Poezi nga Zamira Agalliu
Nën shi
Ka çelur lulebajamet sot ky shpirti Im
Mimozat e verdha tundin degët nën shi
Ky dimër i gjatë u rrokullis si me përtim
Gjelbërimit ia la vendin , si me magji.
Edhe në parajsë do ta mbaja emrin Femër
Trishtimin do ta merrja pas vetes si manar
Kam filluar tani ta kem më shumë për zemër
Çdo pikë të kripur loti që në sy më është thar’
Me pëllembë mata brengën që mbaj me vete
Deri tek Ti vendi im rrëshqita e malluar
Ajo është e gjerë , e thellë sa dy dete
Po mua për ta matur, më dolën dy duar.
………………………………………………………..
a@z