Sinestezia në një baladë qyetetase / Ese-interpretim nga ( Hamdi ) Erjon Muça

Sinestezia në një baladë qyetetase

 

-erjon_muca_549317221

Ese-interpretim nga ( Hamdi ) Erjon Muça

Arti i letërsië, i fjalës së bukur, është i pafund! Me të vërtetë fjalët që përbëjnë fjalorët e një gjuhe, çfarëdo, të kësaj bote humane janë të kufizuara; njëzet mijë, dyqindmijë, apo edhe dy milionë dhe përsëriten e përsëriten ndër fjali të prozës apo vargje të poezive, por vizionet, ndjesitë, perceptimet që ato përçojnë tek lexuesi, janë gjithnjë të ndryshme dhe në zhvillim të përhershëm, a thua se edhe vetë gjuha e përbërë nga fjalë, zgjerohet; univers më vete.
Mund të them të njëjtën gjë si për muzikën ashtu edhe për pikturën, por nuk e di se përse këto dy lloje arti, megjithëse frymëzuese për breza e breza prozatorësh dhe poetësh nuk ma japin sensin e pafundësisë me të cilin përballem sa herë që lexoj një roman, tregim apo edhe një poezi të bukur; pafundësimi i tyre përfundon të më shtyjë të mendoj me fjalë. Jemi të lidhur pas fjalëve dhe deri kur të dalë ndonjë formë tjetër komunikimi masiv, arti i fjalës dhe gjuha do përvijojë zgjërimin e vet, thuajse të pafund!

migjeni

Millosh Gjergj Nikolla

Fjalën baladë, sa herë mund ta kenë përmendur nëpër rëfime të njerëzimit? Po ashtu edhe fjalën qytetase. E megjithatë, kishte vënd në artin e fjalës edhe për një “Baladë Qytetase”.
Më këtë perlë të artit tonë të fjalës (poezinë “Baldë Qytetase” të Migjenit) jam marrë edhe në punimin tim për Migjenin me titull “Mjerimi dhe shkëlqimi i Gjeniut”. Kam lexuar edhe një ese të mrekullueshme të shkrimtarit, se mos miku tim, Petrit Palushi, e megjithatë ndjeja se diçka mungonte; si në punimin tim ashtu edhe në esen e Palushit!
Jo se eseja si e tillë kishte mangësi, çdo kush mund ta lexojë dhe të bierë dakort me mua se ajo ese është një nga interpretimet më të mrekullueshme të kësaj poezie, por si të thuash, mua nuk e di se përse diçka sërish më mungonte.
Ka mbi dy muaj, që kur nisa edhe vëllimin e dytë me ese kushtuar Poetit dhe shkrimtarit tonë më eksentrik, Migjenit, që kjo poezi më vërdalliset në mendje dhe më mundon për atë mangësinë që as vetë nuk isha ë gjendje të klasifikoja. E ndjeja brenda meje, në formën e një fjale por nuk isha në gjendje ta formuloja.
Para pak ditësh nisa të lexoja një roman të shkrimtares Flutura Açka, e brenda radhëve të këtij libri, shkruar në mënyrë mjeshtërore, u përballa me fjalën “sinestezi”. Autoria jep shpjegimin e kësaj fjale dhe me të lexuar shpjegimin, ajo çka më mungote për të përmbyllur interpretimin tim mbi poezinë “Baldë Qytetase”, mori frymë lirisht.
Natyrisht që nuk u ndala vetëm tek shpjegimi, tejet serioz, i shkrimtares Flutura Açka, pasi nuk mund të isha i qartë vetëm me pak rreshta shpjegim megjithëse preçiz, ndaj përveçse fjalorit tim italish- italisht prej katërqindmijë fjalësh bëra edhe një kërkim në internet.
Interpterpretimi i përbashkët dhe i thukët i fjalës sinestezi është ky:
Sinestezia është një figurë retorike që parashikon bashkimin e dy fjalëve në pronësi të senseve të kundërt; prsh: Aromë e hidhur ose ngjyrë tingëlluese.
Vetëm se termi sinestezi nuk ka vetëm një përdorim, të themi retorik, poetik, por është edhe një term psikologjik. E pikërisht kjo e fundit me ngacmoi shumë më tepër.
Sinestezia është një fenomen sensorialoperceptiv, që tregon një “ndotie” të senseve perceptive. Fenomeni nevrologjik i sinestezisë realizohet kur stimulime të prejardhura nga një rrugë sensioriale ose konxhutive shtyjnë në eksperienca, automatike ose të pavullnetëshme, në një rrugëtim të dytë sensiorial apo konxhutiv!
Ju po mendoni se çfarë hyn i gjithë ky shpjegim tek kjo ese-interpretim?
Ju luetm prisni se do arrijmë edhe aty. Po mbi të gjitha dua të shpjegoj se si letërisa më ndihmoi për të zgjidhur një problem letrar, që nga kohë më mundonte. Ndaj dua t’i them shkrimtares Flutura Açka: Ju falenderoj e nderuar mike, me gjithë që nuk njihemi dua t’ju quaj kështu. Mjaftoi të lexoja romanin tuaj për tu çlëruar nga emikrania e shkaktuar nga mosgjetia e rrugës për interpretimin e mrekullisë me titull, Baladë Qytetase.

