Poezi nga Marjeta Shatro

marjeta-1

Poezi nga Marjeta Shatro

 

Dua

Dua të përhumb vetes sime,
aty ku pranvera harlis magjinë e stinës
Të dëgjoj cicërimat e munguara të zogjve
Të harrohem më pas e të flas me diellin
Dua të sodit trajtat e jetës,
të mahnitem prej përflakjes e të ngjitem në qiell
Dua të humbas në ngjyrat e dritës
dhe muzikës piano që luan plot tinguj
pasqyrave të kaltra qiellit të shpirtit!

…aty ku gëzimi dhe trishtimi,
të rrjedhin njëlloj si binjakë në gjakun tim.

 

***

Mos më ler të trishtohem
Asnjë çast të jetës sime,
Jam e brishtë si lule,
Vuaj,bëhem shelg lotues,
Më mbro ti dashuri!
Ti më transformon,
Me ty eci thellësive
dhe pafundësive!

 

***

Pëlqej të luaj me dallgët
Dhe ato të luajnë me mua.

Këmbëzbathur eci pranë tyre,
Ato më ledhatojnë me kujdes.

Harroj gjithçka ato çaste,
Mrekulluar prej detit të thellë.

Unë jam vajza e valëve,
Në buzë mbaj vargje pa fund.

Rend të kap fluturat e kaltra,
Kapur pas krahëve të pulëbardhave.

Një çast sodit gjithë bregun,
Humbas në këngën e dritës.

 

***

Jeta ime zgjohet në zemër të fjalëve,
Frymëzuar nga zërat e bukur të zogjve.

Ringjallur romantika e vjetër e kohës,
Prej diellit të zjarrtë e qiellit të kaltër!

Rrëmbyer nga ëndrrat e dashurisë,
Shikoj në sytë e qeshur jetën time.

 

Në shpirt

Në shpirt mbaj ëndrrat dhe shpresat e mia,
pa shpërfillur përditshmërinë jetë monotone
të rikthej ty, sa herë jam e trishtë,
si në sofrat e zotave, Febusit apo Apolonit
e largët më vjen lashtësia e dëshirave të mia.
vetëm për një çast, do i ndaja hapësirat
do ndalja udhëtimin e rrotullave të botës
T’i bashkoja këngës sime, fjalët e tua
Unë e dehur, në sonatën e përjetshme.

 

***

Dashuria ime lundron në mendimet e tua,
qiellit më të lartë, ëndrrash fluturim
Rendim përditë drejt njëri-tjetrit,
Në horizontet pa mbarim të dashurisë,
Me shpirtrat tanë të ndjeshëm në pranverë,
Ti bëhesh bletë e unë lule që të thërret!

 

Vatra shqiptare

Në motin e viteve, kur shqipja pikonte
Gjakun e bijve, shkrepave liri
Burrat e lashtë mbledhur rreth vatrës
Ringritën më lart, flamurin kuq e zi.

Përmendore të reja qiellit më të lartë
Gdhendi historia, në çdo shkëmb e gur
Përkrenare arbrit shndriste fushëbetejës
Për tokën e të parëve , rënë në luftë fli.

Ish kohë e martirëve, lindur përmes flakësh
Plagëve të atdheut, truallit coptim
Klithma e shpëtimit robërisë së egër
Rilindjes shqiptare, thirrjes për bashkim.

Si lulja e parë, çelur në thëllim
Konica do sillte pranverën lulëzim
Me gërma të arta dhe shpresën në gji
Flakadan ndezi Noli qiellin shqiptari.

 

Vatra

Vatër moj, vatër shqiptare
Përmbi shekuj flakadane
Për atdhe e për flamur
Burrat përkulen në gjunjë

Shqipëri ti mos ki frikë
se ke djemtë në Amerikë
fjalën fjalë e bukës bukë
emrin gdhendën në çdo gur.

Krahë hapur, shqipe e malit
klithmë e djepit për liri
zëri yt kthjellon qiellin
dhe çdo trim kthehet martir

Emri yt, në jetë të jetëve
zjarr i ndezur përgjithmonë,
drita jote, shkronjat ndritur
Krenari e kombit tonë!

Vatër moj, lule e prillit
që çel për çdo përvjetor
ngritur mbi thëllime gjaku
rendur shekujsh, krenari.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s