VENUS / Poem by Luz María López

Poem by Luz María López

 

16938615_10154968240733818_3976648675087448709_n

VENUS

Half-shell conjurer
tracing with her steps
the name of his eyes
recalling their universe
aquarelle on silent smile
holographic soul
probing beyond galaxies
to converge on his lips
as passionate prose!
half-shell spirit
half-shell cult
full moon bliss
when the pearl
is kissed by
his lust.

 

luz
Luz María López
02.18.2017
Image: from the French symbolist painter, Odilon Redon, Birth of Venus, 1912.

Stefan Cvajg

Stefan Cvajg Stefan Zweig lindi më 28 nëntor të vitit 1881 në Vjenë, Austri dhe vdiq më 23 shkurt 1942 në Petrópolis afër Rio de Janeiro, Brazil. Ishte një ndër shkrimtarët më të shquar austriakë. Stefan Zweig (i njohur më … Continue reading

Poezi nga Vullnet Mato

Poezi nga Vullnet Mato   NË REPUBLIKËN E ÇUDIRAVE Sa herë në muret e trurit më përplasen lajmet, ndjehem i trishtuar, si në një republikë çudirash, ku lumenjtë e shumtë, fushat bleroshe, malet, ushqejnë bimësi droge, me pushtime hapësirash. Fitimet … Continue reading

Esperanto dhe Qytetërimi – Thirrje e Shoqatës Esperantiste të Sicilisë / Përktheu: Bardhyl Selimi

Thirrje e Shoqatës Esperantiste të Sicilisë  Esperanto dhe Qytetërimi   Përktheu: Bardhyl Selimi Sistemi shoqëror njerëzor aktualisht reflekton lidhjet e egra të ndërsjella, të cilat në natyrë gjallesat i mbajnë ende nga nevoja për mbijetesë, si individë apo si lloj. … Continue reading

Lumo Skëndo (Mithat Frashëri) : Kritika për autorët e huaj mbi Shqipërinë / Përgatitur nga Luan Malltezi dhe Sherif Delvina

Lumo Skëndo (Mithat Frashëri) Kritika për autorët e huaj mbi Shqipërinë Përgatitur nga Luan Malltezi dhe Sherif Delvina Onufri Tiranë 2016   Autorët e kësaj përmbledhje me kritika të Mithat Frashërit ndaj librave për Shqipërinë, të shkruara sidomos pas shpalljes … Continue reading

Zbulohet misteri Albanëve të Kaukazit… ( 70-vjeçari: “Janë pasardhës të ushtarëve dardan të Aleksandërit të Madh” ) / Nga: Burim Broya

Zbulohet misteri Albanëve të Kaukazit…  70-vjeçari: “Janë pasardhës të ushtarëve dardan të Aleksandërit të Madh”,   Nga: Burim Broya Ishin teza të cilat nuk kishin fund dhe nga më të ndryshmet, pa asnjë fill të vërtete, duke thënë se Shqiptarët … Continue reading

DO TË UDHËTOJ / Nga: Ramiz Kuqi

DO TË UDHËTOJ

 