Mbramë
qiella dhe hyjt e vramë
një ngajrje të trishtueshme panë:

Miku im Petrit Palushi, në esenë e vet na flet për panoramën gati si të një tablloje, me të cilën Migjeni e nis këtë poezi. Me të vërtetë e mrekullueshme kjo panoramë, madje, mund të them se derisa përmend yjet por pa hënë, kjo duhet të jetë një tabllo akoma më “dark” se të tjerat, pasi është natë e kthjellët pa hënë dhe yjet shpalosin me forcë, të pafundmen ftohtësi të shurdhërisë universale.
Në punimin tim të parë, tek kjo poezi vura në dukje përdorimin e metaforave ambigue, ndërsa këtu dua të them edhe sinestezike. “Hyjt e vramë”.
Si mund të vriten yjet?
Me çfarë mjeti prekës mund të vritet drita?
Po mundohem të hamendësoj se çfarë lloj drite duhet të çlirojnë yjet e vrara. Duhet të jetë dritë e shurdhër. Dritë që niset nga fundi i universit dhe e prek tokën me rrezatim memec. Aq sa dheu i errët, do të duket i njollosur; me zona të pafundme errësire klithëse.
Vetëm se kjo metaforë është ambigue dhe mund të perceptohet edhe si perënditë e vrara.
Përjetëshmëria e vrarë!
Ndërsa perënditë e vrara i ndjej si shtëllunga ngjyrë gri kundërmbuese; boshësi e prekshme. Qé lëvizin pezull në ajër, por jo të lira si re. Lëvizja e tyre u ngjet burratinëve të lidhur dhe sfondin e kanë tejet të kufizuar. E këta shohin diçka të trishtueshme; të varët që shohin diçka më të trishtueshme se vdekja. Pra kemi një kthim njëqindetetëdhjetë gradë në perceptimin human; nuk është vdekja e keqia më e madhe, ka diçka më të rëndë që i bën edhe të vrarët të trishtohen.

Hije… Jo!- Por një grue
me ftyrë të zbehtë edhe me sy
të zez si jeta e saj,
m buzë të vyshkuna në vaj,
me plagë në gjoks e stolisun
me veshje dhe me shpirtë të grisun,
me hije grueje,
një kens këso bote,
një fantom uje
vallzon valle në rrugë të madhe.

