Poezi nga Vasil Çuklla

Vasil cuklla

Poezi nga Vasil Çuklla

 

Pranverë

Hapi cazë qiej, thellëshpirtit të ligur
Terr lotin e valë, prej syrit të pikur
Çeli bula, sythe, shpresëvrarës fikur
Zgjoje ëndërbukurën prej gjumit, nemitur
Laje dritë, ditëtrishtën, ende sa pa ikur…

Pastaj ftoji muzat, humbuar shkretive
Vargëzo vargun ngrirrë, haruar ndjesive
Hënëzo, terret sterrë, ngujuar vetmive
Këngëzo, këngëshpresë, buzësyve fëmijve
Pranvero hirreshplot, lulo dashurive!

 

Sepse, je ky

Cili qiell t’a nxejë, emrin tënd të nxirrë
Emrin tënd lugat, fytyrë i pafytyrë
Emrin, mbarsur terresh dhe pjell erësirë
Emrin e paemër, që s’di të bëjë mirë
Emrin larë përdhosjes e mbushur me smirë
Emrin ngatëruar, në fate mënxyrë
Emrin tënd përbaltur, jashtqitje e ndyrë!

Cili qiell t’a nxejë, kufomëemrin tënd
Emrin tënd i lënur e mbetur pa mend
Emrin mbetur jasht gjithkuj, se s’ka vend
Emrin marrëruar, dalldisur në shend
Emrin veshur pupla e shtirur si shpend
Emrin poshtëruar, burrash në kuvend
Emrin larë serme, të duket argjend!

Cili qiell t’a nxejë emrin tënd zhelan
Emrin grimasqeshur, tek shpirti të qan
Emrin besëprerë, q’as dheu s’e mban
Emrin shitur asprash, që çan edhe ndan
Emrin që të mbur mbas krahësh të shan
Emrin e paskrupull, që lyen e lan
Emri humbur Din, haruar Iman!…

 

Ajo

Zhveshur ja behu agut, o Zot, zhveshur krejt!…
Një tis i pupëlt mjegull, rrënë supeve për shall
Një tuf bilbilash buzësh, këndonin këngëjetë
Erë jasemin dy gjinjtë, aromë jargavan
Nën drithërima zemre dhe shpirti përplot mall.

Si terrej vesvesuara, sa hap edhe mbyll sytë
Barresjesh, çapezbathura, të saj nëpër korrije
Flirtonte era drurësh me gjethin në mesdritë
Haruar petkat fushave, rekaltër t’u bëjë hije
Krahpërqafimit ëndër, mahisen poezitë!

Na shihte sysh pa drojë, pa turp, si dritëhije
E shihnim sysh të drojtur, përskuqur si rrallë herë
Kur sheh një kurm parajsë, luluar mijëra diej
Kur net’ gëlltisnin hënën, morri përtypnin yje.
Quhem Pranverë – na thotë. E kam emrin Pranverë!

 

Ninullë varur buzësh

Pranverat, prej motesh, e kishin braktisur
Një rudhë teposhtë syrit, rudhës i bën hije
Duart mbështet lehtë fundbarkut, nën ije
Mallkon heshtaz, nën zë, atë gropë vithisur.
Atë hon psherëtimash, dikur përplot shije!

Një ninullë çapitet, përmbi buzët, mekur
Nën zërin rrënqethur, funshpirtit thepisur
Për vocërrakun që s’leu, dashurive harlisur
Tek pasqyrës vazhdon e kreh një të vdekur
Një meite, që jetën… me thonjë e ka grisur!

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s