ramiz kuqi

Nga: Ramiz Kuqi

Deri në fund të një fillimi të vështirë. Ashtu i (sh’) kujdesur, sikur të më shkel këmba mbi gjemba a prush gacash.Por fjalën (s’)do ta braktis, nëse Vargu nuk më braktis. Një natë, derisa po meditoja për këtë udhëtim metaforik, ndjeva një dhimbje në ije.Nga larg sikur më erdhi një portret imagjinativ e më tha: – Dëgjove seç recitonte ajo ? Vargjet tua të shkruara, E ndjeva frymëmarrjen e shkronjave. Dhe u tremba. Fola me veten time. : Si është e mundur kjo ? Përse tri kopertina i ke falur asaj.?
Kopertina pa asnjë germë. Letër e bardhë. Një biografi fjalësh në vargje. E pra, – i thashë vetes…të ik më herët nga kjo luginë e dhimbjes sime. Do të më përgjesh?- i tha fjalës ?
– Nuk të kuptova i thashë. Gjëra absurde. Produkt i absurditetit. Ngacmim ndjenjash. Përdhumin mbi etikën njerëzore.Dhe në këtë udhëtim, udhëtim nate, sikur u gjeta në zgrips..Nuk dija si ta përmblidhja këtë nerv të stinëve.Sa herë kur gjendet fjala buzë shkreptimave, ndal hapin mbi asfalt. Ngris kokën dhe veneroj qiellin. Atë ditë kishte ngjyrë plumbi. Lart pashë një tufë zogjsh dhe një cicërimë e bukur mbi ca ferra , afër lumit.Po gjethet ende nuk vëreheshin në horizont. Nëpër shpatije, ku rrezja e diellit kishte gjetur hapësirë, disa lule sapo kishin hapur gjethet për bulëzim . Po ishin pak e mund të numroheshin me gishtërinj .
-Do të vish?- i tha fjala mallit. Ke kohë që ke nisur këtë rrugëtim.
-Unë ende nuk jam nisur,- i tha Vargu.Në fillim do të ik në strofullin e këngëve të mia, të shpalos fotografitë e kohës së adoleshencës, t’i shpalos letrat e dashurisë, të cilat i shkruaja dikur, t’i palos mirë e mirë, t’i mbështet për faqe..derisa të më shpërthej loti. E pastaj, pasi të çmallem, do të meditoj.-E lodhur jam -, i tha fjalës. Këmbët, shputat më duken se më janë lodhur. Sytë. Nuk jam në gjendje më të definoj[ë se ç’është e bukura, sepse kam harruar ta gjej nëpër këto udhë mërgimesh.
-Hë, ke ndërruar mendje ?- i tha fjala.Dikur më thoje se do të vij në çdo stinë. Në secilën ecje jam hapi yt. Në hapërim me Vargun.
-Ishte dikur. Kur isha e vetmuar e nata më dukej njëqind vjet. Ish…më shkruante natën, deri vonë-vonë. ma lehtësonte dhimbjen. Sapo hapte petalet, si trëndali gjethet, hapej edhe fjala e vargëzoheshin, putheshin,,,përqafoheshin nga larg(fjalë e varg). E Unë(fjala) ndjeja se isha afër tij, në buzë e në luginën e lëngëzuar..Po (fjala) më humbi, për një çast. E Unë (fjala) edhe sonte ndjej se më mungon ai Varg. Ndoshta do të ik e ta gjej, fushë më fushë, mal më mal, shesh më shesh e nuk do ik më kurrë. Do të shkrihem e tëra(fjala). ashtu si pikat e shiut që bien nëpër lumenj. Unë(fjala) do të shndërrohem në dallgë . Ai, ish…në Varg dashurie !
Do të udhëtoj buzëqeshur U rropata nëpër këto udhë jete , por asgjë më të bukur se në gjirin e Vargut nuk u gjeta !.

22.2.2017

Leyla IŞIK

Leyla IŞIK Leyla IŞIK – Educator-Poet-Writer-Artist She completed the primary and secondary education in İzmir. She studied at the Teacher Training College in Usak. She graduated from the Faculty of Education of Eskişehir Anadolu University and retired from the primary … Continue reading

Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave & Arteve dhe Shkrimtarëve Shoqata E Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë në New York, organizojnë promovimin e librit më të ri të Dr. Adem Harxhit: “TIM BIRI”

FJALA NUK ËSHTË VETËM E PARA…, POR – VAZHDIMËSI DHE AMANET…, që çdo prind ia ”belbëzon” dhe … ia le “testament” fëmijës së tij.   FTESË Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave & Arteve dhe Shkrimtarëve Shoqata E Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë në New … Continue reading

E DOJA PIKTURËN, POR ZGJODHA KËNGËN – Intervistë me këngëtarin e mirënjohur të muzikës popullore, RESHIT BOKA / Bisedoi: Eltona Lakuriqi

