Poezi nga Sofia Doko Arapaj

sofia-doko-arapaj

Poezi nga Sofia Doko Arapaj
 
 
 
Ëndrrat mosmëprek
 
Çrrënjos ëndrrat mosmëprek,
ku të mundem i përplas,
bëj të mençmen, por.. më kot,
qy hap’ para e një hap pas…,
si nuk shuhen mëkataret,
po dyfish dendur shpërthejnë,
S’ më bën zemra ti këpus,
ëmbël, butë, kur më rrëmbejnë…
 
 
 
Ylber
 
Vaidi thotë se ne, nuk do vdesim,
edhe ai, ajo, thonë se ne, nuk do vdesim…
Ndezim qiririn e shpirtërave , mbi ulërimën e eshtrave,
ndriçojmë se…u frikësohemi fantazmave,
vdesim, se s’ dimë, ç farë presim…kush e ka fajin…,
por Vaidi thotë se ne, nuk vdesim dhe unë besoj Vaidin…
 
 
 
Padrejtesitë e shpirtit
 
Shoh me pushin e kurrizit,
si blu-hesh e të shëron ironia,
si të grin hunda po unë s’ kam kohë,
si thyen qelqin e pasqyrës mburravece,
vuan të ngushëllosh veten,
sepse dëshiron edhe ti, të ringjallesh,
të qeshësh ashtu si unë,
por.. nuk mundesh.
Shoh lëkurën tënde, si ndërrohet,
sa herë përdridhesh mes dy trungjeve,
sa herë me binjaket shumohesh, dinake dhe…
ec përpara…
të gjithë ty, do të të besojnë, o, po po,
më shumë se VETEN e tyre,
ashtu siç të besova edhe unë.
Dëgjoj akoma pa të parë,
si i mbyt buzëqeshjet engjëllore,
atyreve që nuk ditën ç është fundi,
atyreve që nuk njohin keq, si baballarët e tyre.
Po ti ngjan aq shumë me magjistaren e Hirushes,
sa mua m u deshën vite që të zgjohem…
Po unë u mësova tani.
 
 
 
JO! JO!
 
Nuk mësohem dot,
më zë ky gjaku i lulëkuqes,
më shtrëngon, më merr frymën,
kjo plasaritja e kores,
më çmend urija e të çarave të zemrës,
vështrimi nga lart shqiponjës,
vrapimi i kuajve të egër të trurit tim,
këmbëngulja e patkonjve…
Oh,po e di!
Gjithmonë,fjalën time të lirë e paguajnë,
çrrënjëzimi i trëndelinave të zemrës,
vrasja e milingonave të mençura,
shtypja e krahut të një fluture…
Oh, zbutmani inatin,
gërthimin e patkonjve këmbëngulës,
mos thyej më zemra, se nuk më kanë asnjë faj…
 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s