Të vrarët që shohin një të gjallë dhe nga përshkrimi lexuesi ndjen se është më e vdekur së të vdekurit. Fytyra e njëjtë me atë të një kufome, dhe sytë vetëm si zgavra, pa bulba. Nuk janë qepallat e syve të vyshkura nga lotët, por buzët. Tek metafora të këtijë kalibri ndihet forca e pashtershme e sinestezisë.
Petrit Palushi më mrekullon me intepretimine tij të vargut të radhës: Ka një dozë ironie te “Me plagë në gjoks e stolisun”, si të ishte një trim i dalluar në luftë.
Ironi e zymtë, që sipas mendimit tim nuk ia kushton trimit që mbart medaljen, por medjevënësve. Kësaj bote humane e cila rend të vendosë medalje, të çfarëdo lloji, dhe të mos u japë vlerën. Ose t’i shvlerësojë.
Kurse mua më ngacmojnë së tepërmi vargjet në vijim. Migjeni na paraqet pamjen e jashtëme, të varfër, por futet thellë edhe në brendësinë e padukshme, atë për të cilën ne hamendësojmë që ekziton, pasi prova nuk kemi. Shpritin grisur; shpirti në thelb mbetet një koncept, metaforë, nuk është organ që të mund të shihet në eko apo në radiografi, e megjithatë ajo e ka të grisur, si të ishte leckë, letër…
Jo vetëm me shpirt të grisur, por edhe me një tjetër andykap, ajo tashmë vetëm sa i përngjet një qenie të brishtë femërore, aq sa me shpoti të hidhur mund ta quash qënie të ksajë bote; rrënoja që të kujtojnë kështjellat, qytetërimet e ndritura antike, por që të tilla tashmë nuk janë.
Ajo tashmë i ngjet një fantomi, fantazme, iluzioni. diçkaje të zhdukur dhe që kthehet në formën e fantazmës vetëm me anë të fatazizë, të imagjinatës.
Jo vetëm aq, por ai këtë metaforë të huazuar nga gjuha angleze, pasi në anglisht fantzmës ashtu siç e perceptojmë ne në ship, i thonë ghost, ai ia bashkangjit fjalës uri, duke e kthyer këtë frazë në një metaforë sinestezike. Fnatazëm urije: unë si lexues mundohem të nxjerrë nga skutat e imagjinatës time, të gjitha format e mundëshme të iluzioneve fantomatike, për të bashkuar këto dy sense; Kostandini ishte fantom bese, fantazëm ideali, ndërsa Migjeni përdor diçka shumë më të afërt për njerëzimin materialist. Tabloja surrelae përmbyllet me vallen e fantazmës me gjoks plagosur dhe me shpirt grisur.
Të gjitha format e artit paraprak, me të cilat qe përballur Shqipëria, para daljes së kësaj poezie, duken qesharake, përballë një realiteti metaforik kaq të lartë dhe therës. Sinestezia e përdorur nga Migjeni, deri në këtë pikë të poezisë, i prek, “ndot”, të gjitha shqisat njëherësh, nuk ndosin vetëm njërën me perceptime të një tjetre, por të gjitha bashkë me perceptimet e të gjithave njëherësh…

Dy hapa para, dy hapa mbrapa
me kambë të zbathun,
me zemër të plasun.
Dy hapa djathtas, dy hapa majtas,
me flokë të thime,
me ndjesi të ngrime.

Sa herë e lëxoj këtë poezi dhe arrij në këtë pikë aq më shumë më forcohet bindja që Migjeni ishte “katil” me krijesat e veta. Jo vetëm që kjo fatkeqe është këmbëzbathur, zemër plasur, me flokë të thinjura dhe me ndjesi të ngrira, por Migjeni as nuk e lejon të largohet nga skena surreale me të cilën e ka rrethuar, në fakt ajo lëviz, por dy para dhe dy mbrapa, dy majtas dhe dy djathtas, pra qëndron në vend. Unë e kuptoj që ky është thelbi i qenies njerëzore, por të paktën, këtë fatkeqe largoje nga kjo marramendësi frymëmarrëse. E di mjaft mirë që ne mendojmë se shkojmë drejtë të ardhmes, por nuk është ashtu. Ne jetojmë të tashmen, duke kujtuar të shkuarën me shpresë tek e ardhmja që bëhet e tashme për të ngecur në të shkuarën. Po Migjeni këtu e tejkalon cakun. Ai jo vetëm që e hedh në fortunën e kujtimeve dhe të një shprese të fikur, por me levizjet majtas djathtas duket sikur e hedh në mënyrë të barabartë në; me qenë a mos me qenë. Kujto mos me qenë dhe shpreso me qenë; drama më e madhe nuk është në momentin që ngrijnë krushqit, por ndjesitë njerëzore.

(Dikur,
kur gjit’ e saj me kreni
shpërtheheshin n’aromë,
kur ish e njomë –
atëherë e dashurojshin shum zotni
E sot?)

Grada e “katilizmit” vjen dhe rritet, ai fantomi vallëzues merr formën e dikurshme, por është vetëm e mishtë, ska vend për të tjera detaje. Gjitë i shpërthenin në aromë dhe nuk thotë kur ishte e re, jo, kur ishte e njomë. Nuk ka vend në këtë botë për sentimentalizma piktorskë, këtu gjithçka duhet të jetë funksionale. Kjo strofë ka në brendësi një nga aforizmat më therës të gjeniut Oscar Wilde: në ditët e sotme njerëzit dinë çmimin e gjithçkaje dhe vlerën e asgjëje.
Indealist pa shërim Migjeni, éndërrimtar pa fre Wilde!
Po çfarë kërkon këta të na thonin?
Jeta është e shkurtër dhe domosdo që njeriu duhet të shfrytëzojë ditët e njomështisë; barin e thatë me kënaqësi se han as lopa…
Me ritmin që na ka vendosur jeta çdo ditë me diell duhet shfrytëzuar, ndërsa këta mendonin të ndryshonin mentalitetin primat të humanëve.