E DOJA PIKTURËN, POR ZGJODHA KËNGËN Intervistë me këngëtarin e mirënjohur të muzikës popullore, RESHIT BOKA Bisedoi: Eltona Lakuriqi     Pyetja: -Ju jeni një këngëtar i mirënjohur i muzikës popullore. Po sot në tregun e muzikës ka shumë këngëtarë … Continue reading

Vëllimi poetik “Pikëllimi i rrënjëve” i Adem Zaplluzhës, metaforë e vijimësisë së të shkuarës në të tashmen / Nga: Nikollë Loka

Vëllimi poetik “Pikëllimi i rrënjëve” i Adem Zaplluzhës, metaforë e vijimësisë së të shkuarës në të tashmen.   Nga: Nikollë Loka Kur merr dhe lexon vëllimin poetik “Pikëllimet e rrënjëve” të poetit Adem Zaplluzha dhe mediton mbi të, teksa sheh … Continue reading

MERITA GJONI-GJOKA, NË LIBRIN “KUR FLASIN ZEMRAT…” / Nga: Prof.Murat Gecaj; publicist e studiues

MERITA GJONI-GJOKA, NË LIBRIN “KUR FLASIN ZEMRAT…” Nga: Prof.Murat Gecaj         publicist e studiues   M.Gjoni e M.Gecaj (Tiranë, prill 2016)… 1. Në librin tim “Për ju, krijuese…”(Tiranë,2015), ndërmjet 90 shkrimeve kushtuar poeteve e shkrimtareve, artisteve e veprimtare tona, nga … Continue reading

NJIHUNI ME LIBRIN E RI, “POLENI VIKING-IMPRESIONE”, ME AUTORË SOKOL DEMAKUN E VIRON K0NËN… / Nga: Prof.Murat Gecaj;publicist e studiues

NJIHUNI ME LIBRIN E RI, “POLENI VIKING-IMPRESIONE”, ME AUTORË SOKOL DEMAKUN E VIRON K0NËN… Nga: Prof.Murat Gecaj          publicist e studiues   M.Gecaj 1. Tashmë, një lexues i vëmendshëm është i njohur me faktin që, prej disa vitesh, është vendosur … Continue reading

NJË ZOG SHIU / Nga: Kolec TRABOINI

 

NJË ZOG SHIU

…na detyron ta rishqyrtojmë hierarkinë e poezisë

 

Kolec Traboini 2012  Pantheon Studio

Nga: Kolec  TRABOINI

Dikush mund të hamendësojë se ky shkrim nuk do të mund të mbante titullin e pazakontë “Nobel për së vdekuri”, siç ishte pikënisja jonë, kryekreje se do t’i bënte kësisoj karshillëk dëshirës popullore për të parë nën triumfin e Nobelit një shkrimtar tjetër. Jo, kurrsesi. Për atë Zot, nuk është fjala t’u hiqen vlerat të gjallëve e t’u jepen të vdekurve, por, të mos i mohohet krijuesit satisfaksioni sa kohë që është gjallë. Dhënia e titujve të lartë të vdekurve është vetëm plotësim i egoizmit tonë, sarkazma e të gjallëve me të vdekurit, apo ndryshe, ta ngresh në qiell nga varri, pasi ta kesh pështyrë një jetë për së gjalli. Eshtë rastësi historike që Frederik Rreshpja ka kaluar fëmijërinë, rininë, pjesën më të madhe të jetës dhe ka vdekur aty në shtëpinë e Hilë Mosit, fare pranë ndërtesës ku ka jetuar dhe ka vdekur edhe i madhi Kolë Idromeno, aty ku ka baritur Motra Tone, që para se të ishte pikturë, ishte njeri, çfarë ne shpesh e harrojmë. Në atë rrugë, pra, me emrin e vjetër “Gjuhadol”, që para të gjithëve ka krenarinë të shkruajë me gërma të arta emrat e tyre, sepse janë bijtë e saj, ajo i rriti e i mëkoi me dashurinë për tokën, për njerëzit. Ata janë kurora me luleshegë që kjo lagje ia vë në ballë Shkodrës, por edhe Shqipërisë, Kosovës e më gjerë.

