Poezi nga Dije Lohaj

13119113_1033832416704336_4121421021962320100_n

Poezi nga Dije Lohaj

 

DËGONI LUTJET E MIA!

Vargjet m’u bënë frymë e shpirtit,
I ushqeva me brumë atdheu,
Të gjitha i miklova,
Si lulet në vesën e fundmarsit,
Si tiktaket e shpirtit kur humbin
Nga rrahjet e mesnatës.
Nën dritën e hënës,
Në muzgjet e shteruara,
Nën agimet e mekura,
Vargjet e mia u arratisën…

Vështroj e kërkoj
Nën qiellin e largët resh ndjellazeza,
Kërkoj ndonjë cicërimë bilbili,
A ndonjë ninullë foshnjëje
Të njomin qenien time të zemëruar,
Por kot,
Se nga kishin ikur,
E brenda meje gjithçka rëndohet.

Mijëra vargje përthyhen,
Në këtë natë që po zvarritet,
Teksa përrallat në terrin e hirtë skuqen.
Që sonte u bëfsha edhe unë lirikë!
Jetë u bëfsha!
Se bëra me yjet dhe hënën dashuri
E vargjet i ruajta
Nga egërsi e ujkonjës së çmendur.

 

PËR DHEUN E LINDJES

Në vendin tim, kujtimet rrinë varur,
Si hardhitë e pakrasitura në pjergulla shtëpie.
Malet s’e zhveshin kollaj kurorën e lashtë,
Veshur prej shekujsh me njolla gjaku,
Të cilat ende mbajnë erë në degët e pemëve,
Në kangjellat e shtëpive, erën e barutit,
Në shamitë e zeza të nënave, vajin e bardhë,
Në muret e Drenicës, shenjat e plumbave.

Në vendin tim, trotuaret kanë hije trishtimi,
Njerëzit të përvuajtur ngjyejnë dhimbjen në sofër,
Skamja lëshohet hirshëm mbi buzët e jetimëve,
Burrat e të rinjtë marrin udhën e mërgimit,
Dhe harrohen, lëndohen në botën e qytetëruar,
Për një grusht mall, për dheun e lindjes!

 

NË PRANGA TË DASHURISË

Mirë bëre që u ktheve,
Më duket se mungove një jetë të tërë,
S’e mbaja dot peshën e vdekjes,
Pa ditur nëse të pyetja e zgjuar,
Ose e kthyer në fantazmë:
– Ku humbe, i dashur?
– Kështu një ditë muzgu do të zhdukem!
Më the i trishtuar!
Jo ti, po unë,
E veshur me rrecka,
Do të zhdukem një ditë,
Pa ardhur e nesërmja ime,
Pa e kuptuar se kënaqësia,
S’është vetëm atëherë,
Kur e prek majën e qiellit me dorë
Por kur fluturon deri në tokë,
Ku shkelin këmbët e mia,
E me mollëza gishtash
Lëmoj zjarrin e saj,
Dhe urrejtjen ta zë për flokësh,
Ta shkrij si një copë akulli në diell,
Ta kthej në dashuri.
E sheh se puthjet e përjetshme,
Si flutura pranvere,
Po enden hapave të së tashmes,
E nëpër flatra paqeje
Po lëpijnë sekondat,
Mes tingujve e zjarrit,
Ditënata po mallkon errësirën,
E shpirti yt
Ka mbledhur të gjithë yjet nëpër qiell,
Nga njëra dorë
Pikojnë yje në dorën time,
Dora tjetër,
Prangat e dashurisë mban.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s