UJI / Tregim nga Zhaneta Barxhaj

zhaneta-barxhaj

Tregim nga Zhaneta Barxhaj

 

UJI

Gërmushur mbi tavolinën e punës teksa shihte shiun, që pllaquritej xhamave, hija e tij lëvizi. Në fillim ngadalë e i përgjumur, pastaj paksa më shpejt, thua se ndiqte  ritmin e shkallmuar të qiellit. Sërisht ngadalë ngre shtrojat e natës, për të harruar ikjen e së djeshmes. Në çastin e kohës së vetëtishëm, ne kalojmë nëpër kohërat racionale dhe sisteme deduktive, sa një hapje qepallash.

Ja! :- nis  e mendon me vete

Në morinë e gjërave të njëpasnjëshme rutinore, duhet të pihet kafja. E fortë, me dy sheqer dhe gotën e madhe të ujit.   Uji, ky element që na duket i thjeshtë është vetë  vetja jonë. Uji brenda dhe jashtë qelizor, uji që rrjedh nëpër gjithë qënien viskoze dhe na jep një tjetër fytyrë.

Vallë si do të ishim pa ujë !? – Trungje të regjur, zhvokshur si mos më keq :- nis e qeshet me përfytyrimet gjithëfarsoje, figurina njerëzish të përçunduar i kaplojnë në mëndje.

Ndoshta kjo mori njerëzish që vërtiten si shtyllat e betonit të një sistemi, të një ideje, të një pushteti kanë mungesë uji…?!!

Si nuk e kanë zbuluar mjekët këtë sëmundje të shekullit?! Mungesa e ujit…  Mungesa e ujit me xixa apo pa xixa ? Apo mos ndoshta kanë tepri uji me xixa dhe mungesë të atij pa xixa ( uji me xixa- uji me gaz, që karbonizohet duke tretur dioksid karboni).

E habitshme që mjekët nuk e kanë studiuar këtë simptomë botërore: Mungesa e ujit dhe tepria e dioksidit të karbonit, kanë karbonizuar gjithë shtyllat e shoqërisë. Ndaj i shohim të nxirë, të shpërfytyruar, të dehidratuar për dreq. Po,mungesa e ujit e transformon njeriun, e çon deri aty sa merr pamjen e majmunit. Njësoj si në gjenezën e Darvinit. Prandaj thuhet që jemi një xhungël e madhe, pikërisht prej shtimit të majmunërisë së ujit. Mungesa e ujit mundëson depërtimin më të lehtë të viruseve dhe bakterieve në brendi të trupit, si pasojë, këto baktere ngjiten deri në tru dhe kalbëzojnë e kthejnë në mocalishte receptorët dhe mendimin e shtyllave.

Sigurisht, ky duhet të jetë shkaku, pse qielli na dergon si dhuratë shpesh të rrëmbyeshme e vërshuese nëpër shtretër ujë…

Po pse shtyllat në vend që të kridhen e të hidratohen, tremben për vdekje e ndërtojnë lloj-lloj pritash; duke filluar nga më të thjeshtat, çadrat e deri ato më të komplikuarat argjinaturat e kushtueshme, të cilat vjedhin padrejtësisht hidrimin e qënies dhe xhepat e tyre.  Frikë nga uji, apo frikë nga larja ? Apo frikë nga e vërteta?

Duhet të ngrihem e të kërkoj, se mos vallë ndonjë dijetar e ka bërë më parë këtë zbulim dhe e kanë betonizuar..!! Duhet të qartësohem përpara shpalljes së zbulimit, pasi karbonizimi nuk është i mirë për mua, as të jem i ngecuar mes betonash , por duhet kujdes…uji avullon aq shpejt, sa mund të përfundojë në një djerrnajë . Lëviz hija…lëviz drejt ujit…!!

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s