*    *    * 

Frederiku ka qenë e mbetet një poet i madh… por në jetë ka qenë plangprishës po aq i madh i vetvetes, veç kurrë i të tjerëve, sepse pavarësisht një nihilizmi të lehtë në të shprehur, ai kurrë nuk kishte zemërligësi. Ai të fliste siç flet pasqyra para portretit tënd… Qëkur e kam njohur në vitin 1969, ashtu ka qenë, një grusht njeri që jetonte i zhytur në fantazi dhe kurrë nuk arriti të orientohej në realitet. Një njeri me të cilin shëtisnim mbrëmjeve në Fushë Çelë bashkë me Tonin Shtjefnin, Alfred Çapalikun, Dodë Kaçajn e letrarë të tjerë të asaj kohe. Por Fredi me ne ishte edhe nuk ishte. Bariste mbrëmjeve në pjacë me shikim të përhumbur në fytyra njerëzish, ndoshta për të dalluar Lorën e tij inegzistente, që edhe ajo banonte nëpër fantazinë rreshpjane në rrugën “Gjuhadol”. Frederiku hidhte ndonjë fjalë e gjendej diku tjetër. Shprehjet i kishte të mençura, por të ftohta si heje akulli me majë të mprehtë, që nuk të thernin, por të preknin ftohtë, në zero gradë, ku pikat e ngrirje-shkrirjes afrohen deri në mosdukje. Shkruanim edhe ne asokohe, po ku Fredi e ku ne.

frederik Reshpja

Frederik Rreshpja

Që nga Dajçi i bregut të Bunës, ku punonte në një zyrë, kishin nisur të lulëzonin lirikat e para, krejt ndryshe prej poezive të kohës. Ato ishin plot figura e imagjinatë dhe, kur i lexoje, ndieje një pikëllim të lehtë në shpirt. Sikur të ishin parandjenja të zymtësive që do ta mbulonin qiellin rreshpjan me zogj shiu, zogj pa fole e që iknin të mardhur pa kahje. Kur Tonin Shtjefni një mbrëmje i tha që të më uronte, se kisha botuar një tregim te “Zëri i rinisë”, Fredi u kthye nga ne të dy e tha: “Ju shkruani për t’u dukur, për t’u thënë të tjerëve se diç jeni…” Ra heshtja, se nuk e prisnim këtë shpërthim të Fredit që, kur e ndjeu se e kishte shkelur disi, më pyeti me dashamirësi: “A e ke lexuar Ernest Koliqin?” I thashë që jo. Atëherë ngriti disi zërin, që ta dëgjonim të dy: “Kush nuk e ka lexuar Tregtar flamujsh, kot që shkruan tregime.” E tha prerë, pa kurrfarë hezitimi e kurrfarë droje. Si kaluan ca çaste, iu afrova e me zë të ulët i thashë se nuk kisha ku t’i gjeja tregimet e Koliqit. Ai më tha se e kishte atë libër e do t’ma jepte, por kur erdhi koha për t’u ndarë, aty nga ora dhjetë e natës, pranë shtëpisë së tij në “Gjuhadol”, më tha se nuk do t’ma jepte, se nuk e kishte, se… Edhe ndërhyrja e Toninit nuk bëri punë. Guaska, që fshihte margaritarin e shpirtit të tij, papritur u mbyll. Seç ndjeu, seç mendoi, ndoshta se, të shpërndaje Koliqin në atë kohë, ishte rrezik, rrezik për atë që e jepte, por rrezik edhe për atë që e merrte. Me gjithë lutjen time se do ta lexoje tërë natën dhe të nesërmen në mëngjes (i kishim shtëpitë pranë) do t’ia sillja kur të shkoja në punë, nuk qe e mundur. U ndamë për t’u takuar në mbrëmjet e tjera, në ato ecejaket në pjacën e Shkodrës, ku gjithmonë imazhi i Frederik Rreshpes do të endet pafundësisht si ai i Kolë Idromenos, e gjithnjë nën shoqërinë e Lorës së tij, që herë-herë merr trajtat e fytyrës së Motrës Tone, e vdekur në moshë të re dhe e dënuar me pavdekësi edhe ajo. Jo shumë kohë më pas, do ta sillte rasti të punonim në të njëjtën ndërmarrje. Frederikun e caktuan të punonte në Kombinatin e drurit në Shkodër, në vatrën e kulturës bashkë me Xhemal Uruçin, ndërsa unë në sheshin e stivimit në breg të lumit Kir. Gjendesha shpesh te salla e tyre në ditët e ftohta të dimrit, sepse aty ishte vendosur një sobë ku ngroheshim, por edhe theknim bukën. Shoqëria me Frederikun ishte një mundësi për ta ndier letërsinë pranë, sepse vizionet e tij e tejkalonin literaturën e asaj kohe e për të cilën ai nuk ngurronte të shprehej skeptik. Pastaj do të ikte në terren, në hidrocentralin që po ndërtohej fare pranë Shkodrës, ku shkroi një roman, i cili ishte ndryshe nga letërsia e kohës, por që nuk bëri jehonë. “Pompat” punonin për të tjerë e jo për Frederik Rreshpen, me gjithë suksesin që kishte patur vëllimi “Rapsodi shqiptare”, ndërsa poema e tij “Topi fushor” ishte futur në antologjinë e letërsisë për shkollat e mesme.

