimesh familjare: “U rrita në rrugët e tua të baltosura/ që at here kur shkoja në klasën e parë/ fytyra të muzgëta dhe të lodhura/ na rrethuan përqark fëmijë të zbathur/ me sy kureshtarë/ Për ta,ne qemë krejt të huaj/ si të ishim nga një tjetër planet,/ disa që prej at here u distancuan/ dhe, der’sa u larguam, ashtu mbet’/ Mu u desh shumë përpjekje për të mbijetuar/ se duke u rritur lidhjet njerēzore/ shumica i prisnin/ se edhe disa prej tyre që fëmijë/ luanim/ me kalimin e kohës bënin sikur/ s’më njihnin/ Ai fshat kish dele por dhe shumē/ ujqër,/ dinosavrët gëlltisnin milingona/ të cilat punonin pa pushim edhe/ natën/ se për të ngopur ariun duheshin/ miliona. /… Atje në pyllin e dëndur të Grabianit/ ku çelnin ëndërrat si manushaqet/ ndēnë ferra,/ rininë, dēshirat dhe dihatjet e xhanit,/ nënë baltë atje, një e nga një, i/ varrosa të tëra.”
Po pse këto konkludime kaq të hidhura kalojnë mbi kurrizin e ca njerëzve që shtypen si mizat nga një skotë tjetër njerëzish. Autorja na e jep këtë në poezinë “I imi ideal”:

“E kam të pamundur të pajtohem me idetë e tua shterpe
se i imi ideal prej teje eshtë “vrarë”,
ndaj rrugët tona ndarë që në kohë të hershme
ti lëvron me terrorr ndërsa unë ngadhnjimtar.
Nuk besoj në ligjëratat e tua, nuk kam besuar kurrë
se kam bindjet e thella bazuar në llogjikë,
dhe ato nuk ç’rrënjosen dhe të më djegēsh në furrë
ndaj i dridhesh idealit tim i kredhur në frikë.
Pse me ngutje po mbledh dhe thërrimet e mbetura
ndoshta e ndjen se fundi të ka ardhur,
të trëmbin deri në kockë fytyrat e heshtura
që tashmë ç’do shpresë u ke mardhur.
Boll pra boll me intriga mashtryese
se edhe durimi s’të nxjerka askund,
të “urtët”rrahin gjoksin me grushta dërrmuese
dhe gotën e helmit rrëkëllin me fund
Ç’do gjë që kam mund të ma marësh
edhe lëkurēn se të duhet për këpucët e tua,
por nuk mundesh kurrē të ç’rrënjosësh
ëndrrat, shpirtin dhe idealin mua.”

Jo pa një përgjegjshmëri thellësore hidhen edhe motivet dashurore. Në to ajo dëshmon një ndjeshmëri të thellë dhe një pasion të spikatur dhe shumëkëndvështrimor e dimensional. Kjo dallohet në poezitë: Lotë dashurie, Ku të gjej një shok, Më thoje, Zëmër që rreh vetëm njëherë, Si mund të ndryshoj ?, Guguftu, Eja, Mall, A mund të dashurojë? Por ç’të të jap?, Lodër me ziarrin. Poetesha Diana Zhiti është një vëzhguese mjaft e hollë e natyrës njerëzore dhe bashkëveprimit të saj me botën përreth. Gjithashtu pasi përshkruan ndjenjat njerëzore dhe pathosin e një shpirti të dashuruar apo të tradhëtuar, jep edhe detaje të një reflektimi të thellë.
