Fjongo jete / Poezi nga Juljana Mehmeti

Poezi nga Juljana Mehmeti

 

16997996_1315336888556445_5657608556978077822_n

Fjongo jete

Ka një thyerje në çdo mister
në fjongon jetë të hijëzuar
dritëhijes sy thyer vegimesh
e paralelesh
grisur në të thellat përjetime.

Të errëtat muzgje shtrijnë flatrat
me tisin natë fshehur në gji
e frymë demonësh derdhin nëpër hone
ngrehinash shpirti, mbetur pafajësi
braktisur kohës ku prangat thyenin eshtrat
e tokës lashtë, thinjur herezi
të fateve rendur udhëkryqit të botës
e jetëve mbetur peng i njeriut.

Një dritë e heshtur,
si një shpresë
zgjuar dilemës qenësi
në cepa brrylash shtyrë errësirës
refleksit tonë shkrirë si qiri

Feniks i kthyer mbi shtrëngata lotësh
ngritur si engjëll mbi hirin e vet
stërgjat të bardhën frymë hyjnore
e shpirtrat shndrit kupës qiellore.

Julja

 

17140935_1316283501795117_1624239192_n

Juljana Mehmeti

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s