*    *    *

Ndërkohë, kishin nisur të shfaqeshin ambicie e ligësi nga një grup shkimtarësh në degën e Lidhjes në Shkodër. Ata do të dilnin hapur, kur në familjen Rreshpja ndodhi një fatkeqësi e rëndë. Mark Kovaçi, dhëndri i shtëpisë, që ishte martuar me motrën e Frederikut, punonte në Ministrinë e Mbrojtjes. Nën presion të jashtëzakonshëm, se kishte përkthyer literaturë ruse (pra, të armikut), nuk i lanë rrugëdalje tjetër, veç vetëvrasjes. E në vazhdën e kërkimeve në arkivat e ministrisë, u gjend emri i Fredit si përkthyes i një broshure ushtarake për përdorim të brendshëm. Kaq u desh. Frederik Rreshpja e pa veten nën gishtin tregues të shkrimtarëve të partishëm, të cilët e shënuan si një armik në një mbledhje të jashtëzakonshme, enkas për të. Ndonëse në rrethana të tjera, ai u gjend në fatin tragjik të Bilal Xhaferrit, por disi ndryshe. Bilali gjeti një shteg për të shpëtuar jetën, ndërsa Fredi vazhdonte të jetonte ankthshëm në një mjedis ku e përgjonin në çdo hap. Në Shkodër nuk patën mundësi të gjenin materiale akuzuese hafijet e Sugurimit, sepse shkodranët më së shumti kanë qenë gojëkyçur, madje edhe atëherë kur nuk e kanë dashur një njeri, rrallë kanë denoncuar… Por kësaj here, Frederik Rreshpja nuk kishte arritur të mbyllte guaskat, ku fshihej margaritari i shpirtit të tij. Si gjithmonë i pastër e i sinqertë, ndërkohë që tek ai lexohej gjithçka, vetë nuk arriti të lexonte çfarë fshihej në sytë e të tjerëve apo të atyre që e përgjonin në çdo skutë. Edhe pse poeti lezhjan, i thirrur si dëshmitar në gjyq, e mohoi t’i kishte dëgjuar nga goja e Frederik Rreshpes fjalët për të cilat akuzohej, trupi gjykues dha vendimin drastik në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal komunist, agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor. U përcaktua tragjikisht fati i poetit të talentuar Frederik Rreshpja. U shkërmoq e ardhmja e tij. Ishte koha kur realizmi socialist i kishte konsoliduar figurat e shahut e nuk lejonte kurrfarë autori jo më të dilte mbi to, por as t’u afrohej. Ndaj nuk i bënte më punë Frederik Rreshpes talenti, nuk i bënte punë as edhe fakti që vëllai i tij, Keli, ishte komunist dhe një nga drejtorët më të suksesshëm të ndërmarrjeve të Shkodrës, as fakti se ishte trupvogël e shëndetlig, i paktë e i brishtë për t’u mëshiruar e jo më për të bërë burg. U hap varri i jetës për poetin. Ai varr për së gjalli e kishte emrin Spaç. Ia mohuan lapsin e letrën dhe i dhanë leje të kishte me vete veç një tas, që më pas do t’ia linte në burg Miho Gjinit, sepse i kishte ardhur dita të dilte e të merrte ajrin e burgut tjetër, që quhej jetë civile, ndaj mendonte se s’do t’i duhej më. Por poeti gaboi në atë gjykim. Nuk do të shkonte gjatë e sërish Fredin, me trupin e imët e të pafuqishëm, e nisën për burg. Kësaj radhe sebepi u gjet në Durrës, për t’ia shkatërruar kështu jetën përfundimisht, e ky kalvar derisa erdhi liria konfuze për të gjithë… që ngjalli sido-kudo shpresë edhe te Frederik Rreshpja.

