Kundërzbulimi shqiptar në faqet e një triologjie të shkruar nga Koço Vasil Nika / Nga: Agron K. Mema

Kundërzbulimi shqiptar në faqet e një  triologjie të shkruar nga Koço Vasil Nika

 

Agron mema

Nga: Agron K. Mema

Ka ardhur në duart e lexuesit rrëfimi i një prej superagjentve të kundërzbulimit të jashtëm shqiptar, Anesti Kopali nga fshati Çorraj i Sarandës. Libri rrëfyes me kujtime, mbresa e refleksione i ish agjentit të shërbimeve sekrete shqiptare, vjen në tre vëllime falë nipit të tij, Koço Vasil Nika, që e ka intervistuar në ditët e fundit të jetës së tij, jetë që kapi vitet e një shekulli. Të tri vëllimet të mbajnë pezull e gati pa frymë gjatë leximit me episodet, ngjarjet dhe sakrificat që përshkruhen në faqet e trilogjisë, e pse jo, në mënyrë alegorike edhe denoncime që vijnë natyrshëm në rrjedhën e zhvillimit të ngjarjeve. Vet titulli” Zhgënjimi i agjentit”përligj atë ç’ka përshkruam më lart dhe lë të hapur retorikën “ Pse u zhgënjye agjenti”?. Nga ana tjetër hipotekon autoritetin e një shteti, që ndonse i vogël, por investonte në agjenturën e jashtme duke e konsideruar si pjesë e ruajtjes së integritetit, dinjitetit, pavarsisë dhe tërësisë teritoriale të shtetit dhe interesave të popullit, pavarsisht sistemit politiko-ekonomik të instaluar aso kohe në Shqipëri. Dalin fakte që rëzojnë absurdin se askush nuk kish interesa ndaj vendit tonë dhe gjithshka qe fantazi e politikës, e vërteta duket se është ndryshe.Por në faqet e trilogjisë vijnë edhe denoncime që zbardhen për herë të parë, se fshehtazi, në pjesën më të madhe  kjo agjenturë fillimisht u përgatit dhe u hodh në aktivitet nga UDB-ja Jugosllave, por pas prishjes së mardhënieve me Jugosllavinë e Titos, shumë agjentë të kundërzbulimit të jashtëm shqiptar me inteligjencën e tyre ditën ti shmangeshin rolit dhe raportimit të dyfishtë pavarsisht riskimit dhe ndëshkimit kriminal deri edhe në zhdukjen dhe vrasjen e pjestarve të familjarve.

 

17140971_1238512139598393_850131590_n

Zhgënjimi i agjentit

Padroni kishte ndërruar dhe në skenë del KGB-ja sovjetike. Anesti Kopali, heroi i heshtur i kësajë trilogjie kujtimesh dhe rrëfimesh, një ish partizan, më pas funksionar dhe oficer i lartë i Ministrisë së brendshme  në vitet e para të pasluftës, merr detyrën e aggjentit të kundërzbulimit të jashtëm, detyrë ku e presin të papriturat në një epope gati shekullore në përballje me shërbimet sekrete më të fuqishme të vendeve dhe shteteve të kampit socialist dhe atyre kapitaliste. Zbulimi i agjentve shqiptarë të shitur e të vënë në shërbim të agjenturave të huaja në dëm të vendit të tyre, në qendrat e spiunazhit të vendeve të ndryshme dhe shtete të fuqishme, madje penetrimi deri në kupolën e lartë të qeverisë shqiptare komuniste, por edhe përndjekjet e këtyre të fundit me ndihmën e padronve të tyre ndaj agjentve atdhetarë, është një tjetër sfidë që vjen në faqet e kësajë trilogjie, por shpeshherë edhe gërshetimi i veprimeve të shërbimeve inteligjente për probleme madhore të njerzimit. Për herë të parë vijnë fakte dhe dëshmi  nga kujtimet e një superagjenti shqiptar për ish kryeministrin Mehmet Shehu dhe lidhjet e tij me shërbimet inteligjente të huaja dhe këto fakte nga goja e një superagjenti të kundërzbulimit shqiptar të jashtëm i cili flet për herë të parë dhe të fundit në jetën e tij për aktivitetin e tij agjenturor.Dhe si për çudi edhe Anesti u varros më 18 dhjetor në fashatin e tij të lindjes , varrim që e kishte lënë amanet përsëgjalli.Bashkëfshatarët, miqtë dhe shokët, shqiptarët mbarë, aty morën vesh të vërtetën  se kush qe Anesti Kopali; një atdhetar dhe jo një njeri i damkosur” armik”. Libër i bukur, por Anesti iku nga kjo jetë duke marrë me vete edhe shumë të fshehta të tjera.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s