Poezi nga Viola Berhani

 

13227062_10206398959795673_6514549446275215521_n
Poezi nga Viola Berhani
 
 
 
N’brendi t’qënies…
 
Ah, sa kisha dashtë
Mu shtri pranë teje,
Me t’i puth plagët,
Me ta mbush boshllëkun,
Me t’i zgjat ditët,
Me t’i ambëlsu netët.
Ah, sa kisha dëshnu,
Me t’i rinu venat,
Me ta shtu presionin,
Me ta harmonizu ritmin,
Me t’i ndigjue tak-tak-et,
Me t’i çel krejt portat.
Ah, sa kisha andrrue,
Mu dergj pranë teje
N’at dhimbje t’pamasë.
Por unë jam Tru
E ti thjesht një zemër.
Kam krenari, përgjegjësi e logjikë.
E kam nj jetë t’tanë që bahem i fortë
S’kam kohë me humb, për t’dobët si ti.
 
 
 
M’ beso!
 
M’beso, do të të gjykojnë gjithmonë. . .
si besove, si s’ besove
si provove, si s’ guxove
si u rrëzove, si s’ u ngrite
si u ngrite, si s’ u rrëzove
si dashurove, si s’ lëndove
si lëndove, si s’dashurove
sa dhe, sa more
si u veshe, si u zhveshe
si braktise, si qëndrove
si punove, si përtove
si humbe, si fitove
si jetove, si s’ jetove. . .
 
 
 
***
.
Shpi e dytë s’të bëhet dot…
N’sytë e verbër t’nji studenti
Pendesa kish’ marrë flakë
Frikshëm i shfaqej momenti
Kur i braktisi prindt e ngratë
 
Mos vallë ambicia e mallkoi?
Mos vallë ky dimër i acartë?
Pak dashuri, kush ia dhuroi?
E gjeti vallë t’mesmen e artë?
 
Çdo cep të botës e shëtiti
U arsimua e ra n’lek
Dikush n’vesh i klithi
Askush s’të do po s’pate lekë.
 
Shpi e dytë s’të bëhet dot
Kjo botë e egër e vrastare
Aty s’derdh kurrë lotë
Ku jeton dashnia e prindve e kujtimet e fminis tane.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s