*    *    *

Në lirinë që erdhi pas përmbysjes së diktaturës, e mori jetën me vrull e plot shpresa, si një zog që ka qenë i dënuar të rrojë në kafaz shumë gjatë e më pas, kur ia hapin kuvlinë, ai u jep krahëve, fluturon lart në qiell e bie pa frymë i vdekur… Kështu do të ndodhte edhe me poetin. A ishte Frederiku një zog shiu? A ishte Frederik Rreshpja një metaforë marramendëse e braktisur? A ishte ai sinonim i poezisë që është lënë të vdesë? A ishte ai një bard që na kujtonte se shpirti ka diçka më të madhërishme se trupi? A ishte ai një bohem endacak, që endej në ndërgjegjen e pavrarë të këtij shteti, në mjerimin shpirtëror të këtij populli, i lënë në harresë prej vetvetes dhe prej të tjerëve? Gjithçmos mund të ishte Frederik Rreshpja, ndaj kur e takova pas shumë vitesh, pas burgut të tij të gjatë, pas fatbiznesit të shkurtër që i solli një pasuri të madhe, që më shumë ia gërryen të tjerët sesa e shpërdoroi vetë, më erdhi turp nga vetja kur pashë të ishte katandisur mos o zot ma keq. Një margaritar i mbuluar nga baltërat e kohës, një gjeni fatkeq si Prometeu. Njëri u kishte dhënë njerëzve zjarrin e vërtetë, ndërsa tjetri zjarrin e shpirtit e thellësinë e ndjenjave. Me rroba të vjetra, me atë kapelën që kurrë nuk e hoqi nga koka (Moj kapelja ime e vjetër), sandale të shqyera, ku dilnin gishtërinjtë e enjtur e të nxirë nga plagët, një tmerr… “Ave, nëna ime!”, më dukej se dëgjoja në sheshin “Skënderbej”, në shkallët e gurta përskaj Bibliotekës Kombëtare. Isha me një grup shkimtarësh, të cilët e shihnin me bisht të syrit, për të mos thënë me bezdi. O Zot, e njëjta gjë, si këtu e 30 vjet më parë, kur e tregonin me gisht. I thashë a më kujton. Po, tha. Kemi bërë një faqe në internet për ty, shtova plot admirim për poezitë e tij. E di, më tha, të faleminderit. E ka bërë Arben Çokaj, i thashë, shkodran edhe ky, që jeton në Gjermani. Po, ma ktheu, por ti i ke mbledhur dhe ia ke dërguar atij. Nuk mund të thoja kurrë se kishte probleme me kujtesën, përhumbjen apo mjegullsinë e tretjen në një botë irreale. Ishte krejt i kthjellët, veç fanietj si një diell i trishtë në një pikëllim kozmik. E ftova për kafe, aq më tepër që ishim nisur për në kafenenë aty në sheshin e pasmë të Pallatit të Kulturës me atë grup shkrimtarësh. Frederiku u mpi. Më pa me ata sytë e tij, krejt të pangjashëm me sy të tjerë, e që mua më bëheshin si sytë e një kaprolli, sy të lëngështuar nga lotët e heshtjes dhe mundimit për të mos folur me fjalë, por me vështrim. E njihja Fredin që në rini të tij. E kuptoja çfarë do do të thoshte ai vështrim gjysmëlutës për të mos ardhur. Me sa duket, ai nuk dëshironte të rrinte në atë vathë, por as ata shkrimtarë nuk e deshën praninë e tij, një bohemi gjeni, lirikat e të cilit sfidonin pseudopoetikën e gjysmëshekullit që shkoi. Fredi, me sa dukej, e ndiente veten më lirshëm me njerëz të thjeshtë, që nuk e dinin se kush ishte e me të cilët rrëkëllente ndonjë gotë pa teklif. I kërkova adresën se ku flinte, në çfarë hoteli. Desha ta takoj në veçanti. U rrek duke thënë se nuk ka një hotel të caktuar, por… do shihemi. E pashë të ikte ashtu, si dhembje e një shekulli, një shelg lotues në lëvizje, pashë të ikte me atë kostumin e vjetër prej endacaku lirikun më të madh të poezisë bashkkohore shqipe… Të ikte pa kthim, sepse nuk do ta shihja kurrë më në këtë botë. E më dukej si të ishte jo njeri, por metaforë, si të ishte vetë poezia shqipe e shqyer, e grisur prej kohës absurde në të cilën arti mbijeton si handikap e jo si dhunti njerëzore.