Jet e saj asht kjo vall’ e çmendun
në rrugat e qytetit tonë,
një jetë e fikun, një jetë e shterun,
shpit i molisun, zemër e therun
një za vorri, një jehon
që vallëzon natën vonë
nëpër rrugat e qytetit tonë.

Jeta njerëzore është e gjitha një valle e çmendur, jo me përmasa kaq surreale, por nuk i mungon shumë. Njerëzia rend gjithë jetës së vet, por për asnjë moment nuk e ka të qartë se për ku; për diku… E vonë, shumë vonë e kupton se nuk arrihet askund dhe në atë çast kërkon të ndalet, por se ka të mundur. Migjeni e dramatizon tej mase, edhe kjo është një lloj metafore hermetike; nga pak jemi të gjithë ca fantomë që vallzojmë nëpër rrugët e jetës; rrugë me sens unik. Vetëm se Migjeni nuk mund të na e thoshte, të na e thotë drejtë-përdrejetë, sepse ne nuk e do e kuptojme; njeriu e ndjen që është i vdekshëm vetëm kur vdes, gjatë të gjithë jetës shpreson tek mrekullitë…
Migjeni përdori një gjuhë shumë të koklavitur, për kohën e vet, por jo vetëm, ai është i kodifikura për shumë individë edhe në ditët e sotme. E kush ka pasur, apo ka, nge të kuptojë vërtetësinë që fshihet pas metaforës; një za vorri. Pak kush; shumë pak. E jo më të ndjejnë sinestetikën e frazës; Një jehonë që vallëzon. Duhet nge e madhe të kuptosh që i vetmi realitet që na rrethon është i pangjyrtë, i errët; za vorri. Një inegzistencë e lartësuar nga njeriu për të kujtuar jetën që shkoi. Ndaj mjaft nga ata që gjoja shkruan për Migjenin, i ranë për shkurt; shabllon. Ishte dhe është mundim i madh të lexosh gjigandët e hermetizmit, Rimbaud, Ungareti, Monatle dhe të vëreshë se sa i afërt ishte me ta Migjen-gjeniu ynë. Ata ishin aroma verbuese , ngjyra pikante, melodi të ylberta, ndërsa Migjeni ynë ishte; jehonë që vallëzon…

Mbramë
qiella dhe hyjt e vramë
një ngajrje të trishtueshme panë:
Hije… Jo!- Por një grue
me ftyrë të zbehtë edhe me sy
të zez si jeta e saj,
m buzë të vyshkuna në vaj,
me plagë në gjoks e stolisun
me veshje dhe me shpirtë të grisun,
me hije grueje,
një kens këso bote,
një fantom uje
vallzon valle në rrugë të madhe.
Dy hapa para, dy hapa mbrapa
me kambë të zbathun,
me zemër të plasun.
Dy hapa djathtas, dy hapa majtas,
me flokë të thime,
me ndjesi të ngrime.
(Dikur,
kur gjit’ e saj me kreni
shpërtheheshin n’aromë,
kur ish e njomë –
atëherë e dashurojshin shum zotni
E sot?)
Jet e saj asht kjo vall’ e çmendun
në rrugat e qytetit tonë,
një jetë e fikun, një jetë e shterun,
shpit i molisun, zemër e therun
një za vorri, një jehon
që vallëzon natën vonë
nëpër rrugat e qytetit tonë.

Përgjatë esesë, këtë poezi e viviseksionova i bazuar tek shenjat e pikësimit, për të lehtësuar interpetimin tim. Vetëm se kjo poezi, madhështinë e vet e shfaq të plotë, kur rjedh e pandarë. Artin sinestezik të ngjeshur e ndjen edhe më tepër kur rend në vallen e çmedur, në të cilën kjo poezi të shtyn. Madje duke lexur radhët, të duket sikur në mendjen tënde nis dhe luhet një vals, i lehtë, por me overtura të rënda si të Wagnerit.
Nuk pretendoj të kem arritur majën e interpretimit, e as të them se ky është i vetmi interpretim. Me punën time dua të nxis edhe të tjerët, ata që e duan Migjeni dhe duan të humbin pak kohë me të, ta lexojnë pak më ndryshe. Rrugët e letërsisë janë të pafundme dhe sinestezike.

04-02-2017

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s