Në tharmimet e saj mjaft të ngrohta gjejmë ngjizje të mrekullueshme: “Nuk di kush të zbriti nga ai qiell./ Ç’perëndi?!/ Di vetëm që mu çfaqe si kometa/ e luan me mua një kërthi/ me flakët e tij tē nxehta”. Me anën e pyetjeve të fuqishme retorike pasqyron forcën e shtysës misterioze të dashurisë: “Ç’është ajo që më shtyn drejt teje?!/ Ç’perëndi?!” apo “Cili zgjoi pranverën në zëmër të dimrit?!/ Cili zot?!/ Ç’më hodhi në gjuhët e flakës?!/ Ç’forcë perëndie?!” dhe pa dhënë një përgjigje arrinë në një përshkrim të brishtë të metaforizuar dhe pasionant: “Petale prushi shtroi si qilim persie/ qirinj udhës llampadarë plot/ të shkoj unë si zanë perëndie.”
Diana Zhiti, ka një mënyrë të veten të të dhënit të notave dashurore në poezi. Në disa poezi ajo është aq e përpiktë dhe e përkorë, sa nuk të lë asnjë hapësirë që ti si studiues të hedhësh fjalët e tua mbi analizën që bën, por vetëm me një instikt të fuqishëm të përdorësh arsenavin vargnorë që ka përdorur poetja: “Ti më thoje që puthjet që do të jepja të/ ishin njëmijë/ e unë gjithmon i shumëzoja me dhjetë,/ në parvazin e dritares me ankth të prisja/ të vije/ por koha nuk ecte e më dukej se do të/ prisja një jetë/ Numëroje se sa ” të dua” do të thoja/ që lule të çelnin sa më shumë/ por unë numrin pa dashje ngatërroja/ se doja që lulet e mait të mos soseshin kurrë ./ Më thoje se po t’më zinte gjumi/ mund të të humbja pa pritur/ ndaj s’mbyllja sy e gjora/ por zbrisja mizëri yjesh e i vendosja/ mbi buzë/ e mbi qerpikët e tu të ndritur./ Sa e gjithë bota më the se me doje/ dhe se do të zgjaste dashuria gjithë/ jetën time,/ fillova e marra me pëllëmbën time/ botën të masja/ dhe jeta mu duk një thërrime.” Të gjitha pyetjet dhe përgjigjet, të gjitha misteret dhe mrekullitë, i gjithë shpirti dhe pasioni poetik i poetes kanë zbritur mbi këto vargje të koncentruara.
Por dashuria ka edhe përmasa të tjera, që rrallë i gjenë në poezitë e viteve të fundit. I tillë është edhe reflektimi i të ndryshuarit, si te poezia: “Si mund të ndryshoj?” ja si e jep këtë ngjizje poetike me thellësi mendimi dhe estetezimi, por duke thirrur në ndihmë edhe vetë natyrën e bukuritë plotërore të saj: “Më thoni iu lutem si mund të ndryshoj/ i dashuri prej meje me duket se lodhet,/ ësht’ diçka që s’vete, kam zënë të dyshoj/ e kam , por ç’është dhe nuk di ku ndodhet?/ E kam si zakon të flas shumë për zogjtë ,/ humbas midis tyre , bëj krahë edhe unë ,/ dhe ata për dreq vijnë herët më zgjonë/ kështuqë atë, padashur, lëmë pa gjumë./ Kusur kam dhe lulet si heq dot nga vetja,/ jam kail të mbjell rreth shtratit ku fle ,/ dhe andej prej xhamit të jetë hapur perdja/ të flas ca me hënën ashtu ndënë zë./ Mos më flasë për detin se i vura flakën/ nē mezin e natës në ç’do orë qoftë. e terheq prej dore të lozim me dallgën/ në të gjitha stinët, nuk përmbahem dot./ … /E për ç’gjumë flasim , do flemë kur të vdesim./ të shijojmë jetën tani sa s’është vonë,/ dhe/ në është natë qirinjtë të ndezim/ në afshin e epshit sa shpejtē agon./ Kush më thot pra se cilēn nga veset/ tani që i dini , më duhet të heq,/ apo të shkurtoj ca nga përkëdheliet/ që tē mos ma mari si pêr huq të keq?”
