Poezi nga Adem Xheladini

adem Xheladini

Poezi nga Adem Xheladini

 

Natë pafund!…

Ra në gjumë edhe ylli i fundit atëbotë
Ku jeta sa s’kish kapur fillet n’pafund
Ku hëna n’shkëlqim ëndrrat përkund
Ku bota përpëlitej padashje në golgotë

Netët e gjata kapin mëngjesin pragut
Dhe fjalë e pathënë, ngrin n’buzë aty
Dhe fleta, padashje mbi tryezë u shtri
Aty, ku belbëzimet u thyen buzë agut

Gotë e fundit, u përplas padashje zbrazur
Në trokëllimë nate, diku rrinte fshehur
As pikëvetmes, s’u duk në gotë dehur
Në natën pafund, atëbotë kishte shtangur

S’mbeti gjë pa thënë, s’mbeti gjë e thënë
S’mbeti as ëndërr e trishtë në pambarim
Iku gjithçka, iku përtej, tretur, n’pakthim!
Mes yjesh, gjithçka atë natë kishte lënë.

 

Ditë në shkëlqim…

Kur netët të gjata dukeshin pritjes
Mes resh strukeshin sa përjetësia
Yjet nën sqetull më vinin shtigjesh
Të zgjonin nga gjumi ëndrrat e mia!

Papritmas dritares u shfaq si flutur
Strukur më rrinte te një pikë verë
Kur shpresat të gjitha ishin ndukur
Kur rishtas trokiti këtejthi n’derë

Një mal plot brenga, ç’u struk këtej
Një shteg matanë, këputur në mes
Një Lum-e-lot, dhe një rrugë andej
Një ditë në shkëlqim, atë mëngjes?!

Në ç’shteg u struk, kjo flutur vallë
E s’dukej dot n’pranverë të stisur
Ku ishte fshehur, atë natë përballë
E rendte ngutas shpresës së grisur?!

 

Vite të thinjura…

Kaq shumë thinjat janë shtuar, sa bora mbi mal lakminë ua ka
kaq shumë koha ka bredhur, sa shekuj rrëmbyeshëm ka ndarë
Kaq shumë, kaq shumë, vërtetë sa shumë, vitesh e vite pa pra
Kaq shumë, lindje-vdekje, vdekje-lindje, kjo tokë etur ka parë!

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s