*    *    *

Dikush mund të hamendësojë se ky shkrim, që mund të mbante titullin e pazakontë “Nobel për së vdekuri”, i bën karshillëk dëshirës popullore për të parë nën triumfin e Nobelit një shkrimtar tjetër. Jo, kurrsesi. Për atë Zot, nuk është fjala t’u hiqen vlerat të gjallëve e t’u jepen të vdekurve (siç u bë me Koliqin, duke mohuar Rreshpen), por të mos i mohohet krijuesit sadisfaksioni sa kohë që është gjallë. Dhënia e titujve të lartë të vdekurve është vetëm plotësim i egoizmit tonë, sarkazma e të gjallëve me të vdekurit, a ndryshe, ta ngresh në qiell nga varri, pasi ta kesh pështyrë një jetë për së gjalli. Rreshpja, poeti i madh, e mbylli jetën në Shkodër më 17 shkurt 2006, e jo në azil, siç e dramatizojnë gazetat, kish pranë njerëzit e afërt të familjes shkodrane Rreshpja, e jo i braktisur dhe i harruar siç fantazojnë. Por veç në një gjë kanë të drejtë: vdiq pa një dyshek, vdiq në fatin e De Radës dhe Serembes, si njeriu më i varfër i kësaj toke, të cilën ai e veshi me ar, argjend e fildish metaforik prej shpirtit të tij. Poezisë shqipe i dha atë frymë e atë shkëlqim që nuk e kishte, të paktën prej një gjysmë shekulli. Frederik Rreshpja nuk ka nevojë për asgjë veç emrit të vet, shkruar mbi libra e skalitur mbi gurin e varrit, madje, edhe varri në humbtë nga mungesa e përkujdesjes njerëzore, kurrgjë nuk pëson shkëlqimi i atij, që në të gjallë shfaqej si një diell pikëllimi në perëndim, e në të vdekur si një diell në një rilindje të madhërishme. Sepse “Rri kyçur në gur zemra ime, një mijë vjet dhe dy mijë vjet…”, ka shkruar ai.  Aq i vërtetë ky varg, ky mendim, sepse që nga Homeri e më pas, kurrë nuk ka vdekur poezia.