Poetesha nuk bret kur ngjizë vargjet e saj; ajo është një plazmuese e qetë që e përbanë tallazimin e saj. Ja si na e jep te “Eja”, ku pasioni dhe natyra bëhen njësh si mish e thua: “Eja i dashur para se bota të përmbyset/ dhe planete të ngurtësuar t’më mbulojnë/ para se dielli përtej muzgut të ngryset/ E njerëzit e k’saj bote t’më harrojnë./ Eja mes dallgës para se deti të shterojë/ e guackat përfundësisht të bëhen kocka/ mbi to pulëbardhat trishtueshëm të vajtojë/ duke mbajtur një zëmër të thyer në doçka./ Eja lëndinës ku gurgullon ëmbël një krua/ para se pema e blertë kërcu të mbetet,/ nuk dua të shohë mileti se si vdes një grua/ në zgavrën e trupit të sajë mbuluar me gjethet.”
Aty ku ajo e ndjenë të nevojshme apo edhe kur nuk e ka preokupim, i drejtohet edhe vargut të krijuar nga populli dhe mbi të ndërton një plazmim të ri si te: “Guguftu”.
Një motiv krejt i lehtë dhe gati i përditshëm, por madhështor në motivimin njerëzor përshkruhet në një formë fine si në: “Ku të gjej një shok”. Dhe, edhe motive më të thjeshta e njerëzore jepen nga një mendje e holle që zotëron sy të mprehtë depërtonjëes në: Zëmër që rreh vetëm njëherë. Ja si i plazmon mendimet dhe pasionet poetike tek e para: “Ku ti gjej o zot thërrimet e mia
të humbura/ që kanë mbetur andej këtej në perëndime,/ këpucët e grisura s’ë hecuri në xhugla/ që kore të vërë e të ndalë hemoragjinë kjo zëmra ime/ Myshkun e faqes që vadit një krua/ për gjysh, për babë edhe për mua./ Pēr tok , pēr qiell edhe për diellin që u shua,/ për livadhin e lulēzuar që më su gjelbërua./ Kënga eshtë vaj qyqesh qē klithin/ se rrënjët ullirit urithi po i shqyen me mani/ dhe pemët kokëulur gjethin po shtien,/ deti pushton shpirtēra mbuluar me sharpin e zi/ Ku të gjej një shok të ketë krahët e nje shqipe/ dhe zëmrën e një mali që kurrë s’fjeti,/ të ketē në zëmer shkrepëtimēn e një drite/ dhe mëndjen e ndritur të një profeti.”
Kurse në poezinë e dytë duke qenë më e shtrirë dhe më e hapësirshme si vetë deti dhe ndjena, ajo plazmon kështu: “Në buzë të detit një zëmër e përgjysmuar përpëlitet,/ në duart e pamëshirshme të dallgës jetën/ e sajë po jep,/ me syte drejtuar nga një trup që kuturu/ avitet,/ therrime rëre me gishtat e hollë në një/ guackë bosh po mbledh./ Vështrimi iu shua në një pirg rëre që e/ përpiu vala/ që bashkë me zëmrën deti i lagët i/ pushtoi/ nga buzët e sajë belbëzueshëm/ dilte fjala/ dhe sytë e saj boshe në pafundësinë e/ detit drejtoi./ Vargjet përkëdhelin valët e shkumëzuara/ si pulëbardha/ dhe zëri humbet ne thellësinë qe nxin/ si vrer,/ i thurin ballada atyre zëmrave/ të rralla/ që dinë të rrahin dashurisht vetëm/ njëherë.”
Për ajo ngre edhe probleme e pyetje që kërkon t’i japë përgjigje, p.sh. si te: “Kush është fajtori?”. Në poezinë me po të njëjtin titull ajo shkruan: “Kam filluar të besoj se askush tjetër pëveç meje/ Sepse të dhashë të drejtën të abuzosh mbi brishtësinë time/ Të dhash gjithçka duke iu nënështruar fatit dhe duke menduar/ se “kështu është shkruar”/ Të lejova të më heqësh lëkurën e parë dhe pastaj të dytën,
të tretën,/ e kështu me radhë/ derisa s’më mbeti gjë për të mbuluar lakuriqësinë/e ti qesh me shëmtirën që krijove/ Arkitektin nuk e shoh/ se tashmë jam kthyer në mermer të heshtur e përlyer me gjakun tim,/ me një fytyrë të shpërbërë nga goditjet/ Në shpatulla kam një mal që më ka gjunjëzuar/ Vetëm të qeshura dëgjoj , të një përbindeshi që më tmerron”, kjo është ndjë dashuri që e ndrysh një forcë e një maskulloriteti brutal e që brenda poetes ngrihet furishëm si një shpërthim i brendshë, ku ajo luan rolin e luaneshës për të vegjëlit: “Nuk jam në gjëndje t’i dal zot evlatit kur bukën ia rrëmben nga dora/ por përulem duke mbledhur thërrimet qe bien nga sofra e Qesarit/ që të mbijetoj/ Por ti nuk sheh nga përtej mureve të harremit tënde të fëlliqur.” E për ta mbyllur, shfaqet edhe roli i rreptë i kësaj luaneshe: “Pastaj do të mar frymë thellë ,
do ti mbush bulçitë me erë , mushkeritë me vetëtima e do ti derdh mbi ty/ o faj/ që të mos harrosh kurrë se nuk lozet me ziarrin/ dhe pastaj thuaj po deshe se fajin e kam unë./ Për shpit të gjyshit , aq më bën.”
Por kjo nuk është fundi; ajo duket se kalon përmbi forcat njerëzore dhe bën stop edhe lajthitjen më të përligjur që jeta mund t’i ofrojë, por që tok me të i sjell edhe provokime të kundërte. Ndoshta, vepron mirë apo keq, ajo nuk i jep rëndësi më tepër se sa të mbrohet karakteri konformist edhe pse vetë është një natyrë jo konformiste. Këtë e shohim te poezia “Këtu vera nuk arrin”, e cila duket se është një rrjedhojë sepse gjurmët e plazmimit të saj na kanë dhënë detaje të freskëta dhe mjaft afersore e jetësore, pavarësisht se autorja e vesh shpalosjen e saj me mantelin e metaforës: .

“Një rreze e bukur më zgjoi herët me ledhatime të ngrohta .
Dritaren hapi shkujdesur një zog gjithë shënd e verë.
Megjithese dimërat këtu janë shumë të ftohta,
si sot , buzëqesh e hap krahët duke pushtuar retë një Diell.
Nuk vonoi shumë .
Retë u dyndën në çast si për të thënë se dimri s’ është larguar .
Një fiollë shiu me grimca dëbore si flutura bien e shkrihen në barin lagur.
Të gjithë zogjtë u zhdukën e kënga gazmore ka pushuar ,
currilat e strehëve prej ngricës , pikë loti kristalur.
He…. Dreq .
E kush u mat me dimrin që të matet një Diell
e ca zogj të veckël krahëprerë?!!!
A nuk sheh lakuriqësinë e natyrës e retë e zymta në qiell ?
Këtu në fund të botës nuk arrin të vijë asnjëherë një verë.
E jo……
Nuk e lë këtë dimër të zgërdhiet pas xhamit fitimtar
ndaj dola e yryshtin mora shpejt.
Mora , çdo gjë që më doli përpara , zvarrë
Veç rend , rend në atë shtërngatë që derdh shi me gjyma mbi det.”

Poezia e Diana Zhitit është mjaft interesante dhe gati brilante. Atë ia vlen ta lexosh e rilexosh për vlerat që bart dhe estetikën e ngjisur. Ne këtu morëm përsipër që të bëjmë vetëm një udhëtim të shkurtër me poezinë e kësaj poeteje.

21 shkur 2017

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s