Poezi nga Sonja Haxhia / Shkëputur nga cikli poetik “Gjithandej Gri”

16684081_1723389611324153_102824503715764527_n

Poezi nga Sonja Haxhia
 
(Shkëputur nga cikli poetik “Gjithandej Gri” )
 
 
MENDOMË!
 
Mendomë fort edhe kur s’ jam
Gjersa zemra të njohë zërin.
Mbylli sytë!
Prekmi duart
Parfumin të ta lë.
Unë të ndiej brenda meje
Në largësinë mijra kilometrash…
Buzëqeshmë!
Buzeqesh dhe fshije lotin
Pendën e qerpikut mos e lodh.
Merrmë mendimin
Ai përherë tek ti fluturon.
Përqafoma hijen
Para syve të tu qëndron.
Bëhu nje me hijen
Unë jam aty…!
Brenda saj qëndroj.
 
 
 
SA “ENGJËLLORE, AJO”!…
 
Foto të sai nuk kam
se kam parë kurrë…
Elegante
“Fisnike”
Mahnitëse,
si një pende palloi ngjan
sytë i vezullojnë,
bisht i fustanit i përdridhet
e ëmbell, e fshehurazi sheh këdo,
që është, në dy.
Erë e parfumit çurk i rrjedh
e mahnitshme
thua nga qielli zbret.
Zemër të madhe ka, si kokërr e Elbit
ku flet, trullos pa reshtur kur gjen..
“Engjëllorja,”
E ëmbël, porsi zeher,
sa shpirtra ka brengosur
asgjë veç vetes si intereson.
Shpërfillëse ndaj shpirtrave njerëzore
demostron veç ojna ligësie
medet kujt afër i qëndron.
dhe gjuhët të ndalin para saj,
ti japin shtigje të lehta
kur ç’ të gjejë, femijëve ua rrëmben..
 
Ajo, “engjëllorja,” e tij,
që për fat, s’ munda me e